By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reagim i UGSH ndaj cënimit të etikës dhe mosrespektim të detyrimit informues për gazetarët, nga kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
November 2, 2025
Peshkimi shpirtëror i Kremlinit
November 2, 2025
Daily Star: Putini dëshiron të qëndrojë në pushtet deri në moshën 97 vjeç
November 2, 2025
Rezidenca “e pensionit” e Lukashenkos në Soçi. Si duket ajo?
November 2, 2025
Historia e një ushtari të rekrutuar rus që iku nga lufta
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje
Lajme

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 2:26 PM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije bullgare vijnë për të vazhduar shkollën e lartë apo për t’u realizuar në Bullgari, ndërsa pasaporta bullgare u hap dyert drejt vendeve të tjera të BE-së dhe botës. Një zgjedhje të tillë bëri edhe Sindi Nikollofski, e cila prej një viti punon në ambasadën shqiptare në Sofje si financiere dhe sekretare e ambasadorit. Megjithatë, ajo së shpejti do të përballet me një sfidë të re – një udhëtim brigade në Alaskë, ku do të punojë si kamariere, por mbasi të rikthehet në Bullgari, dëshiron të merret me programim. Gjithashtu, ajo shpreson që nga shtatori të fillojë punë edhe në redaksinë e gjuhës shqipe të Radio Bullgarisë.

“Unë quhem Sindi Nikollofski, kam jetuar në Shqipëri deri në moshën 18 vjeçare, prindërit e mi janë shtetas bullgarë dhe shqiptarë. Nëna ime është nga Ukraina, por ka edhe pasaportë moldave dhe vite më parë ka ardhur në Blagoevgrad për të studiuar. Babai im është pjesë e minoritetit bullgar në Shqipëri dhe gjithashtu ka ardhur në Bullgari për të studiuar. Ata u njohën me njëri tjetrin në Blagoevgrad dhe më pas shkuan në Shqipëri për të jetuar.”

Sindi ndan me ne diçka që e befason tek njerëzit që takon si në Shqipëri ashtu edhe në vendin tonë:

“Fshati ynë quhet Vërnik. Atje ka shumë njerëz që flasin dialekt bullgar. Ata janë pranuar si pjesë e popullit shqiptar. Ne kurrë nuk jemi ndjerë keq në Shqipëri, por çdo herë më kanë thënë – “ju nuk jeni shqiptarë, ju nuk jeni shqiptarë”. Kjo ndodhi, dhe kur erdhëm në Bullgari, na thanë përsëri – “ju nuk jeni bullgarë, ju jeni shqiptarë”, sikur ne të mos kishim një identitet. Megjithatë, unë kam kaluar shumë mirë si në Shqipëri ashtu edhe në Bullgari, d.m.th., ndihem mirë në të dyja vendet dhe nëse më pyesni a jam shqiptare apo bullgare, nuk di t’ju përgjigjem”.


Sindi është gjithashtu mirënjohëse për mbështetjen që vendi ynë i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo pranon se që në momentin që atje është njohur minoriteti bullgar, kushdo që dëshiron mund të marrë lehtësisht pasaportën bullgare. “Ka shumë të rinj nga fshati ynë që studiojnë në Sofje dhe punojnë në punë të ndryshme. Bullgaria dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë vende të afërta, kanë pasur marrëdhënie shumë të mira”, na tregon Sindi.

Ajo foli pak për prindërit. Babai i saj ka ndërruar jetë, ndërsa nëna e saj punon si psikologe në bashkinë e Bilishtit, në rajonin administrativ të Korçës. Ndihmon fëmijët që janë të mbyllur në vetvete ose janë pjesë e spektrit të autizmit.

Vendi i preferuar i Sindit në Sofje janë parqet e shumta ku ajo mund të dalë për shëtitje. Këtë gjë e bën me kënaqësi në çdo moment. Përveç kësaj, qyteti i jep asaj një qetësi të madhe, të cilën nuk e ka ndjerë askund më parë. Ky është padyshim një vështrim interesant dhe sigurisht ndryshe i përditshmërisë në kryeqytetin tonë.

You Might Also Like

Në Dukagjin po vazhdon restaurimi i kullave

Nis në Zurich Festivali `Zurich Shqip Up Comedy Festival`

MKRS: Me dinamikë po zhvillohen punimet në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona

Përfundon restaurimi i kullës së familjes Geci në Deçan

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Kosova më jep shpresë për të ardhmen e Ukrainës”

Kosova Times Kosova Times April 29, 2024
Hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, Kosova një potencial turistik
Vuçiq: Nuk ka dorëzim, KM mbetet
Anëtarëve joprokurorë të KPK-së do t’u takojë paga e prokurorit të Krimeve të Rënda
Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?