By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Krimet që po kryhet në Ukrainë, janë kryer edhe në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Krimet që po kryhet në Ukrainë, janë kryer edhe në Kosovë
Lajme

Kurti: Krimet që po kryhet në Ukrainë, janë kryer edhe në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 10:23 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik, çdo shteti që respekton dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, që të solidarizohet me Ukrainën kundër pushtimit ilegal të Rusisë.

Këtë deklaratë Kurti i bëri në orët e mbrëmjes, në hapjen e ekspozitës “Ukraina, një krim lufte”, duke theksuar se hapja e saj është vetëm shenja më e fundit e solidaritetit të popullit të Kosovës me atë të Ukrainës, në këtë kohë të vështirë.

Duke vënë në dukje solidaritetin që populli ynë ka treguar ndaj popullit ukrainas, kryeministri tha se duhet ndihmuar atë me çdo mjet që e kemi në dispozicion. Ai tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është edhe sulm i autokracisë ndaj demokracisë.

“Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme, janë kryer edhe në Kosovën e viteve ‘90-ta. Dhe kjo është diçka që e veçon popullin e Kosovës prej shteteve të tjera demokratike. Kujtimet tona prej asaj dekade të tmerrshme janë ende të freskëta. Plagët janë ende të hapura”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se gati çdo qytetar i Kosovës ose vetë është viktimë e dëbimit masiv të shqiptarëve në vitin 1999, ose ka të paktën një anëtar të familjes që ka qenë viktimë e dëbimit apo masakrave të kryera nga forcat serbe.

Duke kujtuar krimet e kryera dhe mungesën edhe të 1597 personave të zhdukur me forcë, familjet e të cilëve, 25 vjet më vonë, po presin që të marrin vesh fatin e të dashurve të tyre, kryeministri Kurti tha se Kosova si shtet demokratik, por edhe si një popull që ka një përvojë të ngjashme me atë të Ukrainës, ka një arsye të dyfishtë për t’u solidarizuar me popullin ukrainas.

“Këtë solidaritet gjatë dy viteve të fundit e kemi shprehur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke përmendur se nga fillimi i luftës, Qeveria ka miratuar 11 pako të sanksioneve nga BE, ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe përfaqësuesve të tyre”, tha Kurti.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se ekspozita e sotme, është me rëndësi të veçantë, sepse e vërteta tregohet, edhe përhapet, jo vetëm me fjalë, por edhe me artin, sidomos me artet pamore, siç janë piktura dhe fotografia.

Ai nuk la pa përmendur as fotografët e guximshëm që kanë qëndruar në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999, të cilët dokumentuan se çfarë po përjetonin shqiptarët e Kosovës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë.

“Janë qindra fotografi që tregojnë, ndoshta edhe më mirë sesa fjalët, të vërtetën e asaj kohe. Mes të tjerash, për shembull, është një fotografi e dy fëmijëve të vegjël duke qarë pas vrasjes së prindërve të tyre, një tjetër fotografi me qindra refugjatë duke u dëbuar nga vendi ynë dhe një tjetër e cila paraqet një radhë të gjatë të civilëve, sikur të pafundme, duke mbajtur në supe dhjetëra arkivole me viktimat e masakrës së Reçakut”, tha ai.

Duke potencuar se kjo ekspozitë, drejton kah e ardhmja, “na udhëzon që të mos ndalemi, derisa të gjithë kryesit e këtyre krimeve të tmerrshme të përgjigjen para drejtësisë, kryeministri tha se beteja për drejtësi është edhe një pikë tjetër e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës”.

“Uroj që beteja për drejtësi për popullin e Ukrainës të mos vonohet për dekada me radhë, siç është vonuar në Kosovë. Kjo ekspozitë, e cila në vendin tonë hapet sot për herë të parë, është një kontribut i vyer në këtë drejtim”, tha Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë

IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm

Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme

Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve

Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ngërthim i frymës ekspresivo – fantastike

Kosova Times Kosova Times October 22, 2023
Bujar Osmani dënon incidentin: Kërkon përgjegjësi për skandalin ndaj presidentes Osmani
Policia shqiptoi 2713 gjoba trafiku për 24 orë
Si pëlqeu pyetja e gazetarit, kerkoi që ajo “të kalonte nëpër bazën e të dhënave”
Ndizen qirinj në nderim të Liridona Ademajt-Murseli në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?