By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një qytet, dy vende: Kufiri shtetëror më i çuditshëm në botë kalon nëpër Evropë
October 25, 2025
Me aromën e Mesdheut: Recetë për qofte të mbushura me djathë
October 25, 2025
Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
October 25, 2025
Dy shoferë në Ferizaj u pezullohen patentat e shoferit për 12 muaj
October 25, 2025
Moti në Shqipëri me reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe qendrore
October 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Jemi të shqetësuar për veprimet e fundit të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Jemi të shqetësuar për veprimet e fundit të Serbisë
Lajme

Hovenier: Jemi të shqetësuar për veprimet e fundit të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/18 at 2:10 PM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar me veprimet e fundit të Serbisë dhe faktin që zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq mbetet i ndaluar nga autoritetet e Serbisë.

“Jam në mënyrë të veçantë i shqetësuar për këtë  çështje si dikë për të cilën ne e njohëm për vite të tëra dhe që kemi ndihmuar në integrimin e komunitetit serb në Policinë e Kosovës pavarësisht etnisë dhe rolit të tyre të cilin e kanë luajtur dhe vazhdojnë ta luajnë në Policisë së Kosovës, përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, ka theksuar ambasadori amerikan për media pas takimit të rregullt javor që pati me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se në këtë takim përveç  çështjes së ndalimit të zyrtarëve policorë të Kosovës dhe qytetarëve kosovarë në kufijtë e Serbisë, me presidenten kanë biseduar edhe për shumë  çështje tjera, përfshirë forumin për gratë, të cilin e ka vlerësuar si ‘shumë të suksesshëm’, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ne kemi diskutuar me presidenten se si Kosova të ketë sa më tepër sukses në këto çështje”, ka shtuar Hovenier.

Ai tutje ka thënë se Serbia shkeli marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me veprimet e djeshme. “Ne vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe jemi të përfshirë në procesin e dialogut dhe dëshirojmë që këto të zbatohen dhe deklarata e BE-së është e qartë dhe ne nuk është që nuk dakordohemi me atë deklaratë të BE-së dhe ne kërkojmë që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog të zbatohen dhe ne vazhdojmë të punojmë së bashku”, ka nënvizuar Hovenier.

I pyetur për takimin e sotëm në Bruksel të kryenegociatorëve rreth zgjidhjes së çështjes së dinarit serb, ai ka thënë se ‘e ka të vështirë të flasë se çfarë mund të ndodhë me këtë takim”.

“Unë mund të them që ne shpresojmë të shohim që kjo çështje do të zgjidhet dhe ne nuk e vëmë në dyshim autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës për të rregulluar sektorin financiar. Edhe ne e kuptojmë rëndësinë dhe nevojën për të luftuar ose ngushtuar hapësirën e manovrimit për pastrimin e parave dhe çështje të tjera kriminale por duhet pasur parasysh edhe ndikimin e këtij vendimi për qytetarët në mënyrë të veçantë ata serbë”, ka theksuar Hovenier.

Ai ka thënë se e vlerësojnë angazhimin për të gjetur zgjidhje në lidhje me këtë çështje në dialog dhe se shpresojnë që kjo çështje do të zgjidhet nga të dyja palët dhe personat e ndjeshëm që preken nga këto vendime do t’i marrin benifitetet e tyre financiare.

“Fokusi ynë duhet të jetë zbatimi në mënyrë të plotë i Marrëveshjes së Ohrit”, ka shtuar Hovenier.

You Might Also Like

Dy shoferë në Ferizaj u pezullohen patentat e shoferit për 12 muaj

Moti në Shqipëri me reshje shiu kryesisht në zonat veriore dhe qendrore

Moti me ndryshime gjatë fundjavës në Kosovë

Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Spiunazhi-lufta nën hije

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Cisterna e re ajrore amerikane fluturon për 36 orë vazhdimisht

Kosova Times Kosova Times November 22, 2022
Gjermania pret marrëveshje në Ohër për zbatimin e propozimit evropian
Ballkani e nis me fitore mbrojtjen e titullit
Rusia shkatërron më shumë se 50 objekte në Lviv -ka te vdekur dhe plagosur (Video)
Osmani për Kadarenë: Liria e Kosovës për të ishte triumfi i kombit shqiptar, lamtumirë…
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?