By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin
January 20, 2026
Horoskopi ditor për 20 janar
January 20, 2026
Kaq shumë borë ra në këtë gadishull sa njerëzit u varrosën – në rrokaqiej
January 19, 2026
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë
January 19, 2026
Xherdan Shaqiri shpallet Sportisti i Vitit 2025 në Bazel
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Lajme

Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues

Kosova Times
Last updated: 2024/04/19 at 7:30 PM
Kosova Times Published April 19, 2024
Share
SHARE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter, Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të premten se ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë me ndalimin e zyrtarëve policorë të Kosovës në Serbi, janë shqetësuese.

Serbia, sipas autoriteteve kosovare, i ndaloi dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës së fundmi, në mesin e të cilëve edhe një zëvendësdrejtor të Policisë së Kosovës me kombësi serbe. Që të gjithë u liruan deri më 18 prill.

Policia serbe kishte thënë se ata ishin dërguar në mbajtje për “kontrolle sigurie”.

Duke nënvizuar se të gjithë zyrtarët policorë janë liruar tashmë, Stano tha për REL-in se “askujt nuk mund t’i hiqet liria, përveç nëse është e arsyeshme dhe në përputhje me procedurën e përcaktuar me ligj”.

“Për më tepër, Marrëveshja për lirinë e lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia, dhe ajo duhet të respektohen”, tha Stano.

Ai shtoi se BE-ja pret që palët në dialog të shmangin çdo lëvizje që mund të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin dhe ta sigurojë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e dialogut.

Më 17 prill, sipas autoriteteve në Kosovë, Serbia i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

You Might Also Like

Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit 1455 në Krujë

Ekstradohet nga Kosova në Maqedoninë e Veriut i kërkuari ndërkombëtarisht

KOMF: Çdo manipulim mbi fëmijët me autizëm duhet ndëshkuar

Hamza: Zgjedhjet e brendshme të PDK-së, hap i domosdoshëm

Osmani dhe ambasadorja greke flasin për zhvillimet politike e bashkëpunimin

Kosova Times April 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autoritetet turke kërcënojnë se do të bllokojnë mesazherin Telegram

Kosova Times Kosova Times August 12, 2024
Gashi: Kurti i bëri dëme të mëdha Kosovës, tash po provon të ofrojë opsione për Asociacionin
Me 17 dhjetor takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë
Chollet mirëpret vendimin e Kosovës për propozimin evropian
Berlini paralajmëron Serbinë për afërsinë me Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?