By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një e vdekur nga një vetaksident në Drenas
November 21, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 2100 gjoba në trafik
November 21, 2025
Horoskopi ditor per 21 nentor
November 21, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 21, 2025
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Gjilan përurohet monumenti i madh i UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Në Gjilan përurohet monumenti i madh i UÇK-së
Uncategorized

Në Gjilan përurohet monumenti i madh i UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 12:51 PM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se për nder të një çerekshekulli nga Beteja e Zhegocit është zbuluar Porta e Monumentit të Heronjve të UÇK-së në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, tha se po përkujtojnë 25-vjetorin e Betejës së Zhegocit me një monument të madh për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një simbol i luftës për liri dhe pavarësi.

Sipas tij, ky monument, i vendosur në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan, shënon një moment të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe rezistencën e saj kundër dhunës së regjimit serb.

“Në këtë ditë rikujtojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është simbol i një rezistence të palëkundur për liri dhe pavarësi. Lufta e tyre është një histori e sakrificës sublime për të drejtat dhe vlerat e popullit të Kosovës. Luftëtarët e UÇK-së nuk u tronditën nga sfidat e pamëshirshme dhe vazhduan përpara me guxim dhe vendosmëri, duke lënë pas tyre një trashëgimi të idealizmit dhe përkushtimit ndaj lirisë”, tha Kushtrim Zeqiri, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit në “Facebook”.

Ai bëri me dije se ky inaugurim është shenjë e një përkujdesje të vazhdueshme për dëshmorët dhe luftën e tyre për liri.

“Ky monument, gjithashtu, përforcon një ndjenjë përgjegjësie ndaj brezave të ardhshëm për të ruajtur dhe për t’u përkujdesur për trashëgiminë e tyre të fituar me aq sakrifica dhe vetëmohim”, tha drejtori Zeqiri, thuhet tutje në njoftim.

Po sipas tij, kjo ngjarje thekson rëndësinë e kujtesës dhe respektit për ata që dhanë jetën për vendin tonë.

Ndërsa ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se duke kujtuar ngjarjen e madhe të UÇK-së – Betejën e Zhegocit – vendosim që me shkronjat e arta të UÇK-së, simbolit me të cilin luftuan luftëtarët e lirisë, ta bëjmë nisjen e një inaugurimi të Portës së Heronjve, e cila do të jetë hyrje për kompleksin e këtushëm memorial. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti fton deputetët për formimin e komisioneve palramentare

A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup

Vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Kokat e partive politike humbëse të zgjedhjeve pa hamendje duhet të japin dorëheqje

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Trump, pasiguria globale dhe një botë në tranzicion

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Lufta në Ukrainë: Çka nëse republikanët fitojnë në Kongres?
Vrasja e shtatzënës nga ish-burri, rekomandohet suspendimi i komandantit në Lipjan dhe tre zyrtarëve policorë
Kërkohej nga autoritetet gjermane, arrestohet në Morinë 27-vjeçari kosovar
Moska filloi bllokimin e internetit dhe komunikimeve mobile për shkak të provave të Paradës së Fitores
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?