By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!
Opinion

Anëtarësimi me bisht i Kosovës në KiE!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 6:45 AM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

S’ka dyshim se klasa politike në pushtet dhe opozitë po kanë dëshirë t’i marrin meritat e tyre për votimin në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Por një gjë duhet ta dinë të gjithë akterët e politikës, me tepër se meritë e klasës politike në pushtet dhe opozitë, janë rrethanat e krijuara ndërkombëtare. Si argument i kësaj është fakti, se në rrethana normale një shtet nën sanksione ekonomike të BE-së, as që do të merrej në konsideratë nga Këshilli i Evropës!

Dihet çmimi i anëtarësimit në Kosovës në Këshillin e Evropës

Paraprakisht marrjes së pëlqimit për votim në Këshillin e Evropës, ‘Qeveria e Kosovës’ e pranojë urdhrin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit dhe zotimet e shkruara në letër për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Veri apo siç e parapëlqente ta quante “Zajendinica” kryeministri aktualë në kohën gjersa ishte në opozitë!

Madje LVV nëntë vite më parë, në vitin 2015 për të kundërshtuar “Zajednicën” organizoj peticion dhe i mblodhi rreth 200 mijë nënshkrime të qytetarëve, i vuri flakën ndërtesës së qeverisë dhe e kontaminoi sallën e Parlamentit me gazë lotsjellës dhe mjete tjera piroteknike!

Por tani, i njëjti subjekt dhe i njëjti lider partiakë në cilësinë e kryeministrit të vendit, po i pranon të gjitha një nga një, madje shkojë edhe përtej kësaj duke i fuqizuar me kompetenca të zgjeruara dhe territor Kishat dhe Manastiret serbe në Kosovë.

Letra dërguar Dora Bakoyannis thikë me dy tehe për Kosovën

Letra që tre krerët e shtetit, Osmani, Kurti e Konjufca, ia kanë dërguar raportueses së Këshillit të Evropës, Dora Bakoyannis nuk është formalitet, siç e quan pushteti, sepse gama e zotimeve në atë letër është shumë e gjerë dhe gjatë, e cila përfshinë obligime të qarta ndërkombëtare.

Përmes asaj letre tre liderët shtetërorë zotohen se do të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, me thekse të veçantë Asociacionin.

E keqja tjetër e madhe e zotimeve të tyre është se në letër është shkruar se “do të përmbahen nga përdorimi i Policisë Speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore e të sigurohen se ato dislokohen vetëm në rast nevoje”.

Po ashtu në letër tre liderët shtetërorë zotohen për shpronësimet në veri, për mbrojtjen e pronave të Kishës Ortodokse serbe, për integrimin e pakicave, për gjuhët e tyre, shkollimin tekstet me plan programe të Serbisë e kështu me radhë!

E keqja nuk përfundon më kaq, liderët shtetërorë janë zotuar që do ta bëjnë të detyrueshëm për nxënësit shumicë shqiptarë mësimin e gjuhëve të pakicave nëpër shkolla (promovimi i mësimdhënies së gjuhëve jo-shumicë në shkolla), duke aluduar në gjuhën serbe, si gjuhë e obligueshme në shkollat shqipe!

Pa asnjë dyshim, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i rëndësishëm drejt integrimit në BE, por është e habitshme se si liderët institucionalë të Kosovës, deri më tani i kanë shpërfillur të njëjtat kërkesa nga nivele shumë të larta, siç janë ShBA dhe BE, ku shkaku i atyre refuzimeve sot jemi nën sanksione ekonomike dhe në marrëdhënie të acaruara me ShBA-në e BE-në, ku këto dy të fundit na kanë detyruar t’i përsërisim zgjedhjet në veri, të merremi me dinarin në procesin e dialogut me Serbinë e kështu më radhë deri në katandisje përfundimtare shtetërore!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Inaugurohet busti i heroit Rrustem Bruqi

Kosova Times Kosova Times August 3, 2024
Lajçak takoi kryediplomatin finlandez,diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi
Sofja akuzon Shkupin për brutalitet dhe nxitje të urrejtjes
Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar i gatshme për ofrimin e asistencës Kosovës kundër pastrimit të parave
Receta më e lehtë për kunguj të njomë me vetëm 3 përbërës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?