By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: E përballon dot Irani ekonomikisht luftën?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > E përballon dot Irani ekonomikisht luftën?
Rajon / Botë

E përballon dot Irani ekonomikisht luftën?

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 12:29 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Irani prej vitesh vuan nga inflacioni i lartë, dobësimi i valutës e pasojat e sanksioneve ndërkombëtare. Masa të reja të perëndimit dhe një konflikt i gjatë ushtarak do ta vendosnin vendin para një krize shumë serioze.

Në një kohë që ShBA dhe BE duan sanksione të reja kundër Teheranit, vetë vendi do të bjerë në sy me lajme suksesi, si p.sh. lajmi se Irani ka arritur të shesë naftë më shumë se kurrë më parë në gjashtë vitet e fundit. E kjo me gjithë sanksionet e ShBA, që vendosi në vitin 2018 presidenti Trump. Ministri iranian për Naftën, Javad Ovji bëri të ditur në mars, se eksportet e naftës kanë sjellë më shumë se “35 miliardë dollarë” në arkën e shtetit iranian. “Armiqtë e Iranit” duan të ndalin eksportet tona të naftës, por sot ne mund të eksportojmë naftë ku të duam, dhe këtë me oferta shumë të mira, ka cituar Financial Times ministrin iranian.

Miliarda të ardhura janë shumë të rëndësishme për vendin që të sigurojë paqen e brendshme sociale. Një pjesë e madhe e popullsisë i vuan drejtpërdrejt pasojat e sanksioneve ndërkombëtare, ato kanë sjellë rënien e fortë të valutës së vendit, rial dhe kanë rritur inflacionin, deri në 40%.

Profesori i ekonomisë në universitetin amerikan, Virgina Tech, Djavad Salehi-Isfahani, thotë për DW, se ashpërsimi i konflikteve gjeopolitike po ushtron një presion të ri ndaj valutës iraniane duke e zhvlerësuar edhe më shumë atë kundrejt dollarit amerikan. Në muajt e fundit rial humbi 25% të vlerës kundrejt dollarit. “Ky zhvlerësim i kursit të këmbimit reflektohet shpejt në çmime shumë më të larta, sepse Irani importon shumë mallra.” Sipas Salehi-Isfahani, Irani duhet të përgatitet për një periudhë të gjatë me inflacion të lartë.

Standardi jetësor si në vitin 2005

Për shkak se Irani nuk i siguron dot vetë artikujt ushqimorë, rënia e vlerës së valutës dhe inflacioni i lartë bëjnë që të rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve. “Kjo ka efekt të fortë tek mirëqenia e pjesës më të varfër të popullsisë, sepse sigurimi i artikujve ushqimorë përbën gjysmën e shpenzimeve të tyre”, thotë eksperti për ekonominë e Lindjes së Mesme.

Por gjendja është keqësuar edhe për shtresën e mesme në dy dekadat e fundit. “Standardi i jetesës është sërish në nivelin e para 20 viteve për shkak të sanksioneve”, thekson Isfahani. Edhe vëllimi ekonomik ka këtë nivel ndoshta vetëm pak përqind më lartë, thotë eksperti.

Situata ekonomike e Iranit varet shumë nga eksportet e naftës. Që kur më shumë se 90% e naftës shkon në Kinë, po humbasin gjithnjë e më shumë efektin edhe sanksionet e perëndimit. Prandaj pushtetmbajtësit në Teheran janë shumë të shqetësuar, nëse sektori i naftës, që është burimi kryesor i devizës mund të bëhej objekt i një sulmi si kundërpërgjigje nga ana e Izraelit. Isfahani e formulon kështu situatën në Teheran. “Jam shumë i sigurt, që ata janë shumë të shqetësuar, sepse një luftë, që mund të dëmtojë edhe infrastrukturën për eksportet e naftës do të ishte një goditje e rëndë për ekonominë.” Pas shokut që shkaktuan sanksionet e vendosura nga SHBA në vitin 2018, Irani ka arritur ndërkohë sërish 80% të sasisë së eksportit të atëhershëm. Por kjo nuk ka çuar në përmirësimin e jetesës për popullsinë, pasi shumica e burimeve financiare shkojnë për forcimin ushtarak të vendit dhe masa të tjera të regjimit të mullahëve.

