By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit
June 27, 2025
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestat shkaktojnë ndërprerjen e mësimit në Universitetin e Kolumbias
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Protestat shkaktojnë ndërprerjen e mësimit në Universitetin e Kolumbias
Rajon / Botë

Protestat shkaktojnë ndërprerjen e mësimit në Universitetin e Kolumbias

Kosova Times
Last updated: 2024/04/23 at 10:00 PM
Kosova Times Published April 23, 2024
Share
SHARE

Universiteti i Kolumbias mbajti mësime në internet të hënën në ditën e gjashtë të protestave studentore mbi konfliktin Izrael-Hamas.

Presidentja Nemat “Minouche” Shafik i dërgoi një email komunitetit të Universitetit të Kolumbias duke njoftuar se mësimi do të mbahej në internet.

“Niveli i mosmarrëveshjeve është rritur në ditët e fundit”, shkroi prof. Shafik. “Këto tensione janë shfrytëzuar dhe përforcuar nga individë që nuk janë të lidhur me Universitetin e Kolumbias, të cilët kanë ardhur në kampus për të avancuar axhendat e tyre. Ne kemi nevojë për një fillim të ri.”

Më shumë se 100 studentë u arrestuan më 18 prill, pasi presidentja e Universitetit të Kolumbias autorizoi policinë të largonte protestuesit. Disa studentë morën edhe njoftime për pezullim nga universiteti.

Veprimi i Universitetit të Kolumbias shkaktoi një valë protestash pro-palestineze në universitete të tjera dhe reagime ndaj drejtuesit e tyre dhe politikanët.

Arrestimet u bënë pasi grupi i studentëve “Columbia University Apartheid Divest” ngriti dhjetëra tenda në një lëndinë në qendër të kampusit, duke e shndërruar atë në një “Burim Solidariteti për Gazën”.

Pas arrestimeve dhe prishjes së kampit fillestar, një tjetër kamp pro-palestinez u ngrit në një lëndinë ngjitur.

Ky nuk është grupi i vetëm i studentëve që po protestojnë në këtë Universitet.

Të hënën në mëngjes, profesorit të Fakultetit të Biznesit, Shai Davidai iu mohua hyrja në universitet për tentativë të organizimit të një kundër-proteste pro-izraelite në lëndinën e uzurpuar pasi ai refuzoi të respektonte rregullat e universitetit kundër protestës.

“Unë jam profesor këtu dhe kam të drejtë të jem kudo në kampus. Nuk është e drejtë që ju lejoni hyrjen e mbështetësve të Hamasit në kampus dhe jo mua, një profesor. Më lejoni të hyj tani”, tha ai pasi Shefi i Operacioneve në Universitetin e Kolumbias, Cass Halloway e ndaloi atë dhe protestuesit e tjerë pro-izraelit në portat e hyrjes.

Ai i ka quajtur vazhdimisht studentët protestues “maniakë të dhunshëm” dhe “terroristë pro-Hamasit”. Një peticion që kërkon shkarkimin e profesor Davidait ka mbledhur rreth 9000 nënshkrime që nga mbrëmja e së enjtes së kaluar.

Disa studentë hebrenj në Universitetin e Kolumbias thonë se shumë kritika ndaj Izraelit janë antisemite dhe i bëjnë ata të ndihen të pasigurt.

Që nga arrestimi i studentëve, shumë organizata studentore dhe grupe të lidhura me Universitetin e Kolumbias kanë lëshuar deklarata duke dënuar vendimin e universitetit për arrestimin e studentëve, duke përmendur zbatimin diskriminues të rregullave që kufizojnë lirinë e fjalës së studentëve.

Të hënën, qindra anëtarë të fakulteteve të Universitetit të Kolumbias dhe Kolegjit Barnard organizuan një protestë, në të cilën bënë thirrje për anulimin e vendimit për pezullimin e studentëve.

Protestat nxitën një reagim edhe nga Presidenti amerikan Joe Biden. Kur u pyet për ngjarjet e fundit në universitet nga gazetarët të hënën, Presidenti Biden tha: “Unë i dënoj protestat antisemite. Për këtë arsye unë kam krijuar një program për t’u marrë me këtë çështje. Unë i dënoj edhe ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët.”

Edhe në universitete të tjera, si Yale, Stanford dhe Universiteti i Nju Jorkut janë zhvilluar protesta pro-palestineze, në të cilat është bërë thirrje që universitetet e heqin dorë nga bashkëpunimi me kompanitë që kanë lidhje me Izraelin dhe për një armëpushim në Rripin e Gazës. Shumë prej tyre kanë ngritur kampe me tenda në kampuset e tyre. Rreth50 studentë u arrestuan në Universitetin Yale, të hënën pasi ata refuzuan të largoheshin nga kampi i tyre.

Studentët, që po marrin pjesë në protestat në Universitetin e Kolumbias u kanë kërkuar organizatorëve të protestave jashtë kampusit që të “kujtojnë se për çfarë po protestojmë” dhe të përqëndrohen në luftën në Rripin e Gazës, në vend që të shprehin solidaritet me protestuesit.

Universiteti njoftoi të martën në mëngjes se mësimi në kampusin kryesor, Morningside, ku po zhvillohen protestat, do të ofrohet në një format hibrid për pjesën e mbetur të gjysëmvjetorit. Dita e fundit e mësimit është më 29 prill.

Një pjesë e të dhënave në këtë artikull janë marrë nga agjencitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press

You Might Also Like

VIDEO: Publikohen pamjet e sulmit me zjarrvënie në metronë e Seulit

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Kosova Times April 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Flick para sfidës me ish-skuadrën e tij: Duam fitore ndaj Bayernit

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Presidenti i Republikës Çeke do të zgjidhet në raundin e dytë mes miliarderit Babis dhe gjeneralit Pavel
Rritje e së djathtës ekstreme në Gjermani, Austri e Francë në zgjedhjet e BE-së
Oda Ekonomike reagon për sulmet ndaj mediave: Dëmtojnë të drejtën për informim të qytetarëve
Tërnava: Ramazani, periudhë reflektimi dhe bashkimi për paqe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?