By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në inaugurimin e bibliotekës se renovuar në Ulpian, mirëpritet me duartrokitje
June 9, 2025
Pasnesër nis pranimi i aplikacioneve për paraplegjikët e tetraplegjikët
June 9, 2025
Kadrijaj : Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentares është dështim i Kurtit
June 9, 2025
Gërvalla: LDK kudo që sillet do ta ketë aty afër praninë e PDK-së
June 9, 2025
Nënshkruhet projekti për efiçiencë të energjisë për banesat sociale
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët përballë lojërave politike maqedonase!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Shqiptarët përballë lojërave politike maqedonase!
Uncategorized

Shqiptarët përballë lojërave politike maqedonase!

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 5:00 PM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Nuk ka shpresë për kualitet jetësor të asnjë qytetari çfarëdo etnie qoftë apo mirëqenie shoqërore në këtë shtet pa u krijuar një krizë institucionale dhe pa filluar bisedimet në mes të intelektualëve të mirëfilltë shqiptar e maqedon për ridefinimin e shtetit dhe përcaktimin e tij strategjik

Shkruan: Dijana TOSKA

Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe në pritje të zgjedhjeve parlamentare, në etër vërehet një heshtje që vret çdo qytetarë normal në këtë shtet unitarist i cili po na dëshmon se jostabiliteti i tij politik i ka rrënjët më të thella, pikërisht në mosdefinimin e identitetit të tij nacional e strategjik pandam realitetit që shpërfaq multietniciteti etnik, kulturor e historik i këtij shteti.

Ky shtet lindi si rezultat i fitores së një grupi shoqëror të sforcuar përball një grupi tjetër, e jo në bazë të një procesi historik, si një organizëm i gjallë shoqëror ku çmohen e nuk cenohen të drejtat individuale e kolektive.

Në këto zgjedhje dy blloqet politike maqedonase siç u pa sërish, po i kthejnë agjendat e tyre në fillimet e lindjes së shtetit. VMRO –ja me një slogan e diskurs nacionalist kërkon “Kthimin e shtetit”, duke i ftuar votuesit maqedonas të fitojnë shumicën e votave. Këto zhvillime politike dëshmojnë mjaft qartë se kjo mendësi, herë probullgare e në kohë të fundit me simpati proserbe, ende bashkëjeton me mitet e vjetra se ky shtet u takon ekskluzivisht atyre, se do ti anulojnë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që prekin interesat e shtetit të tyre, (si ai me ndryshimin e emrit), nuk duan integrimin evropian dhe se do të jenë të lumtur të jetojnë me mjaftueshmërinë e tyre etnike, pa pasur bash nevojë për askënd as brenda e jashtë saj.

Blloku tjetër maqedonas ai i LSDM që në fillimin e saj u themelua nga neokomunistët maqedonas, të cilët pushtetin e ndërtuan duke i mohuar të drejtat elementare të shqiptarëve e besa edhe duke i vrarë e burgosur me afera të montuara politike, njësoj sikurse pushteti millosheviqian që vepronte në Kosovë. Kjo ideologji vazhdoi deri në ditët e sotme me të njëjtën dashuri vëllazërore por në mënyrë pak më fine, duke i bërë argat të licencuar politikanët shqiptar kinse në emër të së mirës ballkanike e për interesa të Serbisë.

Partitë shqiptare të defaktorizuar në më shumë se 10 partiçka asnjëherë nuk arritën të luajnë një rol vendimtar në definimin e plotë kushtetues sa i përket statusit kombëtar. Ishin pjesë e koalicioneve bashkëqeverisëse, herë me një bllok e herë me bllokun tjetër maqedonas, duke ndërtuar strategji të përbashkëta për kapjen e shtetit, për ndarjen e pasurisë shtetërore për profite personale e grupore, duke krijuar skandale korruptive e shantazhuese, duke kontrolluar çdo pore të jetës në këtë shoqëri, duke e rrënuar për toke sistemin e drejtësisë, ku nuk mund ta gjesh ama asnjë vlerë njerëzore e shumë pak standarde që e karakterizojnë një shtet me sistem demokratikë.

Megjithatë është për t’u përshëndetur ideja që partitë shqiptare të veprojnë në dy blloqe të mëdha politike, siç po veprojnë edhe në këto zgjedhje, duke arritur me këtë dy efekte: mundësinë më të madhe të faktorizimit politik të shqiptarëve dhe pengimin e votës së shqiptarëve që të mos shkapërderdhet nëpër “përroskat” politike maqedonase.

Në këtë maskaradë politike pamë më shumë një luftë të pakuptimtë mediale sikurse ato zënkat e pafundshme mes vjehrrës e nuses, se i kujt është djali, i asaj vrime nga doli apo i kësaj vrime të re ku po hyn e del. Ndërsa, për potencialin akademik që ofrojnë në listat zgjedhore, me disa përjashtime, gjen njerëz që janë në lista të zeza, nën hetime për korrupsion, milioner hajdutë, me pesë vende pune, e pa fije etike me të cilët me lehtësi do të vazhdojë loja e shantazheve nga çdo partner i koalicionit qeveritar për të marr vendime e votuar ligje që mund ta dëmtojnë edhe më rëndë qenien tonë kombëtare.

Nuk ka shpresë për kualitet jetësor të asnjë qytetari çfarëdo etnie qoftë apo mirëqenie shoqërore në këtë shtet pa u krijuar një krizë institucionale dhe pa filluar bisedimet në mes të intelektualëve të mirëfilltë shqiptar e maqedon për ridefinimin e shtetit dhe përcaktimin e tij strategjik.

Të kota e të pavlera tingëllojnë sloganet e partive shqiptare, si “President evropian”, apo “jo Rusisë, po Europës”, sepse me llafe e pavlera nuk shkohet as në Europë e nuk jetohet as në këtë shtet përderisa jeta e përditshme e një qytetari shqiptar mban etiketën e 20% e qiragjiut mbi supe e kombi identifikohet me imazhin arab e dreqit e të birit, por më së paku atë shqiptar në këtë vend.

Partitë politike shqiptare nëse duan të tregojnë pak atdhedashuri e patriotizëm burimor së paku duhet të nënshkruajnë një marrëveshje historike me palën maqedonase mbi vijat e kuqe mbi të cilat nuk do të kishte kompromis:

– Të ridefinohet identiteti nacional i shtetit

– Të ndryshohet kushtetuta

– Shqiptarët të jenë element shtetëformues, përfshirë edhe gjuhën zyrtare shtetërore

– Të ndryshohet ligji për zgjedhje

Vetëm kështu fitohet besimi e respekti ndaj një lideri, të tjerat janë broçkulla që nuk i bëjnë përshtypje as një qilimiu.

You Might Also Like

OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së

Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit

Letonia dhe Kosova ndahen baras

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vapa shtyn kosovarët drejt pishinave

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Mbahen sot zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës
Kursi ATLS- për herë të parë organizohet në Kosovë
Hulumtim i tmerrshëm për Ozempic:Shqiptaret e marrin në masë për të humbur peshë, por pasojat mund të jenë të tmerrshme
Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?