By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja sllovene: Ju mbështesim drejt anëtarësimit në KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja sllovene: Ju mbështesim drejt anëtarësimit në KiE
Lajme

Presidentja sllovene: Ju mbështesim drejt anëtarësimit në KiE

Kosova Times
Last updated: 2024/04/15 at 5:22 PM
Kosova Times Published April 15, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, i ka ofruar Kosovës mbështetjen e shtetit të saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani, e para e shtetit slloven ka uruar që Kosova të bëhet pjesë e KiE-së, teksa ka thënë se faza tjetër do të jetë integrimi në Bashkimin Evropian.

“Ne do t’ju mbështesim gjatë gjithë rrugës. Këshilli i Evropës ka të bëjë me popullin, sepse në fund të fundit janë qytetarët shqiptarë dhe serbë të Kosovës që kanë kontakt të drejtpërdrejt me Gjykatën për të drejtat e njeriut. Unë sot u trondita kur presidentja Osmani më tregoi se Kosova është vendi i vetëm në Evropë pa qasje në Gjykatën për të drejtat e njeriut. Kjo është plotësisht e padrejtë në shekullin e 21-të”, është shprehur ajo.

Pirc Musar ka thënë se uron që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe se fazë tjetër është edhe integrimi në Bashkimin Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Presidentja sllovene ka inkurajuar Kosovën që në dialogun me Serbinë të përfshijë sa më shumë gra, pasi siç ka thënë arritja e marrëveshjeve paqësore është më lehtë e arritshme kur gratë janë në ekipet negociuese.

“Përderisa dialogu është i hapur, ka dritë në fund të tunelit dhe besoj fuqishëm në një gjë të tillë. Mund të marrë edhe ca kohë, por jam shumë e sigurt se Beogradi dhe Prishtina do të gjejnë gjuhën e përbashkët në fund për përfitim të popullit”, ka theksuar Pirc Musar.

Ndërkaq, presidentja Osmani ka thënë se raportet me Slloveninë janë jo vetëm miqësore, por edhe të shkëlqyeshme dhe datojnë sidomos nga periudha e viteve të 90-ta.

“Sllovenia ka mbështetur vazhdimisht Republikën e Kosovës edhe pas vitit 1999 me prezencën në trupat e KFOR-it, pastaj ka mbështetur pavarësinë tonë dhe që nga ditët e para dhe që atëherë kemi arritur që të zhvillojmë marrëdhëniet bilaterale edhe në tregti e ekonomi”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka theksuar se Kosova vazhdimisht ka mundur të llogarisë në mbështetjen e Sllovenisë dhe është e interesuar ta thellojë bashkëpunimin edhe në fushën e sigurisë dhe të mësojë nga Sllovenia në procesin e integrimit evropian.

“Ne synojmë që të jemi pjesë e familjes euroatlantike. Organizata që do të votohet shpejt është Këshilli i Evropës. Prandaj vota e nesërme në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës e pastaj edhe në Këshillin e Ministrave janë vota pro të drejtave të njeriut. Besojmë dhe shpresojmë në përkrahjen e Sllovenisë, përderisa bëjmë hapa të sigurt të merituar drejt familjes evropiane”, ka nënvizuar Osmani.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times April 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

​Arratisja e Faton Hajrizit nga burgu, Sveçla paralajmëron kapjen e shpejtë të tij

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
E keni provuar “frymëmarrjen me gisht”? Do t’ju qetësojë menjëherë
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
Kosova përfiton grant prej 9 milionë frangash për menaxhimin e ujërave
KQZ miraton rregulloren zgjedhore me ndryshime për fushatën dhe deklarimin financiar të subjekteve politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?