By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit
July 18, 2025
Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Jankoviq është dërguar në paraburgim për prishje të rendit kushtetues të Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Jankoviq është dërguar në paraburgim për prishje të rendit kushtetues të Serbisë
Lajme

Sveçla: Jankoviq është dërguar në paraburgim për prishje të rendit kushtetues të Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/18 at 1:58 PM
Kosova Times Published April 18, 2024
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se në bazë të informacioneve që kanë autoritetet, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar në paraburgim prej 48 orësh nga autoritetet serbe.

Jankoviq, që u ndalua më 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës – që lidh Kosovën dhe Serbinë – sipas Sveçlës, po akuzohet për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Gjatë një konference për media, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Sveçla tha se një ditë më parë “së paku 1.498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, e disa arrestuar e marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre në UÇK apo të familjarëve të tyre si dhe vendndodhjes apo veprimtarisë së tyre më 1998-99”.

Sveçla bëri thirrje për lirimin e Jankoviqit, por edhe të qytetarë të tjerë, “pasi që sipas informacione të tjera, ka edhe qytetarë që po mbahen të arrestuar”.

Ministri i Brendshëm tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd është duke u interesuar për shëndetin e Jankoviqit dhe që t’i ofrohet mbrojtja e duhur ligjore.

Gjatë konferencës, Kurti u pyet të komentojë reagimin e Bashkimit Evropian, që një ditë më herët tha se Serbia, me bllokimin e kosovarëve në kufi, po shkel Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.

“Mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë, dhe unë uroj që ky trimërim i agresivitetit të Serbisë që vjen si pasojë e një nervoze të padurueshme, të brendshme të saj, që rezulton nga sukseset e shtetit tonë, të paraqesë një etapë të re, në të cilët do të kuptohet se Kosova është shteti demokratik, Kosova është në të drejtën, që respekton lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Ndërkaq, Serbia praktikisht është shtet mafioz”, tha Kurti.

Ndërkaq, më herët gjatë 18 prillit Kurti tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë, Jankoviq.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

“Zëvendësdrejtori i policisë vazhdon të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti, duke iu referuar Jankoviqit.

Kush është Dejan Jankoviq?

Dejan Jankoviq

I shpërblyer me Medalje të Trimërisë nga Shërbimi Policor i Kosovës në vitin 2006, si dhe Medaljen Semper Fidelis në vitin 2012 nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Dejan Jankoviq, nga Shtërpca, filloi karrierën e tij në zbatimin e ligjit në vitin 2000, sipas biografisë së tij zyrtare. Ai ka punuar në stacionin policor në Shtërpcë në disa njësi dhe pozita.

Në fillim të vitit 2003 ai u bë kapiten dhe komandant stacioni me detyrën për të përgatitur stacionin për tranzicionin nga UNMIK-u te Shërbimi Policor të Kosovës.

Jankoviq shërbeu në pozitat si zëvendëskomandant i stacionit të Gjilanit e pastaj shef i Njësisë Rajonale të Trafikut në këtë qytet.

Në 2005 mori postin e komandantit rajonal në Gjilan. Sipas biografisë zyrtare, në këtë pozitë nuk ka qëndruar gjatë sepse “i mbijetoi një sulmi me armë teksa po kthehej nga puna, ndërsa lëndimet e marra nuk ishin të rrezikshme për jetën”.

Pas shërimit, më 2006 Jankoviq u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të sapokrijuar, ku qëndroi deri në janarin e vitit 2008.

Më 2009 u emërua në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Resurse të Policisë së Kosovës.

Sipas biografisë, Jankoviq diplomoi në nivelin bachelor për Menaxhim Biznesi në Universitetin “Union”, dhe më vonë edhe në studimet master. Më 2004, u diplomua në Kolegjin për Studime Ndërkombëtare të Sigurisë “Liderët e Shekullit 21”, në George C. Marshall, Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë, në Gjermani. Po ashtu në të njëjtën qendër më 2007 u diplomua në Programin e Lartë Ekzekutiv.

