By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve
January 28, 2026
Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese
January 28, 2026
Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`
January 28, 2026
Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë
January 28, 2026
Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Irani kontaktuan me ndërmjetësues zviceranë para sulmit në Izrael
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Irani kontaktuan me ndërmjetësues zviceranë para sulmit në Izrael
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Irani kontaktuan me ndërmjetësues zviceranë para sulmit në Izrael

Kosova Times
Last updated: 2024/04/14 at 10:00 PM
Kosova Times Published April 14, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë pasur kontakte me Iranin përmes ndërmjetësuesve zviceranë, përpara dhe pas sulmit masiv të Teheranit me dronë dhe raketa kundër Izraelit, në orët e para të së dielës, ka thënë një zyrtar i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden.

Ky zyrtar nuk ka dhënë hollësi për kontaktet, dhe vetëm ka thënë se ShBA-ja dhe Irani kanë pasur “një seri komunikimesh përmes kanalit zviceran”.

I pyetur për komentet e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, që Teherani i ka lajmëruar shtetet e rajonit 72 orë para nisjes së sulmit, ky zyrtar ka thënë se deklarata nuk është e vërtetë.

“Ata nuk kanë bërë lajmërime. Ata kanë dashur të shkatërrojnë dhe të ketë viktima”, ka thënë ky zyrtar.

Izraeli dhe aleatët e tij i kanë rrëzuar pjesën më të madhe të rreth 300 dronëve dhe raketave të nisura përgjatë natës prej Iranit.

Autoritetet izraelite kanë raportuar vetëm për dëme të lehta në një instalim ushtarak dhe kanë thënë se një vajzë shtatëvjeçare është plagosur rëndë, pasi pjesa më e madhe e raketave janë rrëzuar pa arritur në tokë.

Irani ka thënë se sulmet janë kundërpërgjigje të një sulmi të kryer në konsullatën iraniane në Siri, më 1 prill, si pasojë e të cilit janë vrarë disa iranianë, përfshirë figura të rëndësishme ushtarake.

Izraeli as nuk e ka pohuar, as nuk e ka mohuar kryerjen e sulmit.

Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael, ka thënë se Izraeli do të caktojë “çmimin e saktë” të sulmit të Iranit ndaj tij në kohën e duhur.

Qeveritë perëndimore dhe të tjera kanë bërë thirrje për përmbajtje.

You Might Also Like

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë

Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi

Ish-senatori francez shpallet fajtor për drogimin e një deputeteje me qëllim përdhunimin e saj: “Shkurt, jam idiot”

Kosova Times April 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët

Kosova Times Kosova Times June 9, 2025
Komunat kërkojnë kthimin e 37. 5 milionë eurove, të hyrat e vitit 2021
Aliu: Në 22 komuna do të instalohen mbi 330,000 numra zyrtarë të adresave
Konstituohet Parlamenti Europian, Metsola rizgjidhet kryetare
Protestuesit përleshen me policinë në Bolonja për ndeshjen me Maccabi-n: “Nuk do të lejojmë normalizimin e Izraelit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?