By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani minimizon ndikimin e sulmit hakmarrës që raportohet se kreu Izraeli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani minimizon ndikimin e sulmit hakmarrës që raportohet se kreu Izraeli
Rajon / Botë

Irani minimizon ndikimin e sulmit hakmarrës që raportohet se kreu Izraeli

Kosova Times
Last updated: 2024/04/20 at 10:37 AM
Kosova Times Published April 20, 2024
Share
SHARE

Teherani ka minimizuar madhësinë dhe ndikimin e një sulmi të raportuar ajror izraelit ndaj caqeve brenda Iranit.

Ky sulm i raportuar izraelit dukej se ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu fundjavën e kaluar ndaj armikut të tij të përbetuar, në mes të sinjaleve se një përshkallëzim i konfliktit është shmangur.

Shpërthime u raportuan mëngjesin e 19 prillit – në ditëlindjen e 85-të të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei – afër qytetit të Isfahanit me raportime të paqarta për shkakun. Ndërkaq, disa media të mëdha amerikane cituan burime brenda Qeverisë amerikane që thanë se Izraeli kishte kryer një sulm ndaj caqeve brenda Iranit.

Media shtetërore iraniane citoi zyrtarë në Teheran që thanë se shpërthimet u shkaktuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzuar tre dronë.

Izraeli nuk ka komentuar raportimet për sulmin e raportuar.

Por, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, i tha medias amerikane, NBC News, se Teherani po heton incidentin, por nuk ka asnjë tregues se sulmi ishte i lidhur me Izraelin.

Ai paralajmëroi se nëse Izraeli sulmon sërish, Irani do të përgjigjej menjëherë “në nivel maksimal”.

“Nëse Izraeli hakmerret, atëherë ne do të përgjigjemi. Por, nëse jo, ne kemi përfunduar punën”, tha kryediplomati iranian.

Ai shtoi se nuk ka sinjale për të dëshmuar se ky veprim u bë nga Izraeli.

“Ata [dronët] u lëshuan nga brenda Irani, fluturuan për disa qindra metra dhe më pas u rrëzuan nga sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Nuk është dësmuar se ka një lidhje mes tyre dhe Izraelit2, tha Amir-Abdollahian.

“Dy apo tre, ata ishin pak a shumë si lodra me të cilat luajnë fëmijët tanë, e jo dronë. Nuk ja ka vlejtur që të na tregonin”, shtoi ai kur u pyet nëse ndonjë shtet tjetër kishte paralajmëruar Teheranin paraprakisht për sulmin.

Më herë, Hossein Deliriyan, zëdhënësi i Qendrës Kombëtare iraniane për Hapësirën Kibernetike, po ashtu kishte mohuar raportimet e mediave amerikane, duke shkruar në X – që më herët njihej si Twitter – se “nuk ka pasur asnjë sulm ajror nga jashtë kufijve ndaj Isfahanit apo pjesëve tjera të shtetit”.

Ndërkaq, gjatë një fjalimi në një xhami më 19 prill, presidenti Ebrahim Raisi nuk përmendi sulmin afër Isfahanit, dhe me madhësinë e kufizuar të sulmit hakmarrës të Izraelit, ekspertët kanë thënë se duket se sulmi kishte për synim të shtensiononte situatën dhe njëkohësisht t’i dërgonte një mesazh të qartë Teheranit.

Republika Islamike lëshoi mbi 300 dronë dhe raketa ndaj Izraelit më 14 prill. Pothuajse të gjithë dronët dhe raketat u rrëzuan nga sistemet izraelite të mbrojtjes dhe u penguan nga forcat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Britanisë dhe Jordanisë.

Sulmi i Teheranit pritej që të nxiste një kundërpërgjigje nga Izraeli. Irani tha se kreu sulme ndaj Izraelit në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi të dyshuar izraelit ndaj ndërtesës së Ambasadës iraniane në Damask të Sirisë më 1 prill, ku u vranë dy gjeneralë.

Për dekada të tëra, Izraeli dhe Irani janë armiq të përbetuar. Por, ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë ndaj tokës së njëri-tjetrit, në vend se të përdorin forca aleate që të sulmojnë asetet e njëri-tjetrit që operojnë në shtete të treta.

You Might Also Like

Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX

Vuçiç në panik: Ish-drejtori i Dominion pranon bashkëpunimin me Serbinë në vjedhjen e zgjedhjeve

Aleksandër Lukashenko është bërë një problem i madh për tenisin e femrave

BE miratoi një strategji për vizat: Shoferët e kamionëve njihen si një kategori e veçantë për herë të parë

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kosova Times April 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasadori francez mbërrin në Rusi ndërsa tensionet me Parisin mbeten të larta

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
Gjermania dergon trupa në Kosovë. Një vendim ka rënë pas takimit të NATO-s në Bruksel!
Drone, avionë apo fenomene natyrore. Çfarë ka fluturuar në qiellin e SHBA prej javësh?
FSK-ja certifikon grupin e katërt të kursantëve nga Ukraina
Napoli eviton humbjen në momentet e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?