By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj
January 31, 2026
Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse
January 31, 2026
Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet
January 31, 2026
Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës
January 31, 2026
Uashingtoni miraton blerjen e helikopterëve dhe automjeteve të blinduara nga Izraeli me vlerë 6.7 miliardë dollarë
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump përballet me procesin e parë gjyqësor kundër tij
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Trump përballet me procesin e parë gjyqësor kundër tij
Rajon / Botë

Trump përballet me procesin e parë gjyqësor kundër tij

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 3:14 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, do të dëgjojë të hënën prokurorët pse dyshojnë që fshehja e kryerjes së një pagese për një yll të pornografisë, gjatë fushatës presidenciale më 2016, nënkupton shkelje të ligjit.

Kjo seancë do të shënojë nisjen e procesit gjyqësor për këtë rast, në një gjykatë në Nju Jork.

Avokatët e kandidatit presidencial republikan do të bëjnë, po ashtu, deklaratat hyrëse në këtë proces, i cili është vetëm një prej katër rasteve gjyqësore me të cilat përballet Trump, para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Trump me shumë gjasë do të përballet sërish në garë me presidentin aktual, Joe Biden.

Prokurorët kanë thënë se pagesa prej 130.000 dollarëve që ka kryer ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen për yllin e pornografisë, Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një rast ku është përfshirë Trump dekada më parë, ka përbërë mashtrim për votuesit në ditët e para të fushatës së vitit 2016, kohë kur ai veçse është përballur për sjellje tjera të këqija seksuale.

Trump është deklaruar i pafajshëm në 34 pika për falsifikim të dokumenteve biznesore dhe e mohon që ka pasur marrëdhënie seksuale me Danielsin.

Në mëngjesin e së hënës, Trump u ka bërë thirrje mbështetësve për protestë paqësore.

Ekspertë ligjorë besojnë se ky është rasti që mund ta përballë Trumpin me më së paku pasoja.

Edhe nëse shpallet fajtor, atij nuk do t’i ndalohet të marrë pjesë në garën për president, por do të mund të dëmtohet fushata e tij.

Rastet tjera gjyqësore lidhen me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i ka kontestuar Trump, dhe të cilat i ka fituar Biden.

You Might Also Like

Janë publikuar pamje të një thirrjeje për ndihmë nga një bar zviceran që u dogj

Bloomberg: Bashkimi Evropian planifikon të shtrëngojë sanksionet kundër bankave dhe naftës ruse

Qeveria amerikane ka pezulluar pjesërisht operacionet

Aleatët e Siguruar: Senati Amerikan Përparon Marrëveshjen e Financimit të Madh, Sfidon Kritikët e Ukrainës

Uashingtoni miraton blerjen e helikopterëve dhe automjeteve të blinduara nga Izraeli me vlerë 6.7 miliardë dollarë

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan

Kosova Times Kosova Times June 28, 2025
Aksident trafiku në Prishtinë, krijohen kolona në kryeqytet
Aksion simbolik i shoqërisë civile në prag të vazhdimit të seancës
Deponohen para të falsifikuara në një bankë në Prishtinë, rasti nën hetime
Rama uron Pavarësinë e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?