By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënim minimal që e ngarkon Serbinë me përgjegjësi shtetërore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dënim minimal që e ngarkon Serbinë me përgjegjësi shtetërore!
Opinion

Dënim minimal që e ngarkon Serbinë me përgjegjësi shtetërore!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/25 at 12:57 PM
Kosova Times Published April 25, 2024
Share
SHARE

Për masakrat në rrethin e Pejës dënohen me vetëm 56 vjet burg shtatë ish-anëtarë të ushtrisë jugosllave (të njohur si “Çakallët”)

Shkruan: Florim ZEQA

Deri tek ky dënim minimal erdhi pas denoncimit të krimeve nga të mbijetuarit e masakrave, të cilët, përveçse i panë me sytë e tyre, i përjetuan rëndë në shpirt dhe në zemër krimet më të monstruoze dhe makabre ndaj familjarëve të tyre. Edhe pse dënim minimal dhe i vonuar, megjithatë është një dritë e vogël në fund të tunelit për drejtësi dhe një satisfaksion i vogël moral për familjarët e viktimave të terrorit serb.

Të dhënat zyrtare të një dënimi minimal

Sipas njoftimit të publikuar në Web-faqen e Gjykatës së Lartë në Beograd më 24 prill 2024, ish-anëtari i Ushtrisë Jugosllave, Toplica Milladinoviq, u dënua me 20 vjet burgim për krime kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat përreth Pejës më 1999, kurse gjashtë ish-pjesëtarët e tjerë të Ushtrisë Jugosllave u dënuan si në vijim: Predrag Vukoviq u dënua me 13 vjet burgim, Abullah Sokiq me 12, Sinisha Mishiq me 5, ndërkaq Lazar Pavlloviq, Sllavisha Kastratoviq dhe Boban Bogiçeviq u dënuan me nga 2 vjet burgim secili. Ndërkaq, Velko Koriqanin dhe Millan Ivanoviq u liruan tërësisht nga akuzat e ngritura!

Ja vlen për të cekur se gjykimi për këtë rast kishte filluar në vitin 2010. Vendimi i parë ishte marrë më 2014, por Gjykata e Apelit e Serbisë e kishte shfuqizuar atë më 2015.

Sipas aktakuzës, ish-anëtarët e Detashmentit të 177-të të Ushtrisë Jugosllave, (të njohur si “Çakallët”), morën pjesë në masakrat kundër shqiptarëve të Kosovës në fshatrat Zahaq, Lubeniq, Qyshk dhe Pavlan gjatë Prillit dhe Majit të vitit 1999. Të pandehurit, siç u tha në aktakuzë, morën pjesë në vrasjet dhe në shkatërrimin e pronave të shqiptarëve.

Prokurorët thanë se Toplica Milladinoviq si komandant i Detashmentit 177, kishte urdhëruar dëbimin e civilëve shqiptarë dhe se ai kishte njohuri për vrasjet dhe vjedhjet gjatë zhvendosjes së dhunshme të popullatës shqiptare.

Në aktakuzë u tha se vrasjet u kryen në mënyrë mizore dhe tinëzare, teksa në shumicën e rasteve viktimat u qëlluan pas shpine. Më pas, shumica e trupave të viktimave u dogjën, në mënyrë që ata të mos mund të identifikoheshin nga familjarët.

Edhe pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të Beogradit më 24 Prill 2024, ky nuk është vendim përfundimtar, pasi ai prapë mund të apelohet dhe të prolongohet në pafundësi nga autoritetet e drejtësisë serbe!

Pranimi i krimit nga kriminelët, një dritë e vogël në fund të tunelit

Edhe pse dënimi për kriminelët është tepër minimal, pozitiv është fakti se ata i kanë pranuar krimet e kryera, gjë e cila e ngarkon drejtpërdrejt Serbinë me përgjegjësi shtetërore dhe më nuk mund t’ua hedhin fajin “strukturave paramilitare”. Deri tek ky epilog erdhi falë insistimit dhe konsistencës së gjatë e të mbijetuarve të masakrave për zbardhjen e së vërtetës dhe arritjes së qëllimit final për dënimin e kriminelëve.

