By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Kurti: Malisheva ka nevojë për ndryshime V. Shala, N. Gjuzi|RTK Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Mirushë të Malishevës. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se Malisheva ka nevojë për ndryshime dhe zhvillim, duke ofruar mbështetje në transformimin e komunës. “Malisheva është trevë dhe tokë e njerëzve të ndershëm. Për shumë kohë ky përkushtim është shpërfillur, por tani është koha për ndryshime. Kjo komunë ka nevojë për transformim, e kjo do të vijë përmes qeverisjes qendrore dhe lokale, me Valon Hotin. Qeveria jonë ka investuar në këtë komunë dhe së bashku do të punojmë për zgjidhjen e problemeve me energji elektrike, me ujë të pijshëm, si dhe në fusha të tjera si arsimi dhe perspektiva për të rinjtë e kësaj komune”, ka thënë Kurti. Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Vetëvendosje, Valon Hoti, paraqiti programin dhe kandidatët që do të përfaqësojnë subjektin në zgjedhjet e 12 tetorit duke u zotuar për së ne mandatit e tij do të zgjidhet problemi me mungesë të energjisë dhe ujit në këtë komunë. “Jemi bërë bashkë për rrugëtimin drejt ndryshimit të madh që Malisheva e meriton. Ky është momenti ynë. Zotimi ynë është ujë i pijshëm 24 orë në ditë dhe energji e pandërprerë. Po ashtu, brenda gjysmës së mandatit tonë do të zgjidhim problemin e nënstacionit. Do të punojmë edhe për kanalizimet dhe kolektorin për trajtimin e ujërave të zeza”, premtoi Hoti. Në këtë aktivitet është prezantuar lista e kandidatëve të VV-së për Kuvendin Komunal. Ndërkohë më herët gjatë ditës Kurti së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, kanë vizituar disa banorë të lagjes Petrova në Prizren. Në këtë takim, Kurti tha se me qeverisjes e Vetëvendosjes nuk do të lihen anash asnjë lagje, qoftë në infrastrukturë apo në shërbime publike. Kurti po ashtu premtoi vazhdimin e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në secilën lagje.
September 14, 2025
Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do ta mbrojë NATO Kosovën!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A do ta mbrojë NATO Kosovën!?
Opinion

A do ta mbrojë NATO Kosovën!?

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 8:30 AM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

NATO është duke e përforcuar KFOR-in me ushtarë dhe artileri të rëndë ushtarake. Në anën tjetër edhe Serbia është duke pozicionuar forca të mëdha ushtarake përreth kufirit me Kosovën! Këto zhvillime paraqesin rrezikun e lartë të një luftë të re në Kosovë! Askush nuk mund ta thotë me saktësi, se a do të jetë kjo luftë e përmasave ballkanike apo fillimi i luftës së tretë botërore!?

Hyrja e NATO-s në Kosovë pas marrëveshjes me gjeneralët e Serbisë

Më fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në 24 marsin 1999, i cili zgjati 78 ditë e net, filluan edhe masakrat më të mëdha të policëve, ushtarëve dhe paramilitarëve serb ndaj civilëve të pambrojtur shqiptarë gjithandej Kosovës.

Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s u dëbuan rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe gjithandej shteteve euro-perëndimore e deri në Amerikë dhe Zelandë të Re.

Ky dëbim i popullatës shqiptare ishte i planifikuar nga Serbia dhe ndodhi para syve të mbarë botës demokratike. Kësisoj, brenda 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s u dëbuan nga shtëpitë e tyre më shumë se gjysma e popullatës së Kosovës. U boshatisen shumë fshatra dhe vendbanime, u dogjën më qindra shqiptarë nëpër shtëpitë e tyre, të cilat u shkatërruan në themel.

Edhe përkundër bombardimeve 78 ditësh të NATO ndaj caqeve serbe, hyrja e forcave paqeruajtëse të NATO-s ndodhi vetëm pas marrëveshjes tekniko-ushtarake të Kumanovës mes gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve të Serbisë!

