By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Schwabe: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk duhet të lidhet me dialogun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Schwabe: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk duhet të lidhet me dialogun
Lajme

Schwabe: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk duhet të lidhet me dialogun

Kosova Times
Last updated: 2024/04/18 at 9:10 AM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Deputeti socialdemokrat, Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëherësh kryetar i Grupit parlamentar më të madh i përbërë nga 148 deputetë socialistë, demokratë dhe të gjelbër në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, theksoi për Radio Kosovën se votimi me shumicë dërmuese i rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ishte një hap i rëndësishëm. Në një intervistë për Radio Kosovën, ai theksoi se për anëtarësimin përfundimtar duhet të votojë Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Shvabe theksoi se dy të tretat janë siguruar, por tani duhet parë nëse do të vije deri te votimi në Komitetin Ministror të KiE-së më 16 maj

Radio Kosova: Zoti Schwabe, të martën, Kosova bëri një hap tjetër në rrugën drejt Këshillit të Evropës. Asambleja Parlamentare me shumicë dërmuese, votoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Zoti Schwabe,  çfarë domethënie ka kjo për Kosovën?

Frank Schwabe: Ashtu siç kemi thënë, kjo do të thotë, se kemi bërë një hap të rëndësishëm, por siç dihet për anëtarësimin përfundimtar, duhet të votojë Komiteti i Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Ne, si deputetë, vetëm kemi dhënë mendimin tonë me një shumicë dërmuese që votoi pro. Nevojiteshin dy të tretat, por në fund rezultoi se kishim tri të katërtat e votave të deputetëve të pranishëm. Ky fakt duhet të ketë ndikim edhe te Komiteti i Ministrave dhe nëse Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, atëherë vendi do t’i nënshtrohet procedurave të monitorimit. Kjo do të thotë se të gjitha çështjet që lidhen me funksionimin e demokracisë, shtetit ligjor, të drejtat e njeriut, do të mbikëqyren në mënyrë strikte dhe për këto çështje do të bëhen vlerësime, ashtu siç ndodh me të gjitha vendet anëtare. Pra, Kosova dëshiron gjithsesi të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës dhe me anëtarësim vijnë edhe përgjegjësitë që merr mbi vete dhe natyrisht kritikat për çështjet e përmendura, por kjo nënkuptohet.

Radio Kosova: Për pranimin e Kosovës, janë të nevojshme votat e dy të tretave të Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës. Shpresoni që edhe faza e fundit e procesit të anëtarësimit do të përmbyllet me sukses? Thënë më mirë, a jeni optimist zoti Schwabe?

Frank Schwabe: Dy të tretat, mendoj se tashëm janë siguruar. Do të ketë dy të tretat e votave edhe në Komitetin e Ministrave. Dy të tretat kanë qenë të siguruar edhe më parë, por duhet parë nëse do të vije deri te votimi, nëse anëtarësimi do të vihet në rend dite për votim, pasi ka disa shtete që janë të përfshira në bisedimet që po zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duan që Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës, ta përdorin si mjet në bisedime dhe për këtë, unë jam kritik, pasi konsideroj se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë në vete dhe nuk ka të bëjë fare me çështjen e dialogut. Bisedimet, siç dihet bëhen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e vendeve të Kuntit dhe kjo nuk është fare çështje e Këshillit të Evropës. Prandaj, për arsyet që përmenda, nuk është e sigurt nëse do të vihet në votim. Sidoqoftë, ne kemi bërë një hap tjetër të rëndësishëm përpara.

Radio Kosova: Patëm një element të ri gjatë votimit. Deputetë të vendeve, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si deputetët grekë e rumunë, i dhanë mbështetje me votën e tyre anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion. Si e patë ju këtë element?
Frank Schwabe: Mendoj se ky ishte një rast, që disa shtete ta rimendojnë rolin e tyre. Mosnjohja nga këto vende, shpesh lidhet me konfliktet e brendshme dhe frikën që kanë nga tendencat për humbjen e ndonjë pjese të vendit të tyre. Kam përshtypjen se tani kjo frikë ka rënë në planë të dytë, duke i dhënë më shumë rëndësi faktit se gati dy milionë njerëz po bëhen pjesë e mburojës së konventave evropiane që pikërëndesë kanë mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për më tepër, ka një gjykatë evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, që sjell aktgjykime finale, e të cilës mund t’i drejtohet çdo njeri në rastet kur mendon se i është bërë padrejtësi, qoftë edhe nga vetë shteti. Tani kur Kosova është e gatshme të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës, kam përshtypjen se shumë shtete mosnjohëse e shohin me sy të mirë këtë vullnet dhe mendoj se kjo ka ndikuar që të kishte votim edhe nga radhët e deputetëve të shteteve mosnjohëse.

Radio Kosova: Deri më 16 maj kur pritet vendimi përfundimtar ka mbetur gati një muaj. Çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës ndërkohë? A ka ndonjë detyrë shtesë që duhet ta përmbushë?

