By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Siçilia e kontrasteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Siçilia e kontrasteve
Turizëm

Siçilia e kontrasteve

Kosova Times
Last updated: 2024/04/23 at 4:38 PM
Kosova Times Published April 23, 2024
Share
SHARE

Reportazh nga Zejdush Kastrati

Nga aeroporti “ Nena Tereza” ne Tirane, deri ne aeroportin “ Vencenzo Bellini”ne qytetin e dyte me te madh ne Sicili, Katania, aeroplanit te kompanisë “Wizz Air” i duhen vetëm 1 ore e 10 minuta fluturim, dhe je ne Sicilinë e ëndrrave, apo vendin qe për shume kënd identifikohet si epiqendra apo “ ish selia e mafies botërore ..” !
Qe ne start ballafaqohesh me një aeroport modest, pa ndonjë standard modern, më disa kthina qe ngjasojnë ne stacione autobusësh, dhe pa ndonjë përshtypje, te ndonjë aeroport metropoli..!
Edhe kur del jashtë aeroportit, dhe angazhohesh për te siguruar një auto “ Rent a Car ”, pritjet dhe procedurat janë shume te koklavitura.

Qyteti nga aeroporti është larg vetëm 5 km, por për te hyre ne qytet dhe për te gjetur hotelin ku ke pronotuar  qëndrimin, është e pamundur nëse nuk disponon navigim , por gjithashtu, karakteristikë e veçantë është se shumica e rrugëve janë një kahesh, shume te ngushta e me lakesa te papritura, dhe me komunikacion shume te koklavitur e fare te respektueshëm, karshi kalimtareve por edhe palëve pjesëmarrës..!
Katania është qyteti i dyte me i madh sa i përket numrit te banoreve ne Sicili ( 320 mije banore), por sipas një raporti te World Weather Online ,ky qytet është i dyti ne bote me 347 ore diell ne muaj, andaj numri i vizitoreve nga gjithë bota është shume i madh.
Ajo qe ofron për vizitoret ky qytet, janë shume ndërtesa e katedrale qindra vjeçare, që llogariten edhe kryevepra te arkitekturës normane, te stilit barok, por edhe kohës se pellazgeve.

 

Kështjella Aci, një lokal mbi det, ku mund me se miri ti shijosh rrezet e detit, është vendi me i parapëlqyer dhe ia vlen te vizitohet, kuptohet nëse mund te gjesh vend te lire për tu ulur dhe shiju një moment te paharrueshëm.
Gjithashtu, edhe plazhi me rërë kristali janë atraksion i kalibrit botëror.
Ne këtë qytet, por edhe ne qytete tjera , për habi është bukur vështire te gjesh shitore ushqimore por edhe barnatore te furnizuara, (si tek ne në Kosove, )pos supermarketit Lidl, apo Conad , por me përmasa, as sa çereku i Viva Fresh-it ne Kosove, por me produkte shume me cilësore, e me disa çmime edhe me te lira se tek ne, në Kosove !
Qyteti tjetër qe ofron një standard pak me te larte zhvillimi, është Mesina ne Jug te Italisë ,me mbi 200 mije banore, gjithashtu me arkitekture karakteristike qindravjeçarë e me një pastërti me te avancuar, me ( Basiliken)Katedralen katolike madhështore ,nder me te vizituarat, e te ndërtuar sipas arkitekturës gotike.
Edhe porti i këtij qyteti është një mrekulli e veçantë për syrin e vizitorit, meqë aty ankorojnë anijet me te mëdha te botes.

Top destinacion tjetër për shume turiste te botes ne këtë pjese te Sicilisë është vizita ne fshatin piktoresk Savoca, ne maje te kodrinës, qe shkon përmes rrugës gjarpërore dhe përfundon ne “Bar Viteli” ku artisti me fame botërore Michael Corleone ka xhiruar një pjese te filmit te shume pëlqyer “Kumbari”.
Këtu vizitoret bëjnë fotografi por edhe ulen ne karrigen dhe tavolinën ku është shërbye ky aktor ,dhe mund te shërbeheni edhe me një birre ,apo kafe, por 10 euro..!
Qyteti me piktoresk, komplet i shtruar me kalldrëm e rrugica te ngushta, shtëpi shume te vjetra te puthitura me njëra tjetrën ,përballe nje panorame shume magjepsëse nga lart drejt detit, qyteti Teormina, te mrekullon me : qendrën historike, me plot turiste, me një arkitekture karakteristike ndërtimi , me dyqane ,kafene e restorante plot kolorite e ushqim qe vetëm italianet dinë te ofrojnë.
Qyteti Sirakuza, nje destinacion tjeter mbreslenes , me portin shume piktoresk e tregun e furnizuar me lloj-lloj ushqimesh lokale tipike siciliane, pastaj muzeun “Paolo Rosi”, nder me kryesoret ne Evropë sa i përket arkeologjisë nga koha Greke apo romake, janë pika te preferuara ne këtë qytet.
Edhe Shadervani ia vlen shume te vizitohet, meqë dallohet me bukuritë, e veçanërisht ne mbrëmje me rastin e perëndimit te diellit qe duket qarte diçka e papare nga kjo pozitë.

