By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ASK: Regjistrohen gati 900 mije banore, serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në jug
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ASK: Regjistrohen gati 900 mije banore, serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në jug
Lajme

ASK: Regjistrohen gati 900 mije banore, serbët në veri rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në jug

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 1:01 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, tha se serbët në katër komuna në veri të Kosovës ende po rezistojnë të regjistrohen, por jo edhe ata në gjashtë komuna në jug të Ibrit, ku po “regjistrohen në mënyrë masive”.

“Komuniteti serb (në veri) ende heziton në mënyrë masive“, tha Kastrati në një konferencë për media në Prishtinë, në të cilën foli për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, që ka filluar më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Lidhur me mospjesëmarrjen e serbëve të veriut në procesin e regjistrimit, Kastrati tha se javën e kaluar janë zhvilluar bisedime me disa institucione ndërkombëtare dhe “sigurisht ata do t’ju transmetojmë atë çka u thamë ne”.

“Ata duhet të dinë se kjo është një e mirë edhe për ata, për të ditur numrin e atyre që jetojnë në këto komuna. Mospjesëmarrja në regjistrim nuk ekziston”, tha Kastrati, duke u bërë thirrje serbëve në veri të regjistrohen.

Më 5 prill, kur edhe filloi regjistrimi – Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit – kishte thënë se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Kastrati tha se kjo thirrje e Listës Serbe është “jashtë ligjit” dhe se ASK-ja në ditët në vijim do të veprojë sipas ligjit në fuqi, duke mos thënë se çka saktësisht do të bëjë.

“(Kjo thirrje) ka pasur ndikim te pjesa veriore, kurse te pjesa jugore komuniteti serb është duke u regjistruar në mënyrë masive. Projekti i regjistrimit të popullsisë do të ecë përpara. Nëse komuniteti në atë pjesë nuk merr pjesë, ne do të bëjmë një vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Kastrati.

Kosova më 29 prill shënon ditën e 24-të të regjistrimit dhe sipas Kastratit, procesi po shkon ashtu siç është planifikuar.

Sipas tij, ditëve të fundit është regjistruar numër më i madh i popullsisë sesa ishte e planifikuar.

“Deri dje (më 29 prill), janë regjistruar më shumë se 891.000 banorë të Kosovës”, deklaroi Kastrati.

Kastrati u bëri thirrje qytetarëve të jenë aktivë dhe se nëse regjistruesi nuk vjen te një familje brenda këtyre 5-6 ditëve të fundit, banorët duhet të kontaktojnë komunën e tyre për angazhimin e një ekipi. Nëse komuna nuk përgjigjet, banorë duhet ta kontaktojnë vetë ASK-në.

Ai po ashtu tha se banorët duhet të regjistrohen aty ku kalojnë më shumë kohë gjatë një viti, jo në komunën prej nga vjen.

Kastrati tha se ka mundësi që të dhënat preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikohen në pjesën e dytë të muajit qershor.

“Të dhënat do të jenë interesante edhe befasuese, sidomos te struktura e popullsisë, ndoshta edhe te mosha mesatare”.

 

You Might Also Like

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Musmurati: Edhe sivjet, Qeveria Kurti po i lë nxënësit pa libra në fillim të vitit shkollor

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Finlanda mund ta vazhdojë rrugën e anëtarësimit në NATO pa Suedinë
Autoritetet ruse planifikojne të shpërndanjne pothuajse 1.6 trilion rubla në kredi për vendet “miqësore”
Basha thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje
Policia shqiptoi për 24 orë, 1702 gjoba në trafik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?