By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Gjermani nderohet e përkujtohet heroi Sali Çekaj në 25 vjetorin e rënies
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Gjermani nderohet e përkujtohet heroi Sali Çekaj në 25 vjetorin e rënies
Lajme

Në Gjermani nderohet e përkujtohet heroi Sali Çekaj në 25 vjetorin e rënies

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 6:15 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Rreth 400 bashkatdhetarë, miq e bashkëveprimtarë përkujtuan në Stutgard heroin e Kosovës, Sali Çekajn në 25 vjetorin e rënies. Ai u përkujtua në vendin ku kontribuoi gjatë, para se të vinte në Kosovë kur edhe ra heroikisht në altarin e lirisë.

“Sali Çekaj ishte patriot i pakompromis, gjigant i rezistencës, sinonim i trimërisë dhe urtësisë, personifikim i përpjekjeve të pandërprera për liri dhe drejtësi dhe si i tillë do të mbetet përjetë në vetëdijen tonë simbol i sakrificës sublime për liri, pavarësi dhe demokraci”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë akademisë përkujtimore.

“Ai ishte një strateg i rrallë politik, njeri i drejtësisë dhe i lirisë. Për lirinë dhe të drejtat e popullit të tij ai luftoi me mjete politike dhe në fund edhe luftarake, duke u bërë hallkë e pazëvendësueshme lidhëse mes dy periudhave vendimtare për çlirimin e Kosovës, rezistencës civile me mjete politike dhe luftës çlirimtare”, tha ajo.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm më shumë se 400 pjesëmarrësve nga mërgata, bashkëveprimtarë dhe bashkëpunëtorë, miq dhe shokë të heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në shenjë nderimi për figurën e tij dhe të gjithë të rënëve për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit.

Në Stuttgart, ku Sali Çekaj vite me radhë dha një kontribut të pakrahasueshëm për çështjen e Kosovës, u mbajt akademia përkujtimore e organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Profesori Ali Aliu, anëtar i ASHAK-ut evokoi momente të veçanta nga koha kur e kishte njohur heroin, e sidomos nga periudha e stërvitjes së grupeve të para për vetëmbrojtje në Shqipëri, pjesë e të cilave ishin Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe shumë të tjerë.

Aliu shpërfaqi gjatë fjalës së tij para të pranishmëve karakterin e fortë, përgatitjen profesionale, vullnetin dhe vendosmërinë e Sali Çekajt për të luftuar për Kosovën deri në frymën e fundit, njofton MPJD.

Rreth kontributit të Sali Çekajt në mobilizimin e mërgatës për çlirimin e vendit, mbështetjen financiare dhe logjistike si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, foli njëri nga bashkëveprimtarët e heroit në Gjermani, ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani dhe diasporë, Hafiz Gagica.

Ai ngriti në pah vendosmërinë dhe trimërinë e rrallë Sali Çekajt.

Ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj, koloneli Rrustem Berisha, rrëfeu për luftimet e ashpra të Koshares, e sidomos të 19 prillit, gjatë të cilave Sali Çekajn, të quajtur me nofkën “Veterani” e kishte lutur të mos shkonte atë ditë në vijën e frontit, por të qëndronte në komandë.

“Ai me vendosmëri i ishte përgjigjur se nuk do të lejojë që “këmba e serbit të shkelte mbi vendin ku kishte derdhur gjak Agim Ramadani”. Ashtu edhe kishte ndodhur në të vërtetë, Sali Çekaj dhe shumë luftëtarë të Koshares ranë heroikisht, mirëpo serbët u zmbrapsën prej aty përgjithmonë”, ka thënë Berisha njofton MPJD.

Postës e Kosovës, në shenjë nderimi ka emituar pullën postare me titullin “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”, për nder të 25-vjetorit të rënies së tij.

Ministrja Gërvalla ia dorëzoi pullën postare përfaqësuesit të familjes së heroit, Sali Çekaj, Migjen Çekaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konsullatën në Stuttgart për organizimin dhe të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.

Të pranishmit ndoqën tri pika muzikore të interpretuara nga sopranoja Arta Jashari dhe pianisti Andi Duraku si dhe ekspozitën me fotografi të heroit Sali Çekaj. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina konfirmoi emrat nga lista e 65 të burgosurve. Ata po përgatiteshin për shkëmbim

Kosova Times Kosova Times January 27, 2024
Çmimet u rritën, por shqiptarët shpenzuan më pak për ushqime vitin e kaluar, shkak emigracioni
Trump: Unë zgjodha dizajnin për mburojën raketore kupola e arte
Kosova fiton ndaj Britanisë së Madhe, synon kualifikimin për Botërorin 2027
Zgjedhjet në veri, KQZ njofton qytetarët se si mund ta gjejnë qendrën e votimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?