By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)
June 2, 2025
Kamioni i ngarkuar me dron shpërthen në anë të rrugës përpara se të arrijë objektivin në Lindjen e Largët të Rusisë
June 2, 2025
Etna shpërthen, magma del në sipërfaqe, turistët ikin të panikosur… (FOTO, VIDEO)
June 2, 2025
Osmani dekoron nënat e Srebrenicës me medalje presidenciale
June 2, 2025
‘Defender Europe’, Maqedonci takon komandantin Wegscheider
June 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rruga më e rrezikshme në botë: Gratë migrante që u shpëtuan në Mesdhe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rruga më e rrezikshme në botë: Gratë migrante që u shpëtuan në Mesdhe
Rajon / Botë

Rruga më e rrezikshme në botë: Gratë migrante që u shpëtuan në Mesdhe

Kosova Times
Last updated: 2024/04/29 at 2:32 PM
Kosova Times Published April 29, 2024
Share
SHARE

Pas vdekjes së burrit të saj në Bregun e Fildishtë, Bintou është përballur me presion për ta martuar të bijën, jashtë vullnetit të saj.

E vendosur për ta mbrojtur vajzën e saj, ajo ka ikur në Libi me dy vajzat e mëdha, duke lënë fëmijët tjerë mbrapa. Megjithatë, udhëtimi i saj ka marrë drejtim tjetër, pasi ajo është arrestuar dhe është burgosur në Libi. Pasi ka ikur, ajo ka punuar për një burrë që ia ka kontrolluar pagën.

Më vonë, ai e ka dërguar afër bregut të detit, prej ku Bintou e ka nisur një udhëtim të rrezikshëm.

Udhëtimi i saj dhe grave tjera të shpëtuara nga Geo Brents, kompani e kërkimit dhe shpëtimit, që operon në Mesdhe prej vitit 2021, është duke u prezantuar në një ekspozitë në kuadër të një programi brenda Festivalit Teatral MESS, që punon për të ruajtur kujtesën e të kaluarës tragjike të Bosnje-Hercegovinës, si dhe të vënies në pah të historive që lidhen me ngjarjet e ditëve të sotme.

Bintou dhe vajza e saj Miriam
Bintou dhe vajza e saj Miriam

“Njerëzit janë duke e kaluar Mesdheun, sepse ajo që janë duke përjetuar në shtetet e tyre është tragjike”, ka thënë Stefan Pejoviq prej organizatës Mjekët pa Kufij, teksa e ka hapur ekspozitën
“Historitë e Grave në Det”.

Sipas Pejoviqit, prej vitit 2015, organizata ku punon ai, i ka shpëtuar 92.000 njerëz prej Detit Mesdhe, rrugës që organizata tjera që merren me migrantë, e kanë përshkruar si më të rrezikshmen në botë.

Gati 11.000 janë shpëtuar prej kompanisë Geo Barents.

Ndonëse gratë përbëjnë vetëm 10 për qind të personave të shpëtuar prej Geo Barentsit, ekspozita synon të fuqizojë zërat e të mbijeturave dhe të vë në pah vështirësitë që kalojnë për të pasur një jetë më të mirë.

“Përvojat e tyre janë tragjike. Nuk mendoj që njerëzit e kuptojnë se çfarë i shtyn njerëzit të largohen prej shteteve të tyre”, ka thënë Pejoviq.

“Një nënë është detyruar të braktisë vajzën e tij dyvjeçare në Sahara, sepse vajza i është sëmurë dhe ka vdekur rrugës. Grupi ka vazhduar, sepse nuk ka mundur të bëjë asgjë”, ka thënë Pejoviq gjatë një video-incizimi.

“Ne duam që njerëzit të kuptojmë çfarë është duke ndodhur në qendër të Mesdheut dhe nëpër çfarë ferri janë duke kaluar këta njerëz”, ka thënë mes tjerash Pejoviq.

“Gratë me të cilat bisedojmë përmendin varfërinë, por edhe martesat e detyrueshme dhe gjymtimin e organeve seksuale. Edhe vajzat e tyre janë të ekspozuara ndaj këtyre praktikave”, ka thënë Stefan Pejoviq prej Mjekëve pa Kufij.
“Gratë me të cilat bisedojmë përmendin varfërinë, por edhe martesat e detyrueshme dhe gjymtimin e organeve seksuale. Edhe vajzat e tyre janë të ekspozuara ndaj këtyre praktikave”, ka thënë Stefan Pejoviq prej Mjekëve pa Kufij.