Korrupsion dhe mungesë transparence

Shumë para zhduken po ashtu në strukturat jo transparente të pushtetmbajtësve shiitë në Teheran. Në indeksin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Irani zë vendin e 149 nga 180 vende. Shumë i paqartë është edhe roli i Gardës së Revolucionit, një ushtri paralele, dhe ai i fondacioneve fetare, që kontrollojnë pjesë të rëndësishme të ekonomisë iraniane. Ata nuk paguajnë tatime, nuk duhet të paraqesin bilance ekonomike dhe janë të varura direkt nga kreu politik dhe fetar i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Khamenei.

Për ekspertin e Lindjes së Mesme, Martin Beck nga Universiteti i “Southern Denmark” (SDU) ekonomia e Iranit përbëhet nga një “përzierje e sferës politike dhe ekonomike që nxit një politikë klienteliste dhe të shpërndarjes që është e lidhur ngushtë me korrupsionin.”

Megjithëse të ardhurat nga shitja e naftës janë stabilizuar në vitet e fundit, Irani është gjithçka tjetër, por jo një fuqi ekonomike. Megjithëse popullsia e tij me 88 milionë banorë është gati 10 herë më e lartë se ajo e armikut të tij të vjetër, Izraelit me 9 milionë banorë, vëllimi i ekonomik i Iranit me 413 miliardë dollarë është dukshëm më i ulët se ai i Izraelit, me 525 miliardë dollarë. Kështu se si do të zhvillohet ekonomia e vendit, varet shumë nga efekti i sanksioneve të reja perëndimore, nëse ato do arrinin t’i ulnin ndjeshëm eksportet e naftës.

Eksportet e naftës vendimtare

Teherani ia ka dalë në tre muajt e parë të këtij viti të shesë mesatarisht 1,56 milionë fuçi nafte në ditë, dhe gati të gjithën tek Kina. Kjo ka qenë vlera më e lartë e shitjeve që nga viti 2018. “Iranianët e zotërojnë mirë artin e anashkalimit të sanksioneve”, citohet Fernando Ferreira i “Rapidan Energy Group” nga gazeta Financial Times. “Nëse qeveria e Bidenit do të arrijë vërtet diçka këtu, ajo duhet që ta vendosë fokusin tek Kina.”

SHBA vetë është ndërkohë shumë më e pavarur nga eksportet e naftës nga Lindja e Mesme. Megjithatë ashpërsimi i sanksioneve kundër Iranit do të çonte në rritje të çmimit të naftës në tregjet botërore dhe do të kishte pasoja edhe në rritjen e inflacionit. Për presidentin Biden në këtë vit zgjedhor kjo do të thoshte t’i hapte vetë derën rivalit të tij, Donald Trump.

Por pavarësisht, nëse sanksionet shkallëzohen ose jo – Do të ishte ekonomia e Iranit gati të përballonte një shkallëzim të konfliktit me Izraelin? Përgjigja e profesorit të ekonomisë, Djavad Salehi-Isfahani është e qartë: “Në tërësi ajo nuk është gati për një konflikt të gjatë luftarak. Prandaj ata (pushtetmbajtësit në Teheran, shën.red.) kanë treguar shumë kujdes të mos përzihen shumë në luftën e Gazës. Dhe sulmi kundër Izraelit ishte më shumë një gjë simbolike, se sa një sulm që donte vërtet të sillte dëme.” /dw/

You Might Also Like

Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”

Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’

Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve

Trump: Negociatat për t’i dhënë fund luftës fillojnë menjëherë. Reagimet nga Putin, Zelensky, BE…

Von der Leyen: Trump na informoi për bisedën me Putinin

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AGK raporton për disa sulme ndaj gazetarëve në veri

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Kurti vizitoi Dragashin pas vërshimeve: Qeveria do të jetë pranë jush
A e tronditi rebelimi i Vagnerit besimin e Kinës në Rusi?
Dhjetëra diplomatë braktisin sallën: Skena e pakëndshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Për darkën e Vitit të Ri kam shpenzuar 97 euro për familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?