By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Irani përgjigjet me raketa, ka të vdekur. Konsulli kroat dhe gruaja e tij plagosen në Tel Aviv
June 14, 2025
Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
June 14, 2025
Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane
June 14, 2025
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
June 14, 2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
June 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNDP Kosova dhe Partnerët nisin festimet e Ditës së Tokës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > UNDP Kosova dhe Partnerët nisin festimet e Ditës së Tokës
Lajme

UNDP Kosova dhe Partnerët nisin festimet e Ditës së Tokës

Kosova Times
Last updated: 2024/04/22 at 7:30 PM
Kosova Times Published April 22, 2024
Share
SHARE

Si traditë e vazhdueshme, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, së bashku me Zyrën e Presidentës dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë nisur zyrtarisht një sërë ngjarjesh për të festuar Ditën e Tokës, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe veprimit për klimën.

Ngjarja e inaugurimit u zhvillua në Kampusin e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, duke bashkuar partnerët kyç institucional dhe zhvillimor, duke përfshirë Z. Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Z. Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Z. Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Z. Faton Peci, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përfaqësues institucional, ambasadorë dhe partnerë të tjerë të dalluar.

Ngjarja kulmoi me zbulimin e instalacionit artistik “Muri apo Premtimi i Prirët”, një strukturë e përbërë nga qese plastike të hedhura dhe materiale të tjera të ricikluara, që synon të shfaqë ndikimin e veprimeve njerëzore në premtimin për një të ardhme më të mirë.

Tema globale e Ditës së Tokës sivjet është Planeti kundër Plastikës, dhe instalacioni artistik i krijuar nga Driton Selmani, si pjesë e Projektit global të UNDP-së Premtimi për Klimën, është një paraqitje e fuqishme e kësaj sfide mjedisore. Instalacioni artistik ka një rëndësi të veçantë pasi është zhvilluar së bashku me nxënësit e shkollës. Ashtu si në vitet e mëparshme, ky inaugurim ka shërbyer për të nënvizuar rëndësinë e angazhimit të komunitetit dhe rolin e tij në formësimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për planetin tonë.

Instalacioni artistik është pjesë e projektit “Climate Promise”, i zbatuar nga UNDP-ja në Kosovë me të cilin ne konfirmojmë përkushtimin për të nxitur iniciativat e ndërgjegjësimit mjedisor dhe qëndrueshmërisë dhe festimi i Ditës së Tokës shërben si një dëshmi e këtij angazhimi.

Rreth Instalacionit Artistik

Muri ose Premtimi i Prirët është një projekt publik që ngërthen në vete dinamikën komplekse mes njerëzimit dhe natyrës. Teksa kalojmë nëpër të, ky mur na inkurajon të reflektojmë mbi ndërgjegjësimin mjedisor dhe nevojën urgjente për praktika kolektive të qëndrueshme. Kjo strukturë, e përbërë nga qese të plastikës, të përdorura, dhe materiale të tjera të ricikluara, do të finalizohet me punimet artistike të fëmijëve; premtimet e tyre ndaj Planetit Tokë. Instalacioni u vendos në Kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe do të qëndrojë aty nga 22 prilli deri më 5 maj, e pastaj do të shpërbëhet në pjesë më të vogla dhe do të rimodifikohet për ekspozim në disa institucione. Kjo është bërë e mundur falë dizajnit të tij qarkor dhe të qëndrueshëm.

Rreth Autorit

Driton Selmani është një artist nga Kosova, veprat e të cilit janë ekspozuar në mbarë botën. Selmani zbërthen normat shoqërore, të ushqyera nga skepticizmi i përjetshëm. Arti i tij riimagjinon besimet mes ndryshimeve kulturore, veçanërisht tranzicionit të pafund të vendit të tij të lindjes. Si vëzhgues dhe pjesëmarrës, ai gërsheton historinë personale në krijimet e tij. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kosova dhe SHBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Haradinaj uron 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë amerikane

Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës

Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1963 gjoba në trafik

Kosova Times April 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hapet seminari i mësimdhënësve të mërgatës

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Çfarë po ndodh në frontin më të rrezikshëm? Rusët po pushtojnë, por nuk janë armiku i vetëm
Dardanët e rinj mposhtin Malin e Zi
Reporterët pa Kufij: 45 gazetarë u vranë në mbarë botën në vitin 2023
Sarrazin:Kemi premtimin nga Serbia se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?