By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Kosovë
Teknologji

Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/26 at 6:47 PM
Kosova Times Published April 26, 2024
Share
SHARE

Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE) ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave me infrastrukturë moderne telekomunikuese, rrjet të sigurt e të menaxhueshëm të dedikuar vetëm për qëllime arsimore, e me mbulueshmëri të rrjetit në të gjithë objektin e shkollës, duke ndikuar kështu në aftësimin dhe përgatitjen e gjeneratave të reja për konkurrencën globale.

Në aktivitetin e mbajtur sot në Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime, kanë marrë pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, zyrtarja e Lartë e Operacioneve në Bankën Botërore, Elene Imnadze dhe kreu i GEANT-it, Eric Huizer.

Me këtë rast, Ministrja Rizvanolli theksoi se infrastruktura jonë digjitale, si dhe sektori jonë i shkëlqyeshëm i TIK-ut, e vendosë Kosovën në rend të pare, e në pozicion konkurrues me shtetet evropiane.

Ajo pohoi se sipas raportit “Emerging Europe”, raport i konkurrueshmërisë i 23 vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, përshirë vende si Estonia të cilat janë lidere të IT-së, Kosova renditet e para në rajon për konkurrueshmëri dhe e 11-ta në mesin e 23 shteteve, e para në rajon, e dyta në total pas Rumanisë për infrastrukture dhe e para ne rajon për numër të studentëve të IT-së për 100,000 banorë.

Po ashtu, Ministrja Rizvanolli theksoi se Kosova është duke kaluar në një periudhë të zhvillimeve të hovshme teknologjike, andaj është koha e përkryer për të korrur rezultatet e tyre.

Ajo njoftoi se sa i përket infrastrukturës në sektorin e TIK-ut, veçanërisht qasjes në internet, vitin e kaluar kemi arritur 100% mbulueshmëri të vendbanimeve me internet të shpejtësisë së lartë. Kjo e vendosë Kosovën në top 8 shtetet Evropiane, krahas Zvicrës e Shteteve Nordike.

“E përgjatë lidhjes së vendbanimeve me internet, përmes projektit KODE kemi nxitur më shumë se 10 milionë euro investime nga sektori privat dhe kemi gjeneruar kursime të fondeve publike. Rezultatin e këtyre kursimeve po e festojmë sot, me to kemi lidhur 100 shkollat fillore e të mesme me internet brezgjerë të shpejtësisë së lartë, e kemi instaluar rrjetet e brendshme në objekte shkollore”, theksoi Ministrja Rizvanolli dhe njoftoi se deri në fund të vitit 2024, në rrjetin e internetit do të lidhen edhe 114 shkolla të Kosovës.

Ndërsa Ministrja Nagavci tha se fëmijët dhe të rinjtë janë thesar tona më të çmuara dhe shtylla më e fuqishme e shoqërisë sonë.

“Përkushtimi ynë për t’i përgatitur ata për arsim të qëndrueshëm, relevant dhe gjithëpërfshirës, është prioritet i padiskutueshëm. I tillë është edhe objektivi ynë për t’i përgatitur ata me shkathtësitë e duhura në tregun dinamik të punës”, tha Nagavci dhe shtoi se ambientet mësimore po digjitalizohen me shpejtësi në tërë botën, dhe Kosova po avancon me ritme po aq të shpejt drejtë këtyre nevojave.

Ministria e Ekonomisë si dikaster përgjegjës për politikat dhe strategjitë kombëtare për sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), deri në vitin 2030 ka për synim që Kosova të jetë një vend modern digjital me ekonomi të avancuar digjitale, administratë publike efektive duke siguruar përdorimi i zgjuar i infrastrukturës.

ME që nga viti 2021 i është bashkuar Shoqatës GEANT, e lidhur me rrjetin më të madh akademik – rrjetin pan-evropian GEANT ku KREN ka përfituar shumë nga mbështetja e GEANT dhe Rrjetit Kombëtar Evropian për Kërkim dhe Edukim (NREN) të tjera si pjesë e GEANT në zhvillimin e shërbimeve dhe rrjetit tonë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Musk sfidon Wikipedia-n me Grokipedia-n e re dhe premton një revolucion

Japonezët kanë krijuar një lavatriçe për të larë njerëzit, dhe ja si funksionon ajo

Facebook mbyll aplikacionin Messenger në miliarda pajisje, përdoruesit paralajmërohen të ruajnë bisedat para se të zhduken

Kjo është një Škoda e re, asgjë si ajo nuk është prodhuar kurrë më parë…

Dacia në marshin e shtatë: Prezantojne konceptin Hipster

Kosova Times April 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën

Kosova Times Kosova Times September 12, 2025
Tërnava: Fitër Bajrami, festa që na bashkon
BQK: Mbi 180 mijë kartëmonedha 500 euroshe të tërhequra nga qarkullimi
Janjiq: Beogradi po e përdor rastin e policëve për qëllime politike
Arrestohen dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Zubin-Potok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?