By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Taxhikistani i këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë për në Rusi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Taxhikistani i këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë për në Rusi
Rajon / Botë

Taxhikistani i këshillon qytetarët e vet të mos udhëtojnë për në Rusi

Kosova Times
Last updated: 2024/04/28 at 11:42 AM
Kosova Times Published April 28, 2024
Share
SHARE

Taxhikistani i ka këshilluar qytetarët e vet të mos udhëtojnë për Rusi, për shkak të trysnisë së madhe me të cilën po përballet aziatikët qendrorë pas një sulmi vdekjeprurës në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit njoftoi për “udhëzimin e përkohshëm” më 27 prill, një ditë pasi zyrtarët taxhikë shprehën shqetësimet e tyre se taxhikëve po u mohohej hyrja në Rusi “padrejtësisht”.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe zyrtarët taxhikë kanë raportuar për rritjen e shkallës së ksenofobisë kundër aziatikëve qendrorë në Rusi, pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus, ku u vranë 144 njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Hetuesit rusë thonë se sulmi – i cili është cilësuar si sulmi më i rëndë terrorist në dy dekadat e fundit në Rusi – u krye nga katër burra shtetas të Taxhikistanit.

Autoritetet ruse i kanë arrestuar 11 shtetas taxhikë, të fundit më 27 prill, dhe një shtetas rus të lindur në Kirgistan, në lidhje me këtë sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori një Shteti Islamik Khorasan, degë e grupit ekstremist Shteti Islamik, e cila është aktive në Afganistan dhe në Azinë Qendrore. Taxhikistani i ka arrestuar nëntë persona si të dyshuar për lidhje me sulmin.

Ministri i Jashtëm i Taxhikistanit, Sirojiddin Mukhriddin, tha më 12 prill se “një fushatë e devijuar informuese” në Rusi po krijon “perceptim negativ” për taxhikët.

Ai e dënoi edhe trajtimin që u është bërë të dyshuarve taxhikë në lidhje me sulm, pas akuzave se ata janë torturuar në paraburgim.

Disa të dyshuar taxhikë u shfaqën me shenja dhune dhe abuzimi në një gjykatë në Moskë pas sulmit. Ata u paraqitën të rrahur dhe ta mavijosur dhe me fytyra të ënjtura.

Rusia është destinacion i njohur për punëtorë taxhikë, të cilët migrojnë atje për të punuar në ndërtimtari dhe bujqësi. Më shumë se 652.000 taxhikë udhëtuan për Rusi për të punuar më 2023, sipas zyrtarëve taxhikë.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times April 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Italia dhe Polonia thonë se BE-ja duhet të fokusohet në ndalimin e migrimit

Kosova Times Kosova Times July 5, 2023
Komuna e Gjilanit mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh
Arrestohet edhe një oficer korrektues për arratisjen në Mitrovicë
Sonte dueli i Joshua – Ngannou
Ministria e Kulturës e kujton Erin Godancin: Një prej DJ-ve më të njohur të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?