By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ta çojmë në vend amanetin e të parëve!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Ta çojmë në vend amanetin e të parëve!
Uncategorized

Ta çojmë në vend amanetin e të parëve!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/21 at 7:38 AM
Kosova Times Published April 21, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Një muaj pas përfundimit të luftës, me të hyrë në oborrin e shtëpisë, e gjeta gjithçka shkrumb e hi, të tre shtëpitë që i kishim ishin djegur e rrënuar gati në themel përveç Magjes së mbushur me miell. Familjarët i gjeta nën një dhomë të vogël të mbuluar me një tendë plastike. Shtëpitë e rrënuara më dukeshin sikurse rrokaqiejt e perëndimit. Natën e parë të gjumit në dhomën e vogël me familjarët nuk do ta harrojë sa të jem gjallë. Edhe pse gjatë natës Minjtë kalonin nëpër fytyrën time, fillova t’i dua edhe ata që na shoqëronin ditën dhe natën, brenda dhe jashtë dhomës në oborr! Kështu rifillojë jeta nën gërmadha me shpresa të mëdha për ardhmëri në shtetin e lirë!

Nga shpresat në iluzione dhe zhgënjim të madh

E fillova shkrimin me këtë rrëfim të shkurtër personal, në të cilin mund ta gjejnë vetën shumica e mërgimtarëve që i kanë vizituar familjarët e tyre për herë të parë pas përfundimit të luftës.

Edhe në ato rrethana kur na mungonte gjithçka, i kishim të gjitha, pasi e kishim shpresën e madhe dhe besimin e fuqishëm për një të nesërme më të mirë në shtetin e Kosovës së lirë dhe të pavarur!

Vitet e para pas çlirimit shpresat për jetë në Kosovë ishin më të mëdha. Të gjithë sipas kushteve dhe mundësive filluan rindërtimin e shtëpive. Në zonat rurale filluan ta punojnë tokën dhe të merren me veprimtari bujqësore, blegtorale dhe afariste.

Mirëpo, pas ri-shpalljes së pavarësisë apo siç e parapëlqejë ta quaj unë, të njohjes formale ndërkombëtare të Kosovës, filluan të ndryshojnë gjërat. Të parët që ndryshuan ishin politikanët, të cilët, në vend që të punonin më shumë për shtetin dhe mirëqenien e qytetarëve e bën të kundërtën, filluan pasurimin marramendës mbi kurrizin e popullatës së varfër.

Si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik filluan të veniten shpresat e qytetarëve për jetë në vendin e tyre. Pra, shpresat u kthyen në iluzione dhe besimi në zhgënjim të madh.

Largimi që po e varfëron dhe shëmton Kosovën e bukur

Sot, kur në Kosovën tonë jeta është përmirësuar dhe nuk është si më parë, me shtëpi të bukura dhe luksoze, me infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe kanalizime, rrjet të internetit në çdo cep të Kosovës, askush më nuk dëshiron të jetojë më në zonat rurale (fshatra) dhe jo vetëm!

Si pasojë e kësaj, fshatra të tëra janë boshatisur, shkollat kanë mbetur pa nxënës, diku-diku edhe janë mbyllur tërësisht, e sa të tjera janë proces të mbylljes!

Mirëpo, i njëjti fat është duke i përcjellë edhe zonat urbane apo qytetet, ku lagje të tëra kanë mbetur pa të rinj, pa nxënës dhe fëmijë, pasi të gjithë me prindërit e tyre kanë ikur në perëndim!

Kthimi në vendlindje domosdoshmëri e kohës

Mendoj që është i mundur dhe i domosdoshëm kthimi në vendlindje. Meqenëse klasa politike pa dallim pushtet dhe opozitë as që kanë plan dhe projekt për kthimin e të larguarve nga vendlindja, këtë barrë duhet ta marrin mbi supet e tyre intelektualët e mërgatës sonë, me organizimin e fushatave vetëdijësuese për kthimin e të rinjve nga mërgata në vendin e tyre të lindjes.

Ashtu siç u kthye popullata pas lufte për të rifilluar jetën si feniksi mbi gërmadhat e shtëpive të djegura, tani është më i lehtë kthimi në shtëpitë e bukura dhe luksoze. Mjafton vetëm iniciativa dhe vullneti i mirë me dashuri të pastër ndaj atdheut siç e donë fëmija nënën e vet.

Të parët që duhet të kthehen janë shtresat intelektuale duke iu dhënë shembuj konkret gjeneratave të reja, por edhe duke filluar organizimin e jetës shoqërore dhe politike për ta larguar nga skena këtë klasë të dështuar kusarësh politik.

Këtë shkrim dëshirojë që ta mbylli me poezinë time të shkruar tre vite më parë, e cila thërret si kushtrim për kthim në vendlindje dhe për ta çuar në vend amanetin e të parëve tonë për t’i dal zot tokës së lashtë Ilire-Dardane, që është edhe amanet i dëshmorëve të lirisë.

Të kroi i fshatit tim 

Ç’mallje dhe nostalgji,

meditim dhe dashuri,

për kohën e kaluar,

plot ëndërra për ardhmëri.

 

Kur ishim të rinjë,

tek kroi i fshatit,

loznim dhe këndonim,

për ditët e mira,

që i prisnim të vijnë.

 

Në ditët me vapë,

me ujin e kulluar të kroit,

që buronte nga thellësia e tokës,

freskonim shpirtin e dëlirë.

 

Pushtimi i egër barbarë,

na i prishi ëndërrat rinore,

na ndërroi rrjedhën e jetës,

largë trungut stërgjyshor.

 

Edhe pse ne largë,

të tretur n’dhe të huaj,

kroi asnjëherë nuk u ndal,

vazhdoj rrjedhen e tij.

 

Qëndroi besnik,

në trungun e lashtë,

për t’na kujtuar,

amanetin e të parëve,

për kthim n’vendlindje.

 

Uji i kroit të fshatit,

më dha forcë dhe energji,

për t’u kthyer,

shpejtë në atdhe.

 

Për të shijuar,

më të madhen pasuri,

ujin dhe bukën e embël,

në të bukurën Dardani.

You Might Also Like

Shërbimi Korrektues parandalon narkotikë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ulutas në takim me myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh sociale e fetare

Lirimi i Arbnor Spahiut, MPJD akuzon Serbinë për paraburgim politik

Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, në pranga shoferi

Kosova Times April 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Gjeorgjia llogarit në ndihmën e mikut rreth ligjit për agjentët e huaj

Kosova Times Kosova Times April 24, 2024
Ukraina prezantoi një sekretare shtypi artificial të quajtur Victoria
Axios: SHBA nuk do të njoftojë furnizimin me raketa ATACMS në Ukrainë gjatë vizitës së Zelensky
Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet
Mish viçi me kumbulla të thata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?