By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Një komediane e famshme e ftoi presidentin argjentinas në skenë. Pasoi një kaos!
January 29, 2026
Edhe pesë të ndaluar për dyshim të falsifikimit të rezultateve në Prizren
January 29, 2026
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi
January 29, 2026
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë elektrike
January 29, 2026
Nga 1 muaj paraburgim 15 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh zgjedhore
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania do ta rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e ndihmës në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania do ta rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e ndihmës në Gazë
Rajon / Botë

Gjermania do ta rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e ndihmës në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 10:06 AM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Gjermanisë synon ta rifillojë së shpejti bashkëpunimin me agjencinë e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) në Rripin e Gazës, thanë të mërkurën zyrtarët e lartë gjermanë.

Ky vendim vjen pas një hetimi nga ish-ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, për të mësuar nëse disa punëtorë të UNRWA ishin përfshirë në sulmin kundër Izraelit më 7 tetor nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hetimi i udhëhequr nga Colonna për neutralitetin e kësaj agjencie gjeti të hënën se Izraeli ende nuk ka qenë në gjendje të ofrojë prova për akuzat që i bëri se qindra punëtorë të UNRWA ishin operativë të Hamasit në Gazë.

Dy ministra gjermanë, i Punëve të Jashtme dhe i Zhvillimit, i bënë thirrje UNRWA-së t’i zbatojë shpejt rekomandimet e raportit, përfshirë forcimin e auditorit të brendshëm dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së jashtme të menaxhmentit të projektit.

“Në mbështetje të këtyre reformave, Qeveria gjermane së shpejti do ta vazhdojë bashkëpunimin me UNRWA në Gazë, siç kanë bërë tashmë Australia, Kanadaja, Suedia dhe Japonia”, thanë ministrat gjermanë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, e njohur si UNRWA, punëson mijëra persona dhe ofron ndihmë dhe shërbime jetike për miliona njerëz në gjithë Lindjen e Mesme.

Në Gazë, kjo organizatë ka qenë kryesorja që ka ofruar ushqim dhe ka siguruar strehim për civilët, gjatë luftës Izrael-Hamas.

Disa vende e kishin ndërprerë bashkëpunimin me UNRWA pasi Izraeli e akuzoi së punëtorët e tij janë operativë të Hamasit.

You Might Also Like

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lirimi i Radoiçiçit, deputetja britanike: Ende asnjë ndëshkim ndaj Beogradit, Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar nga BE-ja

Kosova Times Kosova Times October 5, 2023
Lajçak pret në zyre komandantin e ri të KFOR-it, flasin për situatën në Kosovë dhe dialogun
Ish-lideri i partisë franceze Le Pen dyshohet për përvetësim të fondeve të BE-së
Si nënkontraktues të Kinës në Serbi, ku po ndërtojnë rrugë Radoiçiq dhe Vesellinoviq?
Moti në Kosovë i vranët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?