By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PD-ja, një aktrim i vjetër që s’mahnit më askënd
August 27, 2025
Parandalohet kontrabandë me duhan e produkte të falsifikuara në Bërnjak
August 27, 2025
Kurti e Nagavci vizitojnë UP-në, i japin mbështetje avancimit të programeve
August 27, 2025
Pratipati: Veprimi i Kosovës për heqjen e tarifës tregon lidership
August 27, 2025
MASHTI: Sot ka nisur ekzekutimi i pagesave të para për blerjen e librave
August 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, grupi “No Labels” dështon të emërojë një kandidat uniteti, tërhiqet nga gara presidenciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, grupi “No Labels” dështon të emërojë një kandidat uniteti, tërhiqet nga gara presidenciale
Rajon / Botë

ShBA, grupi “No Labels” dështon të emërojë një kandidat uniteti, tërhiqet nga gara presidenciale

Kosova Times
Last updated: 2024/04/14 at 8:28 PM
Kosova Times Published April 14, 2024
Share
SHARE

Disa votues amerikanë prisnin futjen në garën presidenciale të një partie të tretë politike, para se të vendosnin për kandidatin demokrat apo atë republikan. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti na njeh me mendimet e votuesve pasi grupi politik “No Labels” hoqi dorë nga planet për të emëruar dy kandidatë uniteti.

Misioni ishte i thjeshtë. Ndërsa vendi po shkonte drejt zgjedhjeve mes ndasive të mëdha, grupi i qendrës “No Labels” do të emëronte dy kadidantë uniteti – një republikan dhe një demokrat.

“Për momentin, një numër në rritje i amerikanëve, ndoshta shumica, ndjehen të përjashtuar nga procesi politik, të lënë pas dore nga dy partitë kryesore”, thotë Ben Chavis, bashkëkryetar i grupit politik “No Labels”.

“No Labels” shpresonte të tërhiqte votuesit e pakënaqur me demokratin Joe Biden dhe republikanin Donald Trump.

“Nuk dua të shoh asnjërin prej tyre në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm”, thotë John Sulkowsi, votues në Karolinën e Jugut.

Fondet nuk ishin problem, pasi gupi “No Labels” mblodhi 60 milionë dollarë. Por sfida ishte se kush do të kandidonte.

Ftesa e palës së tretë u refuzua nga të moderuarit si demokrati Joe Manchin. Ish-guvernatori republikan Larry Hogan la grupin për të kandiduar për Senat. Ish-kandidatja presidenciale republikane, Nikki Haley refuzoi ofertën. Të enjten, grupi hoqi dorë nga ideja për një kandidat të tretë.

Votuesi ngelet edhe me disa alternativa. Figura më e njohur është Robert F. Kennedy Jr. Kandidati i pavarur shpreson të votohet si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.

“Synimi është të marrë votat e të dyve”, thotë ai, duke nënkuptuar Presidentin Biden dhe zotin Trump.

“Jemi gati për ndryshim. Jemi lodhur nga Trumpi dhe Bideni. Jemi gati për diçka të re”, thotë votuesja Margie Lynch.

Edhe autorja Marianne Williamson garon si demokrate.

“Jemi të gjithë këtu, ose të patën shumë prej nesh, sepse jemi të mërzitur dhe shqetësuar për këtë vend“, thotë zonja Williamson.

“Nu mendoj se ka shanse. Por dua që zëri im të dëgjohet nga Partia Demokrate, se disa prej nesh nuk jemi entuziastë me zgjedhjet që ata po bëjnë”, thotë Sophie Ahmed, votuese në Virxhinia.

Një kandidat tjetër është aktivisti Cornel West.

Por votuesit amerikan priren të anojnë drejt të njohurës dhe partive të mëdha. Kjo nënkupton përsëritjen e garës mes demokratit Joe Biden dhe republikanit Donald Trump.

“Ndonjëherë e kam të vështirë të zgjedh se kush është më pak i dëmshëm. Ndonjëherë them se ndoshta nuk duhet as të votoj”, thotë Valerie Burnet, votuese në Karolinën e Jugut.

Dy kandidatët kryesorë kanë gjashtë muaj për të ndryshuar mendjen e e zonjës Burnet, dhe të tjerëve që mendojnë si ajo. /voa/

You Might Also Like

Putin do të bëjë një vizitë ‘krejtësisht të papritur’ në Kinë këtë javë

1 i vdekur, 6 të plagosur pasi personi i armatosur hapi zjarr në trotuar: ‘E neveritshme dhe e papranueshme’

Ukrainas: Shpërtheu tubacioni kryesor i naftës që furnizon Moskën. Rusia: Ne sulmuam një nënstacion kyç

SHBA-të shtyjnë përsëri sanksionet kundër firmës serbe të naftës

Ministri turk tejkalon shpejtësinë në autostradë. Ai dëgjoi popullore dhe fjalimet e Erdoganit

Kosova Times April 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të paktën 2,150 njerëz janë vrarë në luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës

Kosova Times Kosova Times October 11, 2023
Autoritetet ruse po përgatisin një ligj për “edukimin patriotik” të fëmijëve
Horoskopi ditor për 2 Prill 2025
Trump: Rusia ka marrë shumë territor, i mban letrat në duar
Dortmundi merr rezultat pozitiv në Holandë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?