By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti turk, Erdogan, do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti turk, Erdogan, do të vizitojë Irakun javën e ardhshme
Rajon / Botë

Presidenti turk, Erdogan, do të vizitojë Irakun javën e ardhshme

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 7:06 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, do të vizitojë javës së ardhshme Irakun, për herë të parë pas më shumë se një dekade. Gjatë kësaj vizite, Erdogan do të kërkojë mbështetjen e Irakut për luftën e tij kundër kryengritësve kurdë me bazë në Irak dhe, po ashtu, vizita ka për qëllim edhe t’i kundërvihet ndikimit të Iranit.

Në krye të agjendës së presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Bagdad është sigurimi i mbështetjes për ofensivën e planifikuar të Turqisë kundër grupit kryengritës kurd, PKK. PPK-ja ka përdorur Irakun si bazë prej dekadash për të zhvilluar luftën e saj kundër forcave turke.

Analistët janë të mendimit se Turqia ka një plan.

“Turqia dëshiron të fillojë një strategji gjithëpërfshirëse që ka bazë ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë. Dhe ndërkohë të zgjerojë kapacitetet e forcave irakiane të sigurisë dhe në atë formë Iraku mund të bëhet më i sigurt dhe Turqia mund të ndjehet më e sigurt”, thotë Murat Aslan, nga Fondacioni për Hulumtime Politike, Ekonomike dhe Shoqërore.

Muajin e kaluar, Ankaraja korri një fitore diplomatike kur autoritetet irakiane ndaluan veprimtarinë e PKK-së. Presidenti Erdogan ka edhe përparësi të tjera për të siguruar lëshime. Aktualisht Iraku po përjeton thatësirë dhe Bagdadi zyrtar po kërkon nga Turqia që të hapë digat për të lëshuar më shumë ujë në lumenjtë që rrjedhin nëpër Irak, një kërkesë që udhëheqësi turk thotë se është i gatshëm ta shqyrtojë.

Analistët thonë se thellimi i marrëdhënieve tregtare është gjithashtu pjesë e rëndësishme e agjendës së presidentit turk. Ai synon të shtojë kalimin ndërkombëtar të mallrave përmes Irakut si pjesë e një rruge të re tregtare ndërmjet Kinës dhe Evropës.

Sipas ish diplomatit turk, i cili ka shërbyer në Irak, ky është edhe qëllimi i vizitës së Erdoganit në Irak.

“Pika qendrore e kësaj vizite presidenciale në Irak, në Bagdad dhe Erbil, do të jetë e ashtuquajtura rrugë e zhvillimit, që do të lidhë portin e Basrës me kufirin turk apo me një pikë të re kufitare”, thotë ai.

Erdogan thotë se ndoshta do të vizitojë Erbilin, kryeqytetin e Kurdistanit gjysmë-autonom, me të cilin udhëheqësi turk ka zhvilluar marrëdhënie të afërta.

Analistët, megjithatë, paralajmërojnë se qëllimi i tij për të zgjeruar ndikimin turk në Irak mund të pengohet nga Irani, që ka ndikim të konsiderueshëm në Irak.

“Në Bagdad, as dielli nuk lind pa miratimin e Iranit. Si do të jetë e mundur për Ankaranë t’i krijojë kushtet dhe të ndërtojë kapacitetin për të bashkëpunuar me Irakun? Ende më duket e diskutueshme dhe e pamundur”, thotë Aydin Selcen, ish diplomat turk.

Disa vëzhgues thonë se Bagdadi shpreson që Ankaraja të baraspeshojë ndikimin e Teheranit, sidomos tani përballë spekulimeve se Shtetet e Bashkuara mund t’i tërheqin forcat e mbetura nga Iraku.

“Shumë nga qarqet elitare në Irak nuk janë të kënaqur me ndikimin e gjerë që Irani ushtron ndaj vendit të tyre dhe Turqia mund të baraspeshojë atë. Dhe mendoj se Turqia ka dëshirë të luajë rolin e balancuesit këtu, ngase, si secili shtet në rajon, nuk është shumë e kënaqur me fuqinë që Irani ka në Irak, në Siri, në Liban, në Jemen.”

Analistët thonë se vizita e Erdoganit në Irak mund të sjellë ndryshime, por, po ashtu, mund të nxisë rivalitetin historik ndërmjet Turqisë dhe Iranit.

You Might Also Like

Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani në Pragë për samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian

Kosova Times Kosova Times October 5, 2022
Rafuna priti Drejtorin Menaxhues të FMN-së, bisedojnë për asistencë për Odën dhe bizneset
Presidentja Osmani, me ftesë të presidentit bullgar Rumen Radev, në vizitë zyrtare në Bullgari
Biden mirëpret dëshirën e Starmerit për raporte më të ngushta me BE-në
Osmani: Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?