By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GjND
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GjND
Rajon / Botë

Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GjND

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 9:05 AM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), lidhur me akuza për “spastrim etnik”, përderisa tensionet ushtarake po rriten mes dy armiqve historikë.

Avokatët e të dyja shteteve për dy javë do të angazhohen në interpretime të ligjit ndërkombëtar në GjND.

Ndërkaq, të dyja shtetet kanë këmbyer akuza më herët gjatë këtij muaji për hapje të zjarrit në kufi, duke zbehur shpresat për një paqe të qëndrueshme pas dekadash të luftimeve sporadike.

Beteja ligjore në GjND daton që nga shtatori i vitit 2021, kur të dyja palët paditën njëra-tjetrën.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për “spastrim etnik” dhe shkelje të Konventës Ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor.

GjND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra urgjent në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë promovimin dhe nxitjen e urrejtjes racore.

Përderisa urdhrat e GjND-së janë obligues, gjykata nuk ka mekanizëm që të zbatojë ato dhe tensionet mes palëve u rritën duke kulmuar me ofensivën e Azerbajxhanit në shtatorin e vitit të kaluar në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Bakuja mori kontrollin e Karabakut pas ofensivës, duke bërë që popullsia etnike armene e rajonit – më shumë se 100.000 persona – të largohej për në Armeni.

Disa javë më pas, Armenia iu drejtua GjND-së duke i bërë thirrje që të urdhërojë Azerbajxhanin që të tërheqë trupat nga Karabaku dhe të lejojë refugjatët armenë të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në nëntor, GjND-ja urdhëroi Azerbajxhanin që të lejojë këdo që dëshiron të kthehet në Karabak, të mund ta bëjë këtë “në një mënyrë të sigurt dhe të papenguar”.

Seancat dëgjimore për këtë mosmarrëveshje nisin më 15 prill dhe do të zgjasin deri më 26 prill. Në këto seanca do të trajtohen mospajtimet e ngritura nga të dyja palët në rastet origjinale të ngritura në shtator të vitit 2021.

Dy ish-republikat sovjetike kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e Karabakut – e fundit më 2020 dhe e para në vitet ’90 – që kanë lënë të vrarë mijëra persona në të dyja palët dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë që të zhvendosen.

Konflikti po ashtu ka prishur raportet mes Rusisë dhe Armenisë, pasi Jerevani ka thënë se Moska nuk ka bërë mjaftueshëm që ta ndihmojë atë kur Azerbajxhani zhvilloi ofensivën në shtator.

Në shkurt, Armenia zyrtarisht iu bashkua GjND-së, pavarësisht paralajmërimeve nga Moska që të mos e bëjë një gjë të tillë.

Jerevani tani është i obliguar që ta arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin armen, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në marsin e vitit të kaluar.

You Might Also Like

Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar

Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Miss Nikaragua fiton konkursin Miss Universe 2023

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Cagliari mohon fitoren e Milan
Kurti falënderon Suedinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën
Zyrtarja e lartë e USAID-it vjen në Kosovë, mirëpritet nga Hovenieri
Marrëdhënia mes Kosovës dhe ShBA-së është speciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?