By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës në Shqipëri
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore
Financa

Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 3:55 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin në përmbyllje të mandatit të këshilltarëve të Këshillit Ndërministror të Ujërave. Aty u diskutua për arritjet dhe sfidat që mbetën të trajtohen në vijim. Kryeministri Kurti theksoi nevojën dhe rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore.

“Me marrjen e detyrës filluam menjëherë t’i kthejmë propozimet tona në veprim. Angazhimi ynë për të përmirësuar kuadrin e sektorit të ujit ishte evident kur mbështetëm vazhdimësinë e Këshillit Ndërministror të Ujit më 4 Mars 2020. Kjo nismë mori rëndësi të mëtejshme gjatë pandemisë COVID-19, duke theksuar rolin kritik të menaxhimit të ujit në shëndetin publik dhe sigurinë”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se çdo hap që kemi ndërmarrë përputhet ngushtë me ato diskutime fillestare, duke siguruar që rruga jonë të mbetet e vërtetë ndaj vizionit që kemi parashtruar përpara marrjes së detyrës.

Para të pranishmëve, ai ka përmendur veprimet e ndërmarra në disa fusha, duke thënë se jemi në prag të finalizimit të një ligji transformues për menaxhimin e resurseve ujore; monitorimin e fuqishëm dhe përmirësimin e infrastrukturës; hapat e ndërmarrë në planifikimin strategjik.

“Tani jemi duke miratuar në mënyrë aktive Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore për Drinin e Bardhë të përkrahur nga SIDA Suedeze, dhe për tri pellgjet tjera – Ibër, Lepenc dhe Morava e Binçës të mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim. Për më tepër, kemi zhvilluar një strategji koncize dhe të zbatueshme për ujin për periudhën 2023-2027, duke siguruar që menaxhimi ynë i ujit të përputhet me nevojat shtetërore dhe standardet ndërkombëtare”, shtoi ai.

Sa i përket zhvillimit të digave, kryeministri tha se progres i dukshëm përfshin digat e Kamenicës dhe Firajës. Kjo e fundit është thelbësore në sigurimin e ujit për Kosovën Juglindore, duke përfshirë rajonet e Gjilanit, Ferizajt, por edhe të Prishtinës.

“Studimet e fizibilitetit janë përfunduar po ashtu edhe për digat e Pollatës, Dragaqinës dhe Kuçicës, dhe pikërisht sot në një ngjarje paralele po starton projekti i hartimit të Master Planit të Digave për Kosovën, i cili do të ofrojë një plan gjithëpërfshirës për zhvillimin e ardhshëm të resurseve ujore”, theksoi kryeministri.

Më tej, kryeministri tha se ndihet i lumtur që gjithashtu po mbështesim zhvillimin e resurseve të reja njerëzore në sektorin e ujit, të demonstruar nga hapja e sektorit për profesionistë e rinj dhe nisjen e një programi master në menaxhimin e integruar të resurseve ujore nga tetori 2023, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane sërish.

Ai shprehu mirënjohjen e thellë për qeverinë zvicerane dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, mbështetja e të cilëve ka qenë e domosdoshme. “Arritjet që ne festojmë sot, janë një dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta gjatë dy dekadave e gjysmë të fundit. Falënderoj veçanërisht këshilltarët tanë të deleguar, ekspertiza dhe përpjekjet e palodhshme të të cilëve kanë qenë thelbësore në përparimin tonë. Kontributet e tyre janë të paçmueshme dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin e tyre”, tha kryeministri Kurti.

Pas fjalës së kryeministrit Kurti, nga këshilltarët e Këshillit Ndërministror të Ujërave u prezantua gjendja e sektorit, sfidat dhe propozimet për të vazhduar më pas me prezantimin nga ministrat pjesëmarrës, për reformat për zhvillim të sektorit të ujërave.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu, zëvendësministrat Getoar Mjeku e Agon Dobruna, përfaqësues nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, si dhe përfaqësues të kompanive rajonale të Ujësjellësit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca: Masakra e Abrisë, një nga emrat e gjenocidit serb mbi shqiptarët

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Maqedonci kujton kontributin e Kosovës për ukrainasit
Bajram Begaj sot nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Posta e Kosovës hap pikën e saj në veri
Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bomba
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?