By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Një çerek milioni njerëz që ktheheshin nga fronti nuk mund të gjenin punë
January 26, 2026
Diplomatëve rusë po u ndalohet lëvizja e lirë brenda BE-së
January 26, 2026
Interpoli transferoi në Rusi të dhënat e udhëtimit të rusëve që jetojnë jashtë vendit
January 26, 2026
Putin pranon të tërheqë trupat ruse nga baza ajrore, në këmbim merr lokacione vitale
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
Lajme

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Kosova Times
Last updated: 2024/04/18 at 8:28 AM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

 

Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar.

Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draftin – ose draftet për Asociacionin – në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se kjo do të kishte kuptim. Këshilla ime do të ishte që Kosova të nënvizojë se – kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, siç është Komisioni për parandalimin e torturës, i cili raporton për kushtet në burgje në të gjithë Evropën – do të lejojë paraprakisht që të gjitha raportet e Komisionit për parandalimin e torturës të jenë publike. Kjo është një gjë, të cilën të gjitha demokracitë e bëjnë, por Kosova mund ta prezantojë këtë [si zotim]. Ka edhe gjëra të tjera, por mendoj se ato i përkasin Qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Ky është momenti për të qenë të guximshëm, inteligjentë dhe të përqendruar në lobim, veçanërisht me miqtë tuaj. Nga ajo që kemi parë të martën në Strasburg, Kosova ka shumë miq. Ky është momenti që diplomacia e Kosovës ta tregojë anën e saj më të mirë”, tha Knaus.

Asmableja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë, veças ata francez theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

“Nuk është vetëm Franca. Shumë qeveri i referohen Asociacionit. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se është në favor të ndërmarrjes së hapave drejt Asociacionit. Por, pyetja është: çfarë do të thotë kjo? Asambleja Parlamentare ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk mund t’i vendoset si parakusht Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ka një arsye shumë të thjeshtë përse nuk mund të bëhet kjo. Qeveria e Kosovës nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa pjesëmarrjen e serbëve. Aktualisht, katër komunat me shumicë serbe në veri nuk kanë kryetarë serbë, sepse ata kanë dhënë dorëheqje dhe, pastaj, i kanë bojkotuar zgjedhjet. Tani, ata po i bojkotojnë përpjekjet që çojnë në zgjedhje të reja. Nëse nuk keni kryetarë serbë në komunat me shumicë serbe, që janë përgjegjës për të biseduar me Qeverinë, ju nuk mund ta krijoni këtë asociacion”, tha Knaus.

Ai ka theksuar se gjasat janë që Kosova të ketë sukses dhe jo të dështojë në maj për anëtarësim në KiE, por ka thënë se ministrja e Jashtme, zëvendësministri i Jashtëm, kryeministri, deputetët nga të gjitha grupet politike duhet të vazhdojnë të veprojnë ashtu sikurse në javët e fundit.

You Might Also Like

Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Hamza pret ambasadoren Tamar Ziv, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Izrael

“Liria ka Emër” merr leje nga Komuna e Prishtinës për marshin e 17 shkurtit

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

“Marca” zgjedh Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Komandanti i KFOR-it, Ulutas, mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit
Kremlini njoftoi një takim midis Trump dhe Putin në Serbi ose në një vend tjetër
Jusuf Gërvalla emër që nuk e mbulon as koha as harresa
ShBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?