Edhe pas 25 viteve, dhembja që kanë familjarët për humbjet që ua ka shkaktuar Serbia është e freskët, e madhe dhe e pakompensueshme. Andaj, çdo ngritje e zërit në mbështetje të familjarëve e zbutë sado pak dhembjen e tyre.

Le të shërbejë ky shkrim si thirrje për ndërgjegjen e fjetur të politikanëve kosovarë, të cilët nuk kanë bërë asgjë sa i përket denoncimit dhe zbardhjes së rasteve të rënda kriminale të ndodhura gjatë luftës në Kosovë!

E vetmja gjë që e bënë liderët shtetërorë dhe partiakë për këto 25 vjet, ishte pjesëmarrja dhe fjalimet patetike në përvjetorët e masakrave, si ngushëllim i vetëm për familjarët!

Nuk mjaftojnë fjalët e mira dhe “lotët e krokodilit” për shërimin e plagëve shpirtërore të familjarëve. Shkaku i mos qenurit të Kosovës anëtare e Këshillit të Evropës dhe organizatave tjera ndërkombëtare, drejtuesit e institucioneve shtetërore është dashur që të angazhojnë mekanizma të tjerë për ngritjen e padisë shtetërore ndaj Serbisë, e jo të presin që të kalojë një çerekshekulli nga koha kur kanë ndodhur masakrat dhe vrasjet monstruoze të djegies së kufomave me qëllim të pamundësimit të identifikimit dhe fshehjes së gjurmëve të krimit.

Dallimet dhe ngjashmëritë, e përbashkëta e krimeve në Kosovë

Për secilën masakër të kryer në Kosovë nga forcat serbe, nuk mjafton një shkrim dhe as një libër autorial, duhen vëllime të mëdha librash dhe enciklopedi për t’i trajtuar me fakte dhe argumente të gjitha krimet barbare të forcave serbe.

Edhe përkundër faktit se masakrat e kryera nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe ndaj civilëve të pafajshëm dhe krejtësisht të pambrojtur në rrethin e Pejës, ka dallime dhe ngjashmëri të shumta, nuk i jep të drejt vetës t’i klasifikojë as për nga numrat dhe as nga monstruoziteti i krimit.

Ashtu siç nuk ndahen heronjtë dhe dëshmorët, nuk ndahen as martirët dhe të rënët për lirinë e Kosovës. Ata janë gurthemeli më i fuqishëm i lirisë sonë, janë kallxuesi dhe kryefjala e themeleve të shtetit tonë.

Të mbijetuarit e masakrave janë heronj dhe dëshmitarë të gjallë të cilët i mbajnë të freskëta kujtimet e ngjarjeve më tragjike dhe më të kobshme të familjarëve të tyre dhe popullit tonë në përgjithësi.

Thënë ndryshe, të mbijetuarit e masakrave janë thesare i çmuar për drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare, për të çuar në vend drejtësinë, si parakusht për paqe afatgjatë dhe pajtim mes dy popujve të armiqësuar ndër shekuj, e në veçanti në dekadën e fundit të mileniumit të dytë.

Ky ishte vetëm një vështrim imi analitik rreth ngjarjes makabre dhe dënimit minimal të kriminelëve, për të ndarë dhimbjen dhe pikëllimin e përhershëm me familjarët e viktimave të pafajshme.

Lavdi dhe krenari e përjetshme për të gjithë ata që u sakrifikuan, martirizuan dhe ranë për lirinë që ne sot e gëzojmë!

You Might Also Like

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Kosova Times April 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Joga me qen: Mënyra e parisienëve për ta hequr stresin e fundvitit

Kosova Times Kosova Times December 30, 2023
Çka do të bëjnë F16-shit për Ukrainën?
Miliarderi i lidhur me sigurimin e automjeteve ushtarake ruse që u përdorën në Ukrainë
“Mrekullitë e Shqipërisë”, BBC me cikël dokumentaresh për bukuritë dhe kulturën shqiptare
Pas letrës në KiE, Osmani takoi ambasadorët Hovenier dhe Rohde
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?