By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden bisedon me homologun meksikan për emigrimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden bisedon me homologun meksikan për emigrimin
Rajon / Botë

Biden bisedon me homologun meksikan për emigrimin

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 7:56 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka biseduar me homologun e tij meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, lidhur me bashkëpunimin për politikën e emigrimit, teksa lideri amerikan ende nuk ka vendosur nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim ekzekutiv për të ulur numrin e emigrantëve që hyjnë në ShBA përmes kufirit jugor të shtetit.

Pas bisedës telefonike, që u zhvillua me kërkesë të Bidenit, përmes një deklarate të përbashkët, dy udhëheqësit thanë se biseduan për përpjekjet e përbashkëta për të “menaxhuar në mënyrë efektive” emigrimin dhe për të “forcuar efikasitetin operacional” në kufirin mes ShBA-së dhe Meksikës.

“Ne bisedojmë në mënyrë periodike. Ai më thërret, unë e thërras”, tha Lopez Obrador gjatë një konference për media të hënën.

Udhëheqësi meksikan tha se të dyja shtetet kanë bërë përparim në kontrollin e emigrimit të pautorizuar, duke i bindur shumë emigrantë që të mos përdorin metoda të paligjshme për të lëvizur nga shteti në shtet. Ai po ashtu mirëpriti vendimin e Gjykatës Supreme amerikane, që u mor në janar. Sipas këtij vendimi, agjentët e kontrollit kufitar mund të heqin telat me gjemba që shteti i Teksasit vendosi përgjatë kufirit, si mënyrë për të penguar emigrantët.

Në deklaratën e përbashkët, Biden dhe Lopez Obrador thanë se kanë urdhëruar këshilltarët e tyre të sigurisë kombëtare që “menjëherë” të marrin masa konkrete për të ulur numrin e kalimeve të paligjshme kufitare, megjithëse nuk dhanë më shumë detaje. Por, në deklaratë u tha se kjo politikë do të mbrojë të drejtat e njeriut.

Që nga kolapsimi i legjislacionit për kufirin në Kongres më herët gjatë këtij viti, Shtëpia e Bardhë nuk e ka përjashtuar mundësinë që Biden të lëshoi një urdhër ekzekutiv për rregullat e azilit, me qëllim që të ulë numrin e emigrantëve në kufirin jugor të ShBA-së.

Sipas shifrave të fundit, numri i kalimeve ilegale të kufirit ka rënë, pasi në dhjetorin e vitit të kaluar u arrit rekordi prej 250.000, teksa zyrtarët meksikanë kanë rritur përpjekjet e tyre për të parandaluar emigrimin ilegal.

You Might Also Like

KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese

Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike

“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”

Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie

Thriller diplomatik para “orës zero”

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Trendafilovës i vazhdohet mandati si kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosova Times Kosova Times December 13, 2024
Profesorët e universiteteve në protestë për rritjen e pagave
Media: Në shtator, Rusia dhe BRICS do të bëjnë të ditur hyrjen e një vendi në klub
Fajon: Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, tani ose kurrë
Grupi kurd merr përgjegjësinë për sulmin ndaj firmës turke të mbrojtjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?