By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SHKK-ja: Për tri vjet parandaluam 130 raste të kontrabandës në burgje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > SHKK-ja: Për tri vjet parandaluam 130 raste të kontrabandës në burgje
Lajme

SHKK-ja: Për tri vjet parandaluam 130 raste të kontrabandës në burgje

Kosova Times
Last updated: 2024/04/17 at 2:48 PM
Kosova Times Published April 17, 2024
Share
SHARE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mbajtur të mërkurën Konferencën e Donatorëve, me ç’rast u prezantua gjendja ekzistuese e institucioneve korrektuese, si dhe janë prezantuar projektet përmes të cilave synohet ngritja dhe zhvillimi i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, me këtë rast ka bërë të ditur se vetëm gjatë tri viteve ShKK-ja ka parandaluar kontrabandimin e 130 rasteve brenda institucioneve korrektuese.

Ai tha se ShKK-ja viteve të fundit ka shënuar rezultat në të gjitha aspektet.

“Gjatë këtyre tri viteve kemi arritur që së paku 130 raste të parandalojmë futjen e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese. Ajo që është shumë e rëndësishme si asnjëherë më parë ShKK-ja nga koha kur për investime kapitale kishim më pak se 1 milion euro, këtë vit ka buxhet prej 8 milion euro”, tha ai, duke shtuar se është filluar projektimi i institucioneve të reja dhe se ky projektim është duke u bërë në bashkëpunim me partnerët dhe shoqërinë civile.

Ambasadori i OSBE-së, Michail Davenport, duke e komentuar gjendjen në shërbimet korrektues në Kosovë, tha se ndjehet i lumtur pasi është shtuar numri i grave në këtë institucion.

Davenport tha se mbështetja për institucionet e sigurisë publike në Kosovë që ofrojnë siguri për të gjitha komunitetet është prioritet i dorës së parë për OSBE-në në Kosovë.

“Si OSBE ne kemi respekt të lartë për rolin e rëndësishëm që luan ShKK-ja në ofrim të burgimit të sigurt që fokusohet në dinjitet dhe rehabilitim të të burgosurve. Ne kemi qenë të lumtur që kemi parë shtim të grave të punësuara në ShKK. Mirëpresim fokusin në shkathtësi, fokusin në ekspertizë, menaxhimin e konflikteve dhe ofrimin e shërbimeve të rehabilitimit në mënyrë më efektive”, tha ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se janë duke punuar për përmirësimin e kushteve brenda burgjeve.

Ai tha se institucioni i sistemit korrektues përfshin ndërmarrjen e veprimeve nga kryerja e niveleve penale deri të largimi nga institucioni korrektues pas rehabilitimit efektiv.

“Deri këtu gjithçka do të konsiderohej në rregull sikur ndonjëherë parandalimi dhe rehabilitimi nuk do të ishin mjet i anashkaluar. Të dyja janë mjete kritike dhe të rëndësishme për të siguruar një sistem efektiv drejtësie, por fatkeqësisht rastet e ngjarjeve të djeshme apo tjetra e para disa ditëve, vrasjet e grave dhe fenomenet e tjera të errëta po dështojnë të parandalohen me kohë”, tha ai.

Kurse, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, tha se vrasja e dy grave brenda kësaj jave në Kosovë është një tragjedi dhe se duhet punë e përbashkët që këto vrasje të parandalohen.

“Dy jetë u shuan shumë herët nga errësira e dhunës. Ato u vranë mizorisht. Tragjedia e femicidit dhe dhunës me bazë gjinore na shërben si përkujtesë e rrezikut që vazhdon të qëndron në shoqërinë tonë. Përballë mizorive të tilla nuk mjafton që të pranohet problemi por duhet të punojmë aktivisht në zgjidhje. Një aspekt për të është përmes institucioneve korrektuese. Ato luajnë një rol kyç që kryerësit të mbahen përgjegjës”, tha ai.

E përfaqësuesja ambasadës amerikane, Tamra Greig, tha se ShBA-të janë të brengosura për dhunën në familje ndaj grave në Kosovë që po vazhdon.

“Ne me kënaqësi kemi mbështetur ShKK-në për vite të shumta. ShKK-ja po luan një roli vital dhe janë çelës për sigurimin e rendit publik në Kosovë”, tha ajo.

You Might Also Like

Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë

Haxhiu sot mban konferencë për media

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Kosova Times April 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Bekim Berisha-Abeja ishte makthi i armikut në luftë

Kosova Times Kosova Times August 10, 2024
Përleshje në mbledhjen e Asociacionit të Komunave
Çfarë do të ndodhte nëse të gjithë njerëzit do të zhdukeshin papritur? Një skenar apokaliptik fsheh shumë gjëra që as nuk do t’i mendonit
FDK: Keqtrajtimi i qenve endacak prezent, mirëqenie më të mirë gëzojnë në Prishtinë
Lushaku: Presim emër të pranueshëm nga të gjithë për kryeparlamentar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?