By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Duka përkujton Vokrrin: Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë
June 9, 2025
Kosova – Komoret, formacionet
June 9, 2025
Përurohet objekti i ri i Stacionit Policor në Izvor të Zveçanit
June 9, 2025
Osmani takohet me Orav, flasin për krijimin e institucioneve
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken thotë se ka “përparim të matshëm” në situatën humanitare në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Blinken thotë se ka “përparim të matshëm” në situatën humanitare në Gazë
Uncategorized

Blinken thotë se ka “përparim të matshëm” në situatën humanitare në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 1:22 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë parë “përparim të matshëm” në situatën humanitare në Gazë gjatë javëve të fundit, tha të hënën sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë.

Duke folur në Riad të Arabisë Saudite, Blinken tha se mënyra më efektive për të lehtësuar krizën humanitare në Gazë do të ishte arritja e një armëpushimi.

Ai gjithashtu tha se Uashingtoni vazhdon përpjekjet për të parandaluar zgjerimin e luftës në Gazë.

Blinken mbërriti në Arabinë Saudite të hënën, në ndalesën e parë të një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme për të diskutuar disa çështje, përfshirë qeverisjen e Gazës pasi të përfundojë lufta me Izraelin.

Diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Izrael në fund të kësaj jave, ku ai pritet të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndërmarrë hapat konkret që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gazë.

Në Riad, Blinken pritet të takohet me liderë të lartë sauditë dhe të zhvillojë një takim më të gjerë me homologët e pesë shteteve arabe – Katari, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania – për të çuar më tej diskutimet mbi atë se si do të dukej qeverisja e Rripit të Gazës pas luftës, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Blinken pritet gjithashtu të bashkojë vendet arabe me shtetet evropiane dhe të diskutojë se si Evropa mund të ndihmojë përpjekjet e rindërtimit të enklavës së vogël, e cila është kthyer në një shkretëtirë në bombardimet gjashtëmujore izraelite.

Luftëtarët islamikë të grupit militant palestinez Hamas – grupit të shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE, sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Izraeli vendosi pastaj një rrethim total në Gazë dhe nisi një sulm ajror dhe tokësor që ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Bisedimet mbi rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës kanë vazhduar për muaj të tërë me një mekanizëm të qartë që ende nuk është shfaqur.

Shtetet e Bashkuara pajtohen me objektivin e Izraelit që Hamasi duhet të çrrënjoset dhe se nuk mund të luajë më rol në të ardhmen e Gazës, por Uashingtoni nuk dëshiron që Izraeli të ripushtojë Rripin.

Në vend të kësaj, është parë një strukturë që do të përfshijë një Autoritet Palestinez të reformuar me mbështetjen e shteteve arabe.

Blinken do të diskutojë gjithashtu me autoritetet saudite përpjekjet për një marrëveshje normalizimi midis mbretërisë dhe Izraelit.

Në këmbim të normalizimit, shtetet arabe dhe Uashingtoni shtyjnë Izraelin të pajtohet me një rrugë për shtetësinë palestineze, diçka që Netanyahu e ka refuzuar vazhdimisht.

Nga Riadi, Blinken do të shkojë në Jordani dhe Izrael ku fokusi i udhëtimit do të zhvendoset në përpjekjet për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gaza.

Në Aman, Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë jordanezë dhe grupe humanitare për të dëgjuar për përmirësimet, çfarë duhet bërë më shumë dhe më pas do t’ua dërgojë këtë reagim izraelitëve, më vonë këtë javë.

Udhëtimi i Blinkenit për të kontrolluar ndihmën humanitare vjen rreth një muaj pasi presidenti Biden lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Netanyahut, duke thënë se politika e Uashingtonit mund të ndryshojë nëse Izraeli nuk merr hapa për të trajtuar dëmtimin e civilëve, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të ndihmës.

Zyrtarët e lartë amerikanë në javët e fundit kanë mirëpritur hapat e Izraelit për të përmirësuar situatën humanitare, por vazhdimisht kanë thënë se duhet bërë më shumë.

Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, në një telefonatë të dielën me Netanyahun, Biden përmendi përgatitjet izraelite për të hapur këtë javë pika të reja kufitare në veri të Gazës ku rreziku i urisë mbetet i lartë.

You Might Also Like

OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së

Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit

Letonia dhe Kosova ndahen baras

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Haziraj për titullin me Dritën: Do të jap gjithçka nga vetja që kjo gjë të ndodhë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2023
Akuza të reja Kryeministrit në mandat teknik: “Dritan, ti je një politikan i Vuçiqit”
Aksion i policisë në rajonin e Zubin Potokut, pas shpërthimi në Ibër-Lepenc
Enzo Fernandez, lojtari i ri më i mirë i Botërorit
iPhone 15 erdhi – a ia vlen?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?