By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadori Shabani jep lajmin e mirë: Hapet shkolla shqipe edhe në Gaillard të Francës
July 9, 2025
Miliarderi francez Olivier Buig në paraburgim, i dyshuar për gjueti të paligjshme
July 9, 2025
Trump tani mbështet ndëshkimin e Putinit: Kur mund të shqyrtohet në Senat projektligji për sanksionet ndaj Rusisë?
July 9, 2025
Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg në Spanjë
July 9, 2025
Jashar Misini, një emër me rrënjë të forta familjare në LDK, mund t’i prijë listës së LDK-së në Viti
July 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtim i spiunazhit rus dhe kinez në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtim i spiunazhit rus dhe kinez në Gjermani
Rajon / Botë

Shtim i spiunazhit rus dhe kinez në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2024/04/24 at 9:06 AM
Kosova Times Published April 24, 2024
Share
SHARE

Në një interval të shkurtër kohor në Gjermani u zbuluan spiunë të dyshuar për Rusinë dhe Kinën. Motivet e tyre: lufta në Ukrainë, interesa ekonomike dhe sulm ndaj demokracisë.

Në zyrën e shtypit të Prokurorit të Përgjithshëm gjerman këto ditë është shtuar puna. “Ndalim për shkak të aktivitetit të dyshuar të spiunazhit”, thuhet në njoftimin e 23 prillit. Të njëjtin titull ka edhe një njoftim për shtyp një ditë më parë. Në të dyja rastet katër të dyshuarit, tre burra dhe një grua kanë spiunuar për Kinën. Në lajmin e 18 prillit bëhet fjalë për dy burra, që me porosi të Rusisë kanë planifikuar goditje ndaj objektivave ushtarake në Gjermani. Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet, se “ndalimet janë bërë për shkak të veprimtarisë agjenturore dhe anëtarësisë në organizata të huaja terroriste “Republika Popullore Donjeck”.

Këto njoftime shkaktuan reagime të shqetësuara në Gjermani. Deputeti i të Gjelbërve, Konstantin von Notz është i alarmuar. “Ne duhet më të fund të kuptojmë, se këtu bëhet fjalë për një rrezik maksimalisht serioz dhe real të sigurisë sonë”, ka theksuar von Notz njëkohësisht edhe kreu i komisionit parlamentar për shërbimet informative. Edhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas Haldenwang e bën të qartë për DW. “Ne i kishim nisur hetimet. Dhe pasi gjendja e të dhënave ishte e qartë, mundëm në këtë rast t’a dorëzonim ato policisë dhe prokurororisë.”

Thomas Haldenwang  me syze dhe kostum të ziThomas Haldenwang  me syze dhe kostum të zi
Presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas HaldenwangFotografi: Thomas Sparrow/DW

Qëllimet globale të Kinës sipas Mbrojtjes Kushtetuese Gjermane

Për kreun e shërbimit të brendshëm informativ ky zhvillim aktual nuk është i habitshëm. Ky autoritet gjerman që në një raport të vitit 2023 e bën të qartë: “Qëllimet globale ambicioze të Kinës do të ndiqen me një tendencë të përgjithshme për më shumë pushtet për formësimin e pretendimit për udhëheqje dhe me intensifikim të aktiviteteve të tjera të spiunazhit dhe ushtrimit të ndikimit nga aktorë shtetërorë.” Për këtë Haldenwang foli edhe në një simpozium të Mbrojtjes Kushtetuese në Berlin. “Deri në vitin 2049 Kina kërkon të jetë pushteti numër 1 politik ekonomik dhe ushtarak në glob. Këtë qëllim ajo e ndjek në vijimësi, me mjete legale por edhe me mjete ilegale.”

Si shembull merren studentët dhe studiuesit kinezë në universitetet gjermane. “Këta persona janë të detyruar të japin informacione tek shteti”, thotë, Haldenwang. Po kjo shihet edhe tek ekonomia. Tek çdo Joint Venture, tek çdo investim direkt vijnë menaxherë dhe personel ekstra nga Kina, tha kreu i Mbrojtjes Kushtetuese, duke e parë këtë si një portë të hapur për spiunazh potencial.

Spiuni në paradhomën e politikanit të AfD-së?

Në këtë skenar mund të shihet dhe një agjent i arrestuar së fundmi. Problemi është se ai ishte punonjës  i Maximilian Krah, kandidatit kryesor të AfD për zgjedhjet europiane  2024. AfD- që në shkallë federale në Gjermani konsiderohet nga Mbrojtja Kushtetuese si e dyshuar për ekstremizëm të djathtë, ka lidhje të ngushta edhe në Rusi.

Aktivitetet e spiunazhit të Moskës në dallim nga Kina përqëndrohen tek objektiva afatshkurtra. Sipas Haldewang kjo lidhet me sulmin në shkelje të së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës. “Para një luftë të ashpër me ushtrim të jashtëzakonshëm dhune nga Rusia do të ishte pakujdesi nëse nuk do mendohej se aftësitë dhe vullneti i shërbimeve sekrete të saj nuk do të viheshin në veprim në Europë.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser dhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas HaldenwangMinistrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser dhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas Haldenwang
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser dhe presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese, BfV, Thomas HaldenwangFotografi: Christoph Soeder/dpa/picture alliance

Në kërkim të prorusëve

Sipas presidentit të Mbrojtjes Kushtetuese aktivitetet ruse të spiunazhit pritet të shtohen në Gjermani. Regjimi rus ka vënë në fokus për qëllimet e tij edhe ata njerëz në Gjermani që kanë sfond migrimi rus. “Deri tani komuniteti është treguar shumë i përmbajtur”, thekson Haldewang. Por vihen re tek këto qarqe raste të veçanta të simpatisë së madhe për Putinin. “Në këtë kuptim këtu mund të shihet një potencial i mundshëm personash që do të ishin pastaj të gatshëm të vepronin për Rusinë.”

Minsitrja e Brendshme gjerman,e Nancy Faeser pas arrestimit të gjashtë spiunëve të dyshuar bën një bilanc pozitiv. “Autoritetet tona të sigurisë, me në krye Zyrën Federale për Mbrojtjen Kushtetuese e kanë forcuar masivisht mbrojtjen e spiunazhit. Kështu ne po mbrohemi kundër kërcënimeve hibride të regjimit rus por edhe nga spiunazhi nga Kina. Sukseset aktuale të hetimeve e tregojnë këtë.”

You Might Also Like

Miliarderi francez Olivier Buig në paraburgim, i dyshuar për gjueti të paligjshme

Trump tani mbështet ndëshkimin e Putinit: Kur mund të shqyrtohet në Senat projektligji për sanksionet ndaj Rusisë?

Arminka Heliç iu përgjigj Rod Blagojeviç: Qëllimi është të minohet rruga euroatlantike e BiH

Fëmijët tanë ndoshta nuk do të jenë në gjendje ta gjejnë Gazën në hartën e botës

Ai e qëlloi shokun e tij të dhëndrit 16 herë në mes të ditës sepse ishte i bindur se partnerja e tij po e tradhtonte

Kosova Times April 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Argjentina e nis me fitore Kupën e Amerikës

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Mirziyoyev fiton lehtësisht mandatin e tretë si president i Uzbekistanit
Takimi i Kurtit me deputetët e Parlamentit Evropian, Rohde: Implementimi i marrëveshjës esencial për rrugën drejt BE-së
Shqipëri, gratë në agroturizëm, një përballje e vështirë në zonat rurale
Katër njerëz të vrarë nga të shtënat pranë xhamisë në Oman
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?