By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fillimi i mbrapsht nuk sjellë përfundim të mirë!
May 15, 2025
“Shpëtim” për gazin rus apo një investim i mirë. A do ta shesë Bullgaria pjesën e saj të “Rrjedhës Turke”?
May 15, 2025
The New York Times për falsifikimin e një dokumenti për Shtabin e Përgjithshëm: Reagoi edhe kompania e Kushnerit
May 15, 2025
Interfax: Rosatom është gati t’i ofrojë Serbisë centrale bërthamore me fuqi të ulët dhe të lartë
May 15, 2025
Rusia lëshon më shumë se 100 dronë në Ukrainë përpara bisedimeve në Stamboll
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AUV: Mishi i eksportuar në Shqipëri nuk ka ndonjë parregullsi që ndikon në sigurinë ushqimore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > AUV: Mishi i eksportuar në Shqipëri nuk ka ndonjë parregullsi që ndikon në sigurinë ushqimore
Financa

AUV: Mishi i eksportuar në Shqipëri nuk ka ndonjë parregullsi që ndikon në sigurinë ushqimore

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 10:01 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë i Kosovës, ka përgënjeshtruar lajmin e një emisioni “Stop” të TV Klan sipas së cilës mishi i eksportuar në Shqipëri nga Kosova rrezikon shëndetin. Nga të gjitha verifikimet e bëra nuk është gjetur ndonjë parregullsi e cila do të mund të kishte ndonjë ndikim në sigurinë ushqimore.

Pas njoftimit me rastin për dyshimin e ngritur dhe pretendimeve për sigurinë dhe cilësinë e mishit të eksportuar në Shqipëri nga një subjekt ekonomik vendor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si autoriteti kompetent për siguri ushqimore në vend, ka ofruar sqarime për opinionin publik, ku sipas detyrës zyrtare kanë ndërmarrë masa në harmoni me dispozitat ligjore sipas vlerësimit të rrezikut, për ndalimin e përkohshëm të eksportit deri në verifikimin dhe sqarimin e rastit.

Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi, madje është formuar komisioni profesional ndër-institucional (AUV, Doganë, ATK) për auditimin, gjurmueshmërinë dhe verifikimin e përputhshmërisë së lëndëve/dokumenteve (importit, eksportit, prodhimit/përpunimit, deponimit).

Pikënisja e verifikimit ka qenë certifikimi i ngarkesës Nr. CVE05770/2024, datë 18.03.2024 në sasi: 1,000 kg (njëmijë) me përshkrimin: mish gjedhi i ngrirë pa kocka – Subjekti eksportues APETIT (Kosovë) dhe subjekti importues SES FOOD DENIS RECI (Shqipëri).

Me këtë rast, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetin homolog të Shtetit Shqiptar, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, kanë shkëmbyer informatat e nevojshme lidhur me rastin duke ngritur, Trupën e Përbashkët Punuese.

AUV-ja, thekson se nga rezultatet e gjurmueshmërisë dhe auditimit ka rezultuar që Certifikimi i eksportit në Shqipëri është realizuar në përputhje me legjislacionin përkatës dhe praktikat e aplikuara për këtë qëllim, ndërsa AUV-ja si autoritet kompetent ka vepruar ligjërisht sipas vlerësimit të rrezikut, diskrecionit dhe kompetencave të tij.

“Dërgesa e produktit mish gjedhi i ngrirë 1,000.00 kg/neto (një mijë), e certifikuar nga AUV me datë 18.03.2024 dhe dërguar në Shqipëri më datë 19.03.2024, të cilës ju ka referuar emisioni “STOP”, rezulton nga kafshët e therura në Kosovë. Janë paraqitur të gjitha informatat në etiketim-deklaracion për identifikimin, jetëgjatësinë dhe gjurmimin e produktit” sqaron AUV-ja.

Me kërkesë të autoriteteve të Shqipërisë, sipas tyre janë verifikuar Certifikatat Veterinare Shëndetësore të eksportit dhe produkteve të mishit të gjedhit, të cilat rezultuan të jenë në përputhshmëri, brenda standardeve dhe të harmonizuara. Nga ky verifikim u vërtetua se produkti (mish gjedhi) ka pasur origjinë nga Kosova ashtu siç edhe është deklaruar.

“Mostrat e marra dhe të testuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i Republikës së Shqipërisë, kanë rezultuar në përputhshmëri dhe komfor parametrave dhe standardeve të sigurisë ushqimore. Gjatë inspektimeve zyrtare për produktet me origjinë nga Kosova të subjektit ekonomik përkatës, nuk është gjetur ndonjë parregullsi e cila do të mund të kishte ndonjë ndikim në sigurinë ushqimore”, thekson AUV-ja.

Sipas këtij institucioni, bazuar në rezultatet e inspektimit, auditimit, gjurmimit dhe mostrimit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës konfirmon se nuk është cenuar shëndeti i konsumatorit dhe se mishi dhe produktet e tij janë të përshtatshme për konsum (eksport, import dhe treg të brendshëm).

“Sasia e mishit të freskët që është eksportuar në Shqipëri, por edhe në tregun e brendshëm, rezulton se është gjeneruar nga therja e kafshëve në thertoren e subjektit të cilat i janë nënshtruar kontrollit veterinar (para, gjatë dhe pas therjes). Kafshët e therura kanë rezultuar të përshtatshme për konsum human. Kafshët janë therur, copëtuar, kategorizuar dhe paketuar në thertoren e subjektit”, thotë AUV-ja.

Ndërsa sa i përket çështjes së pretendimeve për evazion fiskal të subjektit ekonomik, është çështje e cila del përtej kompetencave zyrtare të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe me të njëjtën çështje janë duke u marr autoritetet tjera përkatëse.

AUV-ja, siguroi opinionin publik se ushqimi që ka qarkulluar dhe qarkullon në tregun e brendshëm, është eksportuar, importuar si lëndë e parë, si gjysmë produkte apo edhe si produkte finale, ka qenë dhe është në pajtim me legjislacionin në fuqi, respektivisht me Ligjin nr. 08-120 për Ushqimin.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, përmes Planeve të Kontrolleve Zyrtare dhe Monitorimit të Mbetjeve, vazhdimisht kryen inspektime, auditime dhe mostrime në subjektet afariste prodhuese, përpunuese, distribuese dhe importuesit-depot ftohëse.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës është në komunikim të vazhdueshëm me palët e interesit: IKShP, Shoqatën e Konsumatorëve, OBU, Menaxhimin e Emergjencave, Qendrat Shëndetësore etj., për monitorimin e situatës dhe menaxhimin e rasteve të sëmundjeve alimentare ushqimore akute”, thekson AUV-ja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

MINT dhe Dogana e Kosovës me marrëveshje për parandalimin e monopolit

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KRM “Pastrimi” e quan të jashtëligjshëm veprimin e Komunës së Prishtinës

Kosova Times Kosova Times February 5, 2025
Hamilton pas fotove të dashura me një burrë të martuar teksa ajo tregon trolling të çuditshëm mbi gjoks
Alcaraz afër medaljes se artë, prek finalen e ‘Paris 2024’
Sveçla: Të shtënat afër patrullës së KFOR-it, lojëra të Vuçiqit
Burri në Lipjan raporton se i janë vjedhur katër krerë gjedhë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?