Deti i pikëllimit

Në dekadën e fundit, mbi 28.000 vdekje janë dokumentuar në Mesdhe, realitet i trishtë që tregon se me çka përballen migrantët.

Gratë, në veçanti, janë më të brishta ndaj diskriminimit me bazë gjinore dhe kërcënimeve me bazë gjinore.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë (IOM) viti 2023 ka qenë më vdekjeprurësi për migrantët në dekadën e fundit – me 8.541 vdekje të regjistruara.

Një prej shkaqeve është thënë të ketë qenë edhe rritja e numrit të viktimave në Detin Mesdhe.

Një grua duke e lexuar historinë e një të mbijetuareje në det.
Një grua duke e lexuar historinë e një të mbijetuareje në det.

Të shpëtuara në det

Christelle prej Kamerunit, është një tjetër grua e shpëtuar në det.

Kjo nënë e tre fëmijëve ka ikur prej burrit të saj që e ka keqtrajtuar, dhe ka nisur një punë si shitëse e bananeve.

Një ditë, teksa ka qenë duke shkuar në punë, ajo është kidnapuar prej militantëve të grupit Boko Haram, të cilët e kanë dërguar në Nigeri.

Ajo tani është njëra prej grave fatlume që mund të tregojë rrëfimin e saj.

Nihad Kresevljakoviq, drejtor i festivalit MESS, ka thënë se përtej rreziqeve me të cilat përballen të gjithë migrantët, gratë, që janë në kërkim të lirisë, përballen me sfida shtesë.

Nihad Kresevljakoviq, drejtor i festivalit MESS.
Nihad Kresevljakoviq, drejtor i festivalit MESS.

“Kjo ekspozitë, në fakt, synon të tërheqë vëmendjen në përvojat e këtyre grave”, ka thënë ai.

Kur Bintou (në fotografinë më lart) ka qenë 17-vjeçare, ajo ka ikur nga vendlindja e saj në Guine, për të parandaluar një martesë të detyrueshme.

Ajo ka dështuar që të largohet për herë të parë.

Tani është mirënjohëse që është shpëtuar.

Në ekspozitë ka shumë fotografi të grave dhe fëmijëve të shpëtuar në det.
Në ekspozitë ka shumë fotografi të grave dhe fëmijëve të shpëtuar në det.

Në njërën prej këtyre fotografive të shkrepura prej Geo Barents, shihen pjesëmarrësit e një diskutimi – të udhëhequr prej një psikologu – për ngritje të vetëdijes për dhunën kundër grave.

Përgjatë takimit, psikologu ka përmendur format e ndryshme të dhunës (psikologjike, fizike dhe seksuale) dhe ua ka treguar grave shërbimet e shumta në të cilat kanë qasje, për ta mbrojtur veten prej dhunës, trafikimit me qenie njerëzore, dhe gjymtimit të organeve gjenitale.

Në forografi shihen Bintou dhe gra tjera.
Në forografi shihen Bintou dhe gra tjera.

“Do të dëshiroja që fëmijët e mi të rriten dhe të bëhen dikushi. Fëmijëria ime ka qenë e ashpër. Nëna ime, e cila ka qenë e verbër, është dashur të rrisë 15 fëmijë, tre prej të cilëve kanë mbijetuar. Si vajza e vetme, mua më kanë detyruar të martohem. Nuk dua që vajzat e mia të kenë fatin tim”, ka thënë Bintou.

Ekspozita “Historitë e Grave në Det” do të jetë e hapur deri më 9 maj në Sarajevë.

You Might Also Like

Kamioni i ngarkuar me dron shpërthen në anë të rrugës përpara se të arrijë objektivin në Lindjen e Largët të Rusisë

Etna shpërthen, magma del në sipërfaqe, turistët ikin të panikosur… (FOTO, VIDEO)

Kryeministri britanik Starmer planifikon të transferojë emigrantët në BiH dhe rajon, MI6 paralajmëron se kjo është një mundësi për shërbimet ruse

Pothuajse një e treta e gjermanëve planifikojnë të udhëtojnë më pak ose të shkurtojnë udhëtimet e tyre

Në Stamboll nis raundi i dytë i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë

Kosova Times April 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

KRIK: Arrestohet në Francë një shtetas serb për pastrim parash të lidhur me pushtetet politike serbe

Kosova Times Kosova Times October 18, 2023
Rikthehet elita, kryesfida luhet në ‘Zahir Pajaziti’
Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit
Tahiri: Kjo qeveri nuk është e aftë ta nxjerrë vendin prej sanksioneve
Sot në Prishtinë mbahet marshi `Stop Femicidit`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?