By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qyteti antik i Bylisit; thesari arkeologjik i Shqipërisë, i panjohur nga turistët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Qyteti antik i Bylisit; thesari arkeologjik i Shqipërisë, i panjohur nga turistët
Turizëm

Qyteti antik i Bylisit; thesari arkeologjik i Shqipërisë, i panjohur nga turistët

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 7:28 PM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur nga turistët vendas dhe të huaj. Qyteti që dikur ishte qendra e Ilirisë jugore ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve në Ballkan, të cilët këtë vit kanë nisur të zbulohen për vizitorët. Ndërtimi i një rruge të re pritet ta kthejë këtë qendër arkeologjike në një itinerar të rëndësishëm turistik.

Mbi një kodër të butë mbi rrjedhën e Vjosës, në zemër të Mallakastrës, nga ku shihet që nga Adriatiku deri në kufijtë shtetërore të Shqipërisë me Greqinë, shtrihen rrënojat e qytetit antik të Bylisit.

Qyteti që jetoi gati dhjetë shekuj ka një harmoni të periudhave të ndryshme historike që nisin nga mesi i shekullit të IV para Krishti, kur mendohet se u themelua, duke shërbyer si qendra e Ilirisë jugore dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.

Mure madhështorë rrethues në një sipërfaqe mbi 2 km dhe kulla mbrojtëse që flasin për mjeshtër të paarrirë të gurit, rrënojat e një teatri me rreth 7500 vende, një shëtitore gati 4 hektarë dhe stadium, por edhe tempuj dhe godina banimi dëshmojnë për një periudhë te hershme kur Bylysi ishte kryevendi i këtij rajoni, pasi kontrollonte udhëkalimet e kohës në luginën e Vjosës.

Ardit Shehu, përgjegjës i këtij parku thotë për Zërin e Amerikës se “sipërfaqja e Parkut arkeologjik të Bylysit është 32 hektarë. Bylisi përfaqëson një numër të madh monumentesh që janë nga shekulli i katërt para Krishtit. Monumentet e para të qytetit lidhen me teatrin, gjimnazin, stadiumin, shëtitoren dhe monumente të tjera që janë ngritur më vonë”.

Këtë vit Parkui i Bylisit lidhet me rrugën kombëtare Levan -Tepelenë me një segment të ri gati 7 kilometër që ka nisur të rrisë vizitueshmërinë e këtij thesari arkeologjik të Shqipërisë gati të pashfaqur më parë si për turistët vendas edhe të huaj.

“Këtë vit ka patur edhe një rritje të numrit të vizitorëve, krahasur me vitin e kaluar ne kemi dyfishin e të ardhurave. Jemi të kënaqur me infrastrukturën rrugore që na e bën tani të lehtë komunikimin në park. Kemi këtë vit edhe një rritje të numrit të guidave” , thotë përgjegjësi i Parkut Bylis Ardit Shehu .

Sipas studiuesve ndërtimi i kishave në shekullin e V pas Krishtit shënon një pikë kulmore për Bylysin.

Katedralja është nga më të mëdhatë në gjithë rajonin dhe është bazilika më e madhe paleokristiane e Shqipërisë.

“Bylysi, thotë Ardit Shehu , ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve rreth një mijë metër katrorë të cilët kanë nisur të zbulohen për vizitorët”.

“Në Bylys janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë dhe këtë e bëjnë një qytet antik të veçantë në Shqipëri dhe më gjerë. Ne kemi menduar që duke filluar nga muaji prill ti hapim gradualisht mozaikët që të jenë të vizitueshëm si për turistët e huaj edhe ata vendas. Mozaikët janë në gjendje shumë të mirë dhe motivet e tyre janë tejet të larmishme”.

Mozaikët paraqesin kryesisht figura shpendësh dhe motive biblike që nga bariu i mirë që kujdesej për ligjet apo një skenë peshkimi.

Ndërsa vizitorë të pakët përshkojnë rrënojat e pesë kishave Albana Shala që jeton në Hollandë thotë se pëlqen të vijë në këtë park të jashtëzakonshëm.

“Unë tani jetoj në Hollandë. Sa herë vij në Shqipëri vij në Bylis me miq të ndryshëm jo vetëm nga Hollanda. Është nga parqet arkeologjike më të ruajtura mirë dhe më i pazbuluari deri tani”, thotë ajo.

Gërmimet arkeologjike në Qytetin antik Bylisit kanë zbuluar disa nga monumentet më të rëndësishme të tij, por studiuesit flasin se rreth 10% e qytetit është zbuluar deri tani.

Bylisi ka shumë për të ofruar dhe ende shumë për të zbuluar dhe siç thuhet në një nga mbishkrimet e gjetura antike “O i huaj, mos e shmang vështrimin nga bukuria e Bylisit.”

You Might Also Like

Nju Jork: Vendet më të preferuara në qytet që i ka të gjitha

Portugalia destinacioni më i mirë evropian për vitin 2025

Hoteli që ndriçon epokën e re të mikpritjes greke

TTW: Zbuloni lumin Vjosa, destinacionin e ri të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s për ekoturizëm

Qytetet më të mira në Evropë: Turistët magjepsen nga një qytet me arkitekturë luksoze dhe jetë nate të gjallë – me pamje nga deti

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjesti i mrekullueshëm i Guardiolës kur mësoi se Musliq ishte mysliman: Në vend të verës e trajtoi me një fanta

Kosova Times Kosova Times March 3, 2025
Kurti për rastin e Popoviqit përmend incizimet në Bruksel: Rast serioz
Blinken: Aneksimi rus i territorit ukrainas është grabitje toke
Si ta bëni një brumë byreku perfekt të hollë dhe elastik?
Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?