Frank Schwabe: Ka një vetangazhim dhe vetëdetyrim që ka marrë përsipër përmes një letre të nënshkruar nga kryeministri dhe të tjerët. Rasti i Manastirit të Deçanit tashmë është zgjidhur dhe është dëshmi se Kosova jo vetëm di të bëjë premtime, por edhe i mban ato. Është bërë një hap i rëndësishëm, sepse problemi nuk ka qenë i lehtë të merrte zgjidhje. Tani shtrohet çështja e besueshmërisë nëse Kosova do të zbatojë edhe detyrimet e tjera që ka marrë përsipër në kuadër të procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ajo që tani mund të bëhet në këto katër javë të mbetura është marrja e mbështetjes, që do të ishte ndihmesë e madhe. Dhe kjo çështje tani i takon vetëm Kosovës. Nuk bëhet fjalë për çfarë do qoftë dialogu me Serbinë, apo nëse ai do të ishte i suksesshëm apo i pasuksesshëm, por bëhet fjalë për gjëra që shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kërkojnë, si për shembull nëse mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve mund të dokumentohet me hapa praktikë. Sa më shumë dhe në mënyrë sa më substanciale zbatohen zotimet e bëra, aq më mirë. Përndryshe, gjatë kësaj periudhe kohore, do të ketë bisedime me kryeqytetet e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës dhe me shtete anëtare të KUINT-it, ku do të marrë pjesë dhe të shohim e bëjmë, por jam krejt optimist.

Radio Kosova: Serbia ishte kundër, ndonëse shumë deputetë folën se me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, do të forcohet edhe ruajtja dhe respektimi i të drejtave të minoriteteve, me theks të veçantë të minoritetit serb. Në fakt, çfarë përfitime do të ketë minoriteti serb dhe të tjerët pas vendimit përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës?

Frank Schwabe: Çështja e mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve ka rëndësi qendrore në Këshillin e Evropës pasi gjithmonë janë shkaktuar konflikte për këto çështje. Në përgjithësi, monitorimi i të drejtave të minoriteteve i forcon ato gjithmonë, sepse përmes raporteve që përpilohen, vihen në dukje problemet ekzistuese në fushat e caktuara për të marrë më pas zgjidhje ashtu siç e pamë edhe në rastin e Manastirit të Deçanit. Mendoj se kur në rastet e tilla si në rastin e Manastirit të Deçanit, tregohet mirëkuptim i ndërsjellë me ndihmën e Këshillit të Evropës, atëherë anëtarësimi i Kosovë në KiE është shumë i dobishëm  edhe për serbët.

Radio Kosova: Shumë vëzhgues që ndoqën debatin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, thonë se vendimi mes tjerash ishte edhe një shuplakë ndaj boshtit Vuçiq – Putin. Ju si e komentoni këtë?

Frank Schwabe: Nuk ishte qëllimi ky. Qëllimi është fuqizimi i Këshillit të Evropës dhe të tregohej se ata që besojnë në vlerat e këtij institucioni, përkrahen. Në Ballkan për shembull, aktualisht problematike është çështja e martesave të së njëjtës gjini dhe temave të ngjashme. Në këtë pikë, ne konsiderojmë se Kosova ka bërë përparime të dukshme dhe domethënëse për dallim nga shtetet tjera të rajonit, dhe kjo nuk është çështje e lehtë të arrihet për një qeveri. Kjo nga ana jonë vlerësohet dhe çmohet, por që me siguri Putinit nuk i pëlqen. Në anën tjetër, vendimi i Asamblesë Parlamentare, nuk duhet parë nga ai kënd, sepse nuk është çështje e gjeopolikës, por çështje e Këshillit të Evropës, sepse ne duam zhvillimin e mëtejmë të demokracisë, ruajtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe që ato të mbrohen nga shteti ligjor. Prandaj, të gjitha ato shtete që duan këto parime, siç i duam ne, janë të ftuar përzemërsisht dhe të mirëseardhur të na bashkohen për të punuar së bashku. Kosova e dëshiron këtë, është zotuar për këtë, ka marrë angazhime për këtë, ka bërë hapat e parë në rastin e Manastirit të Deçanit dhe ne besojmë se së bashku me Këshillin e Evropës  do të bëjmë edhe hapat e tjerë, pavarësisht dhe pa ndonjë ndikim nga raportet e saj me Serbinë.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Erdogan njofton zgjatjen e marrëveshjes së grurit

Kosova Times Kosova Times May 17, 2023
Kurti përkujton intelektualët Bajram Kelmendi, Agim Hajrizi e Latif Berisha
Daçiqi të enjten në Moskë për ta shikuar me Lavrovin ndeshjen Rusi-Serbi
Krasniqi uron Pavarësinë, viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Presidentja Osmani: Fjalimi i Vuçiqit në KS të OKB-së, post-trautmatik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?