By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
October 27, 2025
Pas ndalimit të 45 turqve, Mali i Zi vendos viza të përkohshme
October 27, 2025
Sulm i madh me dron në Moskë, shpërthime të fuqishme
October 27, 2025
Moti në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura
October 27, 2025
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas ditësh reflektimi, kryeministri spanjoll njofton se do të qëndrojë në detyrë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pas ditësh reflektimi, kryeministri spanjoll njofton se do të qëndrojë në detyrë
Rajon / Botë

Pas ditësh reflektimi, kryeministri spanjoll njofton se do të qëndrojë në detyrë

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 9:39 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez i dha fund të hënën spekulimeve mbi të ardhmen e tij duke njoftuar se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë “madje edhe më i fortë”.

Zoti Sánchez tronditi Spanjën të mërkurën e kaluar kur njoftoi se do të merrte 5 ditë kohë për të menduar mbi të ardhmen e tij, pas vendimit të gjykatës për nisjen e hetimeve paraprake ndaj bashkëshortes së tij mbi dyshimet për korrupsion.

“Kam vendosur të qëndroj edhe me më shumë forcë në krye të qeverisë së Spanjës”, tha ai në një fjalim televiziv pasi kishte informuar më herët mbi vendim-marrjen e tij Mbretin Felipe VI.

Në rast se ai do të kishte dhënë dorëheqjen, Evropës do t’i mungonte një kryeministër i njohur nga radhët socialiste në prag të zgjedhjeve të qershorit, në një kohë që qendra e djathë vazhdon të rrisë ndikimin e saj.

Kryeministri tha se vendimi do të sjellë ndryshime, por pa dhënë detaje mbi hapat që ai do të ndërmarrë për të kufizuar, atë që e cilësoi një “fushatë shpifjesh” me të cilat po përballet familja e tij.

Zoti Sanchez, i cili ka shërbyer si kryeministër i Spanjës që nga viti 2018, postoi një letër emocionale në rrjetin social X të mërkurën e kaluar përpara se sa të shkonte për të reflektuar, pa u shqetësuar, në Pallatin Moncloa, rezidenca e kryeministrit në Madrid.

Ai tha se veprimet kundër bashkëshortes së tij ishin sulm ndaj familjes dhe se i nevojitej kohë për të vendosur mbi përparësitë e tij.

Në letrën, në të cilën u shpreh “thellësisht i dashuruar” me bashkëshorten e tij Begoña Gómez, ai tha se nuk mund të qëndronte mënjanë dhe ta shihte atë të bëhej objekt i një hetimi ligjor në bazë të akuzave të një grupi të krahut të djathtë se ajo kishte shfrytëzuar pozitën e saj për të ndikuar në marrëveshje biznesi.

Grupi Manos Limpias ose “Duar të Pastra” pranoi se padia ishte ngritur mbi bazën e botimeve në median e shkruar. Prokurorët spanjollë thanë se padia nuk duhej pranuar.

Duke folur në shkallët e Pallatit Moncloa, zoti Sánchez tha se ai dhe e shoqja ishin të ndërgjegjshëm “se fushata për të njollosur figurën e tyre nuk do të ndalej, por se ai kishte vendosur se nuk do t‘u jepte kundërshtarëve kënaqësinë e dorëheqjes së tij.

Ai tha se tubimet në mbështetje të tij gjatë ditëve të fundit patën ndikim në vendim-marrjen e tij.

Në thelb, ai kishte 4 mundësi- të dorëhiqej, të kërkonte votëbesim nga parlamenti, të kërkonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja ose të qëndronte në detyre.

Ai tha se vendimet për të shkruar letrën, për të anuluar agjendën publike dhe për të qëndruar në detyrë “nuk ishin marrë pa pasur parasysh konsideratat politike”.

“Jam i vetëdijshëm se kam dëshmuar një nivel intimiteti personal që nuk është zakonisht i lejuar në politikë”, shtoi ai.

Pavarësisht nëse vendimi për të mos u dorëhequr u nxit ose jo kryesisht nga shqetësimet për familjen, ai pritet të ketë ndikim politik në zgjedhjet e rëndësishme rajonale në Katalonjë, pas dy javësh, si edhe në zgjedhjet evropiane.

Lëshimet e tij për partitë separatise në Katalonjë me qëllim mbajtjen e pushtetit kanë mbizotëruar debatin politik në Spanjë.

“Ai i dhuroi vetes fushatë elektorale falas përmes tubimeve për 5 ditë me radhë. Ata që e mbështetën do jenë në krah tij deri në fund”, thotë analistja politike dhe profesoresha e së drejtës kushtetuese në Universitetin Ndërkombëtar të Katalonjës, Montserrat Nebrera, për agjencinë “Associated Press”.

“Kjo fushatë duket se synon të forcojë edhe më shumë polarizimin tek zgjedhësit, mes atyre që janë pro dhe kundër tij”, tha ajo.

“Fushata u hartua në mënyrë të tillë që të ndikonte zgjedhjet në Katalonjë si edhe më së tepërmi zgjedhjet evropiane, që nuk duket se po shkojnë fjollë për socialistët”, shton analistja.

Zoti Sánchez, 52 vjeç arriti të formojë një qeveri të koalicionit të krahut të majtë në nëntor për të filluar edhe një mandat të ri katër vjeçar.

Zoti Sánchez akuzoi portalet e lajmeve që janë të rreshtuara politikisht me partinë kryesore opozitare konservatore, Partinë Popullore dhe partinë e djathtë Vox, se po shpërndajnë ato, që ai i quajti pretendime “të rreme”, që çuan drejt fillimit të hetimeve.

Partia Popullore, tha se sjellja e zotit Sánchez ishte e papërshtatshme për një udhëheqës. Partia Popullore dhe Vox e kanë cilësuar atë diktator dhe tradhtar të Spanjës.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Pas ndalimit të 45 turqve, Mali i Zi vendos viza të përkohshme

Sulm i madh me dron në Moskë, shpërthime të fuqishme

Tre kinez u përpoqën të blinin dy kilogramë uranium në Gjeorgji. Çmimi është publikuar gjithashtu

Në Slloveni, një burrë rom u përpoq të shpëtonte djalin e tij, por ai u vra. Arsyeja dihet, po vijnë masa radikale

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Lajme

Hoti: Familjet e përsonave të zhdukur janë ende në luftë me Serbinë

Kosova Times Kosova Times April 25, 2025
Të shtëna me armë në aheng familjar në Prizren, arrestohet një person
Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës
Shtypi gjerman: “Kurs i rrezikshëm në Ballkan – dhe Berlini hesht”
Fundi i uljes së Vuçiqit në disa karrige: Marrëveshja me Kosovën apo sanksionet ndaj Serbisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?