By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 nëntor
November 22, 2025
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fija e hollë e anëtarësimit në KiE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fija e hollë e anëtarësimit në KiE
Opinion

Fija e hollë e anëtarësimit në KiE

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 1:43 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy votimeve paraprake në dy institucionet e Këshillit të Evropës shanset e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës janë të përgjysmuara. Votimi i fundit në Asamblenë Parlamentare edhe pse një hap shumë i madh, nuk është kryer e gjitha, pasi më e rëndësishmja nuk është bërë.

Mos bëni hopa pa e kapërcyer gardhin

Ofensiva diplomatike e Serbisë për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është e madhe, madje më e madhe se që mund ta imagjinojmë. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po bën fushatë të paparë për të shtyrë votimin e anëtarësimit të Kosovës qoftë edhe për disa ditë.

Qasja e gabuar e kryeministrit Albin Kurti dhe e presidentes Vjosa Osmani siç ishte ajo në ‘Ditën e të Zhdukurve’, gjegjësisht e paralajmërimeve të tyre për ngritje të padisë ndaj Serbisë për krime lufte menjëherë pas anëtarësimit në KiE, është e njëjtë sikur e të bërit “Hopa pa e kapërcyer gardhin”!

Në kohën kur presidenti i Serbisë po bën një fushatë të jashtëzakonshme për të bindur shtetet anëtare në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës të paktën për një kohë! Kjo do të ishte betejë e fituar nga Vuçiqi!

Që kjo të mos ndodhë, krerët shtetërorë, në vend të përkujtimit të viktimave të luftës apo të bërit fushatë elektorale për pushtet me viktimat e luftës dhe me të gjallët e vdekur, duke luajtur skajshmërish me ndjenjat e familjarëve të të pagjeturve dhe viktimave të luftës, do duhej të fokusoheshin në diplomacinë e jashtme, për t’iu kundërpërgjigjur Serbisë së Vuçiqit!

Çka fshihet pas fijes së hollë për anëtarësim të Kosovës në KiE?!

Pothuajse të gjitha shtetet me ndikim siç janë; ShBA, Gjermania, Italia dhe Franca, etj., të cilat po kërkojnë me ngulm formimin e Asociacionit, duhet të jemi tepër të vëmendshme që të mos surprizohemi keq më 16 Maj nga ShBA-të dhe shtete tjera të BE-së që kanë ndikim të madh brenda organizatës së Këshillit të Evropës.

Andaj, që të mos e humbasim rastin historik të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova pa humbur kohë dhe me urgjencë duhet ta përgatis ‘Draft-statutin’ e Asociacionit për t’i bindur shtetet mike dhe të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që zotimet e shkruara në letër nuk janë vetëm fjalë, por janë zotime serioze që do të zbatohen me përpikëri nga institucionet e shtetit tonë.

Të gjithë politikanët pa dallim pushtet dhe opozitë, e dinë fare mirë që Asociacioni është i pashmangshëm, është punë e kryer që nga viti 2013.

Çdo veprim i vonuar apo aventurë e lidershipit kosovar mund ta rrezikojë seriozisht anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në organizata tjera siç janë BE dhe OKB.

Prandaj, pak rëndësi ka, se a themelohet Asociacioni një ditë para apo pas mbledhjes së 16 Majit, e rëndësishme për Kosovën është arritja e qëllimit politik, respektivisht anëtarësimi në KiE dhe hapja e perspektives evropiane dhe transatlantike.

Do të ishte tepër e dhembshme për Kosovën sikur të bie pre e kësaj fije të hollë ndarëse nga anëtarësimi në Këshill të Evropës. Të respektohen rekomandimet e miqve ndërkombëtar për lëvizjen e duhur politike para 16 Majit. Ndryshe, pas zgjedhjeve në Bashkimin Evropian mund të ndryshojë edhe mbështetja që e ka tani Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Që kjo të mos ndodhë, ‘Draft-statuti’ për Asociacionin duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria para 16 Majit në përputhje të plotë me kornizën ligjore, gjegjësisht sipas rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, me bekimin edhe të deputetëve të Kuvendit po në të njëjtin vit, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat dhe dyshimet e miqve ndërkombëtar, me besim të thyer në drejtuesit tonë shtetëror.

You Might Also Like

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Abdixhiku uron 4 Korrikun: ShBA model i shumë popujve për liri e demokraci
Fatura nga kafeneja në Budva që shkakton dhimbje koke: Tani është e qartë pse gjithçka është bosh
Rama: Takimi Brnabiq-Kurti në Tiranë nuk është i planifikuar, por as i përjashtuar plotësisht
Rritet numri i viktimave nga tërmetet në Japoni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?