By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një dramë e madhe po ndodh në Itali tani, një shkëmb 4 kilometra i gjatë është shembur
January 27, 2026
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike
January 27, 2026
FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin
January 27, 2026
Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme
January 27, 2026
Ambasada e SHBA-së në Kosovë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin
Rajon / Botë

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 8:29 AM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë.

Këtë kërkesë ai është planifikuar që ta bëjë gjatë një takimi urgjent me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të NATO-s me të cilët do të takohet më 19 prill.

Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.

Sipas Zelenskyt, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë.

Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelensky.

Rusia, që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, javët e fundit ka rritur presionin ushtarak ndaj shtetit fqinj dhe përmes sulmeve ajrore ia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet.

Sipas informacioneve që Zelensky prezantoi në fillim të prillit, shtetit të tij do t’i duhen 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot – të prodhimit amerikan – secili me nga gjashtë deri në tetë raketahedhës apo pajisje të ngjashme, në mënyrë që të mbrohet plotësisht hapësira ajrore ukrainase. Alternativë për këtë lloj sistemi ajror janë sistemet e tjera sikurse Iris-T, SAMP/T dhe NASAMS.

Qeveria gjermane veçse ka njoftuar gjatë fundjavës së shkuar se do t’i japë Ukrainës edhe një sistem Patriot. Por, edhe nga shtete të tjera pritet të bëhen zotime të tilla, përfshirë edhe Spanjën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundi tha se në situatën aktuale, ai beson se është më e rëndësishme që të ndihmohet Ukraina sesa të përmbushen synimet e aleancës sa i përket sigurimit të armëve dhe municioneve.

You Might Also Like

Një dramë e madhe po ndodh në Itali tani, një shkëmb 4 kilometra i gjatë është shembur

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

I mbijetuari i Holokaustit: “Ne na dehumanizuan”

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rohde: Kosova mundet më shumë

Kosova Times Kosova Times January 31, 2024
Arrestohet personi i kërkuar në Ferizaj
Video e tmerrshme! Rrah fëmjën e vogël dhe e regjistron live! (VIDEO)
Murati: Opozita bllokoi miratimin e buxhetit për tri komunat
Basha: Me Çekinë ndajmë vlera të përbashkëta, përfshirë luftën për liri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?