By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme
Rajon / Botë

Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme

Kosova Times
Last updated: 2024/04/26 at 4:58 PM
Kosova Times Published April 26, 2024
Share
SHARE

Një sulm izraelit në Rafah, në jug të Gazës, do të shkaktonte katastrofë për civilët, jo vetëm në Gazë, por në mbarë Lindjen e Mesme, tha kreu i grupit të ndihmës, Këshilli Norvegjez për Refugjatë.

Sipas Jan Egeland, një sulm në Rafah, që Izraeli ka paralajmëruar, do të bënte që rajoni të përballej me “numërimin së prapthi për një konflikt më të gjerë”.

Egeland tha për agjencinë Reuters se 1.3 milion civilë që po strehohen në Rafah – përfshirë edhe pjesë e stafit të Këshillit Norvegjez për Refugjatë – po jetojnë “në frikë të jashtëzakonshme” nga një ofensivë izraelite.

Gjatë kësaj jave, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Rafahut, pasi tha se do të evakuojë civilët para sulmit që planifikon të kryejë në këtë vendndodhje, pavarësisht se aleatët kanë paralajmëruar se një sulm i tillë do të shkaktonte viktima të shumta.

Egeland i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos kryejë operacion në Rafah.

“Netanyahu, ndaloje këtë. Do të ishte katastrofë jo vetëm për palestinezët, por edhe për Izraelin. Do të jetë njollë përgjithmonë në ndërgjegjen e Izraelit dhe historisë”, tha ai.

“Ne nuk na duhet një luftë e re në Lindje të Mesme. Në këtë moment, ndiej se ky është një numërim së prapthi për një konflikt më të madh”, shtoi ai.

Izraeli po kryen ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës për më shumë se gjashtë muaj dhe ka thënë se qëllimi i tij është që të zhdukë Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë.

“Gaza është përballur me bombardime më të mëdha sesa Alepo, Raka, apo Mosuli”, tha Egeland, duke iu referuar qyteteve në Siri dhe Irak, që janë përballur me fushata bombarduese të ashpra në dekadën e fundit.

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kosova Times April 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për të dielën, 5 janar 2025!

Kosova Times Kosova Times January 4, 2025
Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar
Erdogan nis turneun ne Gjirin Persik, optimist për marrëveshjen e grurit
Gjykata zgjati arrestimin e ish-avokatëve të Alexei Navalny
“Spiunazhi është një kërcënim i vazhdueshëm” – BE propozon sanksione të reja ndaj Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?