By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga AP e PBEJL-së: Ballkanit i nevojitet gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga AP e PBEJL-së: Ballkanit i nevojitet gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian
Lajme

Nga AP e PBEJL-së: Ballkanit i nevojitet gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 6:35 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhduan punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së), me temën “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Punimet e Asamblesë i zhvilloi Komisioni i Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, që zyrtarisht i hapi kryetari i këtij komisioni, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, i cili fillimisht iu uroi mirëseardhje anëtarëve të kësaj asambleje.

Sesionit punues i parapriu fjalimi i ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Ministri Maqedonci, duke falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre, theksoi rëndësinë e një takimi të tillë me diskutime përmbajtësore për çështjet që përfshijnë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke iu adresuar çështjeve konfliktueze të agresionit rus në Ukrainë, i pari i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës tha se edhe Ballkani ende ka gjendje jo-stabile nisur nga tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe çështjeve të tjera që ndërlidhen direkt me sigurinë dhe mbrojtjen.

Ministri Maqedonci po ashtu theksoi se është në interes të përgjithshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor gjetja e mekanizmave për integrim evropian përmes diplomacisë ndërparlamentare dhe bashkëpunimit evropian.

Ministri Maqedonci foli edhe lidhur me përpjekjet ruse për destabilizim të rajonit, përfshirë edhe nëpërmjet lajmeve të rrejshme.

Më pas, punimet vazhduan me prezantimet e raporteve nga anëtarët e kësaj asambleje.

Kordinatori i EJL dhe analisti i lartë i politikave ekonomike, Arslan Umut Ergezer, gjatë prezantimit të barometrit të sigurisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera foli edhe për çështjen e korrupsionit. Tutje, duke folur për të gjeturat e raportit për sa i përket migrimit të qytetarëve, deputeti Umut Ergezer tha se një numër i madh i qytetarëve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të interesuar të migrojnë për në vende të tjera.

“Mbi 50 për qind e të rinjve në vendet tona dëshirojnë të largohen nga vendet e tyre”, tha Umut Ergezer, duke shtuar se përqindja shkon edhe më lartë kur është në pyetje siguria për të ardhmen ekonomike të qytetarëve.

Migrimi dhe siguria, ai tha se janë të ndërlidhura mes vete, kështu që lufta në Ukrainë, përkatësisht vazhdimi i saj, krijon edhe më shumë ndjenjën e pasigurisë te qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kurse, përgjatë prezantimit të gjetjeve të raportit “Sfidat në fushën e sigurisë në vendet e Evropës Juglindore: pasojat politike dhe të sigurisë si një sfidë për paqe dhe stabilitet në rajon”, kryetari i Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Çështje të Brendshme dhe Siguri, deputeti Bajqinovci tha se fokusi kryesor është mbi ndikimin e kërcënimeve të jashtme ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetin e rajonit të Evropës Juglindore.

“Raporti vë në dukje se zhvillimet e vitit 2023 treguan përpjekje për përkeqësimin e stabilitetit në rajonin e Evropës Juglindore. Prishtina dhe Sarajeva shënojnë raste serioze të tensioneve, të cilat mund të çojnë drejt pasigurive të mëdha, si pasojë e tensioneve dhe kërcënimeve të jashtme”, tha Bajqinovci.

Në këtë kontekst, Bajqinovci shtoi se kërcënimet në rritje të sigurisë dhe tensionet në Prishtinë, për shkak të përpjekjeve të Beogradit për destabilizim të komunave veriore të Kosovës dhe përpjekjeve të etnitetit të Republikës Serbe për shkëputje nga Sarajeva, janë aspekte të veçanta që ky raport thekson.

Po ashtu, deputeti Bajqinovci tha se sipas këtij raporti edhe inteligjenca amerikane parashikon rritjen e tensioneve etnike në rajon, të cilat mund të shfrytëzohen nga liderët nacionalistë për avantazhe politike dhe për të penguar integrimin në BE dhe në NATO.

“Si përfundim, në dritën e raportit, është e qartë se pushtimi ushtarak rus në Ukrainë ka ngritur sfida të rëndësishme në fushën e sigurisë dhe politikës, duke rrezikuar edhe paqen dhe stabilitetin e disa vendeve anëtare të SEECP-së”, theksoi deputeti Bajqinovci, duke shtuar se pavarësisht nga kërcënimet e jashtme, Kosova është e interesuar për fqinjësi të mirë, respekt e bashkëpunim reciprok.

Pas përfundimit të debatit, nuk pati kuorum për vendimmarrje për miratimin e draft- raportit dhe draft- rezolutës, pasi që sallën e lëshoi deputeti nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL-së), të cilat u përmbyllën sot, morën pjesë deputetë nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovina. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi

Shpërndahet Abetarja Mbarëkombëtare në Ulqin e Tivar

Kurti: Finlanda, Belgjika dhe Franca ishin pranë Kosovës në shtetndërtim

Murati: Rritja e pagës minimale do të bazohet në dialog social

Shefi i EULEX-it viziton Inspektoratin Policor të Kosovës

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Forbesi ukrainas: Rusia shpenzoi një të katërtën e të ardhurave buxhetore vjetore për luftën
Aleksandra dogji një flamur rus dhe shkroi “Vrasës” para qendrës ruse
Elon Musk shkarkon bordin e drejtorëve në Twitter
Enkel Demi zgjidhet si shkrimtari më i mirë i vitit 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?