Edhe pas asaj marrëveshje të 25 viteve më parë, situata është kjo; çizmen e ushtrisë serbe e zëvendësuan çizmet e dhjetëra shteteve të NATO-s, ne e rishpallën pavarësinë e shtetit dhe fituam njohjen ndërkombëtare të shtetit, kurse synimet dhe aspiratat serbe mbeten të njëjta për ripushtimin e Kosovës.

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë

Si pasojë e agresionit politik të Serbisë në njërën anë dhe mungesës së diplomacisë aktive të shtetarëve tonë, sot Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ndodhet nën sanksione ekonomike të BE-së dhe ShBA-së!

Politikanët e papërgjegjshëm kosov(r)arë, njëri pas tjetrit e ndihmuan politikën hegjemoniste të Serbisë me amnestimin e kriminelëve serb të luftës, me decentralizimin etnik dhe enklavizimin e Kosovës, me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe, me themelimin e Gjykatës Speciale, me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në veri të vendit, me rritjen sipërfaqësorë dhe fuqizimin e Kishave dhe Manastireve serbe gjithandej Kosovës, duke e kthyer minoritetin serb në minoritetin më të privilegjuar në botë.

Aq shërbime të mira i ka bërë politika kosovare shtetit serb, saqë, fare lehtë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt, që disa prej liderëve shtetëror të Kosovës së pasluftës të shpërblehen dhe të dekorohen nga shteti i Serbisë me ‘Medalje të Artë” për veprime antikombëtare dhe antishtetërore ndaj shtetit të Kosovës.

Lufta po na troket të dera, partitë tona politike vrapojnë pas pushtetit

Për dallim nga Millosheviqi, pasuesi i tij, Aleksandër Vuqçiq është duke e ruajtur balancën politik mes ShBA-ve dhe Rusisë, duke investuar në rikthimin e regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Pra, regjimi aktual në Serbi, ndryshe nga Millosheviqi, me mençuri është duke e shmangur përballjen e drejtpërdrejtë me komunitetin ndërkombëtar duke i fajësuar shqiptarët për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe për prishje të stabilitetit politik në Ballkan, gjë të cilën po e ritheksojnë edhe liderët e shteteve euro-perëndimore!

Përderisa NATO e ka ngritur alarmin e kuq për rrezikun e sulmeve të ushtrisë serbe ndaj Kosovës, partitë tona politike ende bëjnë fushatë parazgjedhore për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit në prag të një lufte me përmasa shkatërrimtare!

Andaj, bazuar në politikën e jashtme disfatiste të Kosovës dhe ftohjen e raporteve të lidershipit aktual me ShBA-të, shtrohet pyetja sa logjike po aq hipotetike, “A do ta mbrojë NATO Kosovën në rast të një sulmi eventual të Serbisë” dhe pyetja e fundit, “A e meritojmë ne shqiptarët mbrojtjen nga NATO, kur ne nuk e duam dhe e trajtojmë shtetin tonë si plaçkë lufte vetëm për pushtet dhe pasurim personal!?

Si përgjigje ndaj pyetjeve të ngritura, përpara më doli thënia e të madhit dhe të pavdekshmit, Akademik, Mark Krasniqi, po citoj: “Mrekullia vetëm një herë ka zbritur nga qielli për shqiptarët”, duke aluduar në intervenimin ushtarak të aleancës më të madhe ushtarake në botë.

You Might Also Like

Protestimi në Hagë dhe imazhi i Kosovës

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Figura e Nexhat Dacit në raport me ish-presidentët e Kosovës: mes neutralitetit dhe sfidës së kohës

A kemi parti politike apo klube private?

Betimi i Ministres “Diella” bëhet dilemë kushtetuese!

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Fermeri francez: Brezi i ri nuk do të merret me blegtorinë

Kosova Times Kosova Times January 28, 2024
Udhëheqësja e “Këshillit të Nënave dhe Grave” Olga Tsukanova nuk u lejua të fluturonte për në Moskë
Donald Trump befasoi kryeministrin kanadez Trudeau – “Më mirë të bëhesh shteti i 51-të amerikan…”
Ukraina beson se dy snajperë rusë përdhunuan një vajzë katërvjeçare dhe nënën e saj (dhe disa gra të tjera) në rajonin e Kievit
Armeni – Kosovë, formacionet zyrtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?