Një qytet tjetër Noto ,qe edhe UNESCO me 2002 e pranoi ne gjirin e vet duke e shpallur si “ kurora e zhvillimit te Barokut” ne Evropë, edhe pse pat pësuar rende nga tërmeti i vitit 1693, por u rinovua krejtësisht, është një perle e arkitekturës dhe civilizimit. Gjendet pas një kodrine qe mendon se aty nuk mund te këtë asnjë banor apo shtëpi, por ndodh e kundërta, ku vështirë e ke te ndahesh dhe ti thuash vetes mjaft..!
Për ti pare bukuritë, atraksionet e atë çka te ofron Italia, se paku duhet një muaj kohe e shume para, por edhe Sicilia si një nga rajonet autonome me status special, më 5 milion banore , me kryeqendrën Palermo, ka shumëçka qe i ofron vizitorit, por ajo qe sipas meje mbetet enigme, se si jetohet, si sigurohen te ardhurat , cila është perspektiva e këtij rajoni , është fakti se nuk vërejta ndonjë zhvillim ekonomik, nuk pash asnjë kompani prodhuese, nuk pash toke pjellore, pos gjate rrugëtimit nga Katania drejt Mesines me plantazhe portokalli, ( fryte te pa mbledhura )nuk pash asnjë shtëpi te re, nuk pash as fëmijë neper qytete, as sicilian e siciliane me ndonjë sharmë siç mund ti takosh ne Rome, Milano.., ..!!!

Përjetova tollovi ne komunikacion, bilë ne hotelin ku banoja ne Katania ne qendër te qytetit, buria dhe fishkëllimat e veturave e motorëve, edhe pas orës 11 te natës , ngjasonin sikur kur je ne “ Muharrem Fejza” te Prishtinës!

Pash edhe bërllok, e mbeturina, pash edhe disa lypsare ,por jo brenda ne lokale, pash edhe parkim veturash vend e pa vend, pash edhe persona pa kulm mbi koke qe flinin jashtë, por edhe shtëpi banimi qe nuk mund ti gjesh te ne ..!

Kuptohet, gjitha këto i mbulon (ndoshta) turizmi, por me një relief kryesisht kodrinor, kam bindjen, se Sicilia është rajoni me i pazhvilluar i Italisë që ka ndikuar edhe ne migrim drejt ShBA-ve, Kanadas.., por edhe rajoneve tjera te Italisë, si dhe involvimi ne veprime kriminale si e vetmja mundësi për mbijetese, andaj edhe kur përmendet Sicilia, çdo kujt, se pari i shkon mendja te fjala mafi !

Ta vizitosh Sicilinë si turist ia vlen gjithë sesi, sicilianet janë mikpritës te mrekullueshëm, ky rajon ofron arkitekture, art, muzike, kuzhine perfektë … por ballafaqohesh edhe me kontraste te mëdha…!

Megjithatë, edhe te sicilianet, si gjithë italianet, bindesh se janë popull qe kënaqin shpirtin e vet . Jo shtëpi te mëdha e ndërtesa gjigante. Jo vetura te shtrenjta, jo pispillosje, por tavolina te mbushura plot kur hane, pije e ushqime te freskëta , me bollëk e me muzike, dhe shume gazmore..!

Popull qe din te jetojnë e te kënaqen ne këtë jete..!

You Might Also Like

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

Durrës, markohet shtegu “Falëza e Kishës-Kalaja e Kepit të Rodonit”

Bregdeti i Shëngjinit gati për festivalin muzikor UNUM

Anija turistike “Seabourn Encore” me 600 turistë viziton portin e Sarandës

Vende në këmbë në aeroplanë – E ardhmja e re e fluturimeve të lira?

Kosova Times April 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të fillojë në mars

Kosova Times Kosova Times January 18, 2023
62-vjeçari qe vrau nënën një ditë më parë para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, por s’më beson njeri
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell
Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, nuk është çështje diskutimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?