Më 17 prill, autoritetet në Kosovë bënë të ditur se dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës – shqiptarë dhe serbë – ishin ndaluar nga autoritetet serbe. Pesë prej tyre u liruan po atë ditë.

Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se pesë policët, ishin dërguar në Rashkë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë konfirmoi për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug, se katër policë të Kosovës u ndaluan të mërkurën gjatë kontrolleve kufitare, duke thënë se njëri prej tyre është zëvendësdrejtor i policisë.

Sipas MPB-së serbe, ndalimi i tyre në pikëkalimet kufitare u bë gjatë kontrolleve të sigurisë.

Nga ky institucion nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ndalimin e policëve të Kosovës.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, e pyetur nga REL-i për arrestimin e policëve të Kosovës, tha se nuk ka më informacione.

“Por, unë mund t’i lavdëroj anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, mund të them se ata po e bëjnë punën e tyre”, tha Bërnabiq.

Ajo shtoi se supozoi “që njerëzit më në fund iu përgjigjën thirrjeve” për të mbrojtur rendin kushtetues të Serbisë.

“Pres lëvdata nga bashkësia ndërkombëtare për anëtarët tanë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për prokurorinë tonë dhe të gjitha institucionet përkatëse”, tha Bërnabiq.

Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Kurti tha po ashtu se Serbia ndaloi dhe “keqtrajtoi” për më shumë se 20 orë, qindra qytetarë të Kosovës që po kalonin nëpër Serbi me autobusë.

Sipas Kurtit, këto veprime të autoriteteve serbe u bënë në shenjë hakmarrjeje, pasi më 16 prill Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Veprimi hakmarrës i Serbisë është menduar edhe si akt me qëllim të përshkallëzimit të tensioneve. Kjo sepse Serbisë nuk i konvenon normaliteti, paqja dhe qetësia në rajon, e sidomos në Kosovë”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit kosovar arrestimet ishin paralajmëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për media në fundjavë, në shënimin e përvjetorit të themelimit të një njësie speciale ushtarake serbe, që sipas Kurtit, ishte përgjegjës për “rrëmbimin” e tre policëve të Kosovës gjatë vitit të kaluar.

“Momenti kur kanë filluar arrestimet në masë, ndalimet dhe maltretimet e udhëtarëve është menjëherë pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Pra, të shtunën e kemi ditur se kjo javë do të jetë javë e ndjekjes dhe arrestimeve, sepse është paralajmëruar, por çasti, momenti dhe intensiteti i jashtëzakonshëm masiv i këtyre arrestimeve dhe ndalimeve, nisi pikërisht pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, me veprimet e 17 prillit, Serbia ka shkelur disa marrëveshje të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfshirë atë për lëvizjen e lirë dhe Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që rritur vitin e kaluar.

“Pas rënies së lirë në autokraci në dhjetë vjetët e fundit, regjimi në Serbi në bashkëpunim me Federatën Ruse është në kërkim të vazhdueshëm të tensioneve e konflikteve, herë në Kosovë, herë në Bosnje e Hercegovinë, herë në Mal të Zi, e shpeshherë në dy apo tri shtetet njëkohësisht. Serbia është burim i kërcënimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit”, tha Kurti.

Serbia ka mohuar se ka ndaluar autobusët me udhëtarë nga Kosova, duke i cilësuar akuzat e Kosovës si “të pabaza”.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe për Punë të Brendshme përmes një reagimi të publikuar më 17 prill.

Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

Institucionet e Kosovës kanë vënë në dispozicion numra emergjentë nëse qytetarët hasin në probleme gjatë udhëtimit në Serbi:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: 0800 500 95

Qendra Operative e Policisë së Kosovës: 0800 199 99

dhe numrat: 046 51 00 51 dhe 046 41 00 41

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Kosova Times April 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritet në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në bllokun banesor në Spanjë

Kosova Times Kosova Times February 24, 2024
Rama, pas zjarrit në Emshir:Jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima
Dita e Presidentit, Osmani: Rugova ishte dhe mbetet udhërrëfyesi ynë
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
Catherine Ashton rrëfen për vështirësitë në dialog dhe ndikimin rus në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?