By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania zotohet me 90 milionë euro mbështetje për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Gjermania zotohet me 90 milionë euro mbështetje për Kosovën
Financa

Gjermania zotohet me 90 milionë euro mbështetje për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 3:22 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Gjermania ka zotuar 90 milionë euro për punësim, energji dhe integrim të Kosovës në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Financave dhe Transfereve përmes një postimi ku thuhet se 20 milionë euro prej tyre janë në formë të granteve.

“Ministri Murati dhe Kryesuesja e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë, znj. Heike Backofen-Warnecke nënshkruan protokollin e bashkëpunimit zhvillimor që zoton mjete në vlerë prej 90 milionë euro mbështetje nga Republika Federale e Gjermanisë. Pas përfundimit të negociatave mes Kosovës dhe Gjermanisë, Qeveria Gjermane zotoi një mbështetje shtesë prej 90 milionë euro për Republikën e Kosovës për periudhën 2024/2025, prej të cilave 20 milionë euro janë në formë të granteve. Kjo marrëveshje e re shënon rritje të theksuar të vlerës së mbështetjes krahasuar me atë paraprake për periudhën 2022/2023, që ishte në vlerë prej 37 milionë euro, duke dëshmuar kësisoj thellimin e bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve”, ka shkruar Ministria e Financave në “Facebook”.

Bëhet e ditur se këto mjete do të destinohen për të mbështetur integrimin e Kosovës në BE.

“Këto mjete do të destinohen për të mbështetur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ndër të tjera fokusohen në investime në sektorin e energjisë, përkatësisht procesit të dekarbonizimit, garantim të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrim të trajnimeve dhe punësimit si dhe mbështetje të komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati theksoi bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë Gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Sa i përket mbështetjes së zotuar sot, Ministri Murati falënderoi Qeverinë Gjermane, duke potencuar se një mbështetje e tillë forcon edhe më tutje marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, promovon zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe e përafron atë me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ndërsa ambasadori, Rohde ka thënë se projektet e radhës të cilat do të zbatohen përmes fondeve të zotuara sot, do të përforcojnë pavarësinë ekonomike të grave dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik

“Nga ana e tij, Ambasadori Gjerman Jörn Rohde theksoi bashkëpunimin gjermano-kosovar, duke thënë se ky i fundit ka kontribuar në standard më të mirë të jetesës për të gjithë qytetarët, duke promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin e rregullt. Sipas Ambasadorit Rohde, projektet e radhës të cilat do të zbatohen përmes fondeve të zotuara sot, do të përforcojnë pavarësinë ekonomike të grave dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik të gjelbër dhe inovativ të Kosovës”, përfundon njoftimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: NATO është fati i Kosovës

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
BE e shqetësuar – Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit
Hoti dhe Selmanaj takojnë Escobarin, temë sfidat në dialog me Serbinë
Abