By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 dhjetor
December 12, 2025
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deliu-Kodra dhe Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASh-it për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deliu-Kodra dhe Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASh-it për Kosovën
Lajme

Deliu-Kodra dhe Gruda: Korrupsioni në Qeverinë Kurti – kryefjala e raportit të DASh-it për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 12:32 PM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën shpërfaqë paaftësinë dhe dështimin e skajshëm të Qeverisë Kurti në të gjitha fushat. 

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në një konferencë për media, tha se të gjeturat e këtij raporti faktojnë sesi tash e katër vjet Kosova udhëhiqet nga një Qeveri e korruptuar, e paaftë, nepotiste dhe abuzuese e kërcënuese ndaj lirisë së shprehjes dhe asaj të medias.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili, edhe këtë herë, sikur vitin e kaluar, është tejet i zymtë, tregon më shumë sesa realitetin tonë në Kosovë. Ky raport, që padyshim është kredibil dhe mirë i analizuar, shpërfaqë dështimin e skajshëm të kësaj Qeverie në të gjitha fushat, më të rëndësishmet në udhëheqjen e shtetit”, shtoi ajo.

Deliu-Kodra ngriti shqetësimin për konstatimin e raportit të DASH për korrupsion serioz qeveritar, pjesë e të cilit janë edhe pesë ministra e dy zëvendësministra nën hetime për vepra penale të cilët ndërlidhen me korrupsionin.

“Kemi edhe dy vendimet të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilat kanë shpallur fajtore ministren e MINT, Rozeta Hajdari dhe zëvendësministren e MPJD, Liza Gashi për mosdeklarim të pasurisë. Rastet eklatante të kësaj Qeverie dhe eksponentëve të tyre gjatë këtij mandati që ndërlidhen me korrupsionin masiv qeveritar, janë tejet të shumta. Aferat e ambasadorit Martin Berishaj, Nagip Krasniqit të KEK-ut,  Faruk Mujkës, Ridvan Muharremit dhe Ministres Hajdari lidhur me rezervat shtetërore, kontratat njëburimore që tejkalojnë 200 milionë euro, deri te raportimet e fundit të mediave për faljen e miliona borxheve të kompanive nga Ministri Liburn Aliu, vetëm sa forcojnë edhe më shumë këto konstatime të DASH-it. Fatkeqësisht, siç e keni parë, Vetëvendosja në vazhdimësi ka refuzuar kërkesat tona për themelimin e komisioneve hetimore parlamentare duke shtuar dyshimet tona të bazuara se sa thellë ishin zhytur në këto skandale”, theksoi ajo.

Deliu-Kodra potencoi se viteve të fundit Kosova ka pësuar rënie në ranglistën për lirinë e medias si pasojë e presionit nga zyrtarë të Qeverisë Kurti, të cilët përveç kërcënimeve e fushatave shpifëse ndaj gazetarëve, kanë ndërmarrë edhe veprime konkrete për të mbyllur një medium nacional.

“Kjo pasqyrë nuk i shërben të ardhmes së Kosovës dhe integrimit të saj euro-atlantik. Përkundrazi, Qeveria, përmes veprimeve të saj ka përkeqësuar edhe mirëqenien e qytetarëve edhe imazhin e vendit në botë. Për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova tashmë gjendet edhe nën sanksione ndërkombëtare me qindra-miliona euro të bllokuara. Kjo nuk është Kosova për të  cilën është punuar me vite”, tha Deliu-Kodra.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda tha se në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përshkruhet me saktësi dobësimi i përgjithshëm i nivelit të sundimit të ligjit dhe në veçanti ndërhyrjet e qeverisë në sistemin e drejtësisë.

“Disa herë në këtë raport gjendet fjalia “ndërhyrjet politike në drejtësi”. Kjo tregon qartë për përpjekjet e vazhdueshme të kësaj qeverie për të mbrojtur njerëzit e saj të korruptuar përmes ndërhyrjeve në organet e sistemit të drejtësisë. Një gjë kjo të cilën ne si PDK e kemi thënë vazhdimisht, sot ajo është konfirmuar edhe nga raporti i DASH-it. Ndërkohë, nuk është bërë asgjë për të realizuar reformat e premtuar në sistemin e drejtësisë, nuk ka filluar ende procesi i vettingut dhe kanë vazhduar shkeljet e Kushtetutës”, theksoi ai.

Gruda vuri në pah edhe problemet e shumta që ka Kosova me dhunën kundër grave dhe dhunën në familje, të cilat përmenden në raportin e DASH-it.

“Sërish vihet theksi tek dështimet e qeverisë se Kosovës për të zbatuar ligjin në mënyrë efektive. Kjo nënkupton, edhe dështimi për të ndërmarrë masat e nevojshme për të luftuar dhe parandaluar dhunën dhe vrasjen ndaj grave. Po ashtu, kanë munguar edhe programet e integrimit për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore. Nuk mund të mos përmend këtu se pasi një grua u vra dhe u shpall ditë zie, Ministrja e Drejtësisë gjeti kohë të shkoi në fushatë për tu përzier në zgjedhje në Maqedoni të Veriut. Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo vazhdoi ekskursionin e saj politik edhe nëpër shtetet tjera të Evropës, Gjermani e Suedi. Kjo tregon mjaftueshëm për seriozitetin e kësaj qeverie për të trajtuar problemin e vrasjes së grave në Kosovë”, tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare

Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë

IKKL: E vërteta flet, kërkesa për drejtësi vazhdon

Anëtarësimi në NATO, Kosova po shihet si faktor stabiliteti

I riu i raportuar i zhdukur gjendet i vdekur në një livadh afër shtëpisë

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama takon në Tiranë liderët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut

Kosova Times Kosova Times January 11, 2023
Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace do të largohet
`MSN`: Shqipëria mes vendeve më spektakolare në botë
Pushimi ne qytetin Valencia, Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës për vitin 2024
‘Putini duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk mund të fitohet kurrë’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?