By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’
January 9, 2026
VIDEO Bukuroshet nëpër Kiev këndojnë ‘Të dua, Moskë!’, por ndëshkohen shumë shpejt
January 9, 2026
Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare
January 9, 2026
Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës
January 9, 2026
75 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë edhe një luftanije
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë edhe një luftanije
Rajon / Botë

Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë edhe një luftanije

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 12:10 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Ukraina ka thënë se marina e saj e ka goditur edhe një anije të flotës ruse në Detin e Zi.

Marina ukrainase e goditi anijen e shpëtimit Kommuna në qytetin e madh të Krimesë së okupuar, Sevastopol, tha zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, më 21 prill.

“Shkalla e dëmeve është duke u verifikuar”, tha Pletenchuk në Facebook.

Ndërkohë, Mikhail Razvozhayev, guvernatori i vendosur nga Rusia në gadishullin ukrainas që Moska e uzurpoi më 2014, tha se është zmbrapsur një sulm “raketor” ndaj një luftanijeje ruse.

“Rënia e copëzave shkaktoi zjarr të vogël, i cili u shua shpejt”, tha Razvozhayev në Telegram.

Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 2022, forcat e Kievit kanë arritur të fundosin anijet kyçe të marinës ruse, sikurse luftanijet Moska dhe Sergei Kotov, e të tjera. Disa anije të tjera janë dëmtuar.

Shumica e anijeve të marinës ruse, që gjendeshin në bazën në Sevastopol të Krimesë të aneksuar paligjshëm nga Moska, janë zhvendosur në Novorusia.

Ukraina e sulmon flotën ruse me dronë detarë dhe raketa lundruese, dhe ka pretenduar se deri më tani ka shkatërruar një të tretën e anijeve të marinës së Rusisë.

Nga ana tjetër, kanali telegram VChK-OGPU publikoi një video që tregonte një anije që digjej. Është e vështirë të kuptohet natyra e dëmtimit të anijes nga pamjet video.

Nga ana tjetër, kreu i Sevastopolit të aneksuar, Mikhail Razvozhaev, tha se luftanija ruse zmbrapsi një sulm raketor.

“Në mëngjes, në një nga anijet në anën veriore, ushtria zmbrapsi një sulm me një raketë kundër anijes. Fragmentet që ranë shkaktuan një zjarr të vogël, i cili u shua menjëherë”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.

Në total, gjatë dy viteve të luftës, Rusia humbi më shumë se 20 anije luftarake, duke përfshirë anije të mëdha uljeje, nëndetëse dhe kryqëzorin kryesor Moskva, sipas llogaritjeve të Oryx bazuar në të dhënat e hapura. Para pushtimit të Ukrainës, flota ruse në Detin e Zi përbëhej nga më shumë se 70 anije.

Ndër ato që u dëmtuan ose u mbytën ishin 5 nga 7 mjetet e mëdha deteruese që ishin pjesë e flotës përpara pushtimit të Ukrainës. Këto janë “Cezar Kunikov”, “Novocherkassk”, “Saratov”, “Olenegorsky Gornyak” dhe “Minsk”. Në fillim të marsit, forcat speciale të Drejtorisë kryesore të Inteligjencës (GUR) të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës raportuan për shkatërrimin e anijes më të re patrulluese të Flotës së Detit të Zi, Sergei Kotov.

You Might Also Like

Rusia me Oreshnik godet Ukrainen: “Kjo është hakmarrja për Valdajn!’

VIDEO Bukuroshet nëpër Kiev këndojnë ‘Të dua, Moskë!’, por ndëshkohen shumë shpejt

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lazoviq: “Ajo që filloi 30 vjet më parë nga Beogradi, fundin e saj duhet ta shohë në Beograd”

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Modelja më e bukur në botë foli për luftën e saj me një sëmundje kronike
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Makina me përmbytje në Kanë. Kryebashkiaku: Pse u vonua paralajmërimi?
Shefi i OKB-së: Mund të kërkohet hetim i pavarur për vrasjet në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?