By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili e Kroese flasin për reformat e zhvillimet në fushën e statistikave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Ismaili e Kroese flasin për reformat e zhvillimet në fushën e statistikave
Financa

Ismaili e Kroese flasin për reformat e zhvillimet në fushën e statistikave

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 10:38 AM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili është takuar me drejtorin e Departamentit të Statistikave dhe njëherësh kryestatisticientin e FMN-së, Bert Kroese. Ata kanë diskutuar për reformat dhe zhvillimet e ardhshme në fushën e statistikave, në funksion të avancimit të përgatitjes së të dhënave, rritjes së transparencës dhe informimit më të qartë të publikut.

Në njoftimin për media thuhet se në kuadër të takimeve pranverore në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankë Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C. është konfirmuar se mbështetja e FMN-së për BQK-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe reformave të zhvillimit në fushën e statistikave, si një rëndësi e veçantë për informimin e drejtë dhe transparent të qytetarëve.

Tutje thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua më konkretisht për avancimin e raportimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS) dhe ngritjen e kapaciteteve të BQK-së në këtë fushë, avancimin e ndërtimit të Indeksit për Llogaritjen e Çmimeve të Patundshmërive (IÇPB), mundësinë e ndërtimit të një modeli për matjen e parasë së gatshme në qarkullim dhe avancimin e përpilimit të llogarive kombëtare.

Gjithashtu është biseduar për avancimin e metodologjive për statistikat financiare qeveritare,si dhe bashkërendimit ndërinstitucional në funksion të përmirësimit të kualitetit të të dhënave.

“Avancimi i reformave në këto fusha do të ketë ndikim në politikëbërjen ekonomike, vlerësimin e aseteve, parandalimin e pastrimit të parave, mbikëqyrjen më efikase të institucioneve financiare, të gjitha këto në funksion të stabilitetit financiar dhe ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen ndaj FMN-së për asistencën e vazhdueshme ndaj BQK-së dhe i njoftoi drejtuesit e lartë të këtij institucioni për reformat e ndërmarra nga institucioni që e drejton dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë si në fushën e statistikave ashtu edhe në sferat tjera me rëndësi në kuadër të fushëveprimit të BQK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Interesat kombëtare e shtetërore s’mund të “mirëmbahen”, e aq më pak të afirmohen me diplomaci diletante, amatoreske e injorante!

Kosova Times Kosova Times January 5, 2023
Hovenier: Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime për Kosovën dhe Serbinë
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Trupi i Navalnyt dërgohet te varri
Kurti në festën e Falënderimeve: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?