By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës
December 13, 2025
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
December 13, 2025
KOK: Përmbyllen takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
December 13, 2025
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani
December 13, 2025
PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetar, është një shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Kurti: Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetar, është një shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet
Turizëm

Kurti: Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetar, është një shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 11:37 AM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit – Folklori i Ulqinit”, organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë. 

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri shprehu kënaqësinë që ishte bashkë me të pranishmit në Ditën e Ulqinit, për të rikonfirmuar lidhjet e veçanta mes Kosovës dhe Ulqinit.

“Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetar. Ai është një shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet. Monumentet e tij, si Kalaja dhe qyteti i vjetër i Shasit, janë dëshmi të jetës dhe kulturës së shkëlqyeshme të këtij qyteti ndër shekuj’’, u shpreh kryeministri.

Duke e përkujtuar historinë tonë të përbashkët, kryeministri veçoi se nuk mund të shpërfillim rolin e jashtëzakonshëm që Ulqini ka luajtur për qytetarët e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Mirënjohja ime shkon përtej fjalëve drejt Malit të Zi për mikpritjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që iu ofrua shqiptarëve të Kosovës në momente të vështira historike’’, shtoi ai më tej.

Për bashkëpunimin e ngushtë me Malin e Zi, kryeministri tha se kjo është dëshmi e përpjekjeve tona për të ndërtuar një rajon e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, teksa theksoi se duke shtuar investimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si politika, ekonomia dhe kultura, synojmë të thellojmë marrëdhëniet tona.

Mes tjerash, ai tregoi se me Ulqinin ka edhe një raport të ngushtë personal e familjar.

“Për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë dhe i rinisë, deri kur jam bërë gati 30 vjeç, unë s’kam shkuar për pushime verore në ndonjë bregdet tjetër. Nga Plazhi i Vogël te Plazhi i Madh, nga Galebi i Albatrosit te Otranti e Lidoja, nga Kalaja mahnitëse te Kriporja e deri te lumi Buna, e sidomos nga lagjja Gjerana kam kujtime aq të bukura për gjatë rritjes dhe formimit tim sa edhe të panumërta”, kujtoi ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

20 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2026

5 trende që do të shënojnë vitin 2026: Mënyra se si udhëtojmë do të ndryshojë plotësisht

Alpinistët ngjitje në majën e Gjallicës të zbardhur nga dëbora

Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë

Budapesti ka vendosur t’ua kthejë qendrën e qytetit banorëve të tij

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtatë të vdekur pas fundosjes së një cisterne në Japoni

Kosova Times Kosova Times March 20, 2024
Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve
Axhenda ndërkombëtare
Anija kozmike SpaceX Polaris Dawn kthehet me sukses në Tokë
Kurti: E zvogëlojmë praninë e policisë kur të largohen bandat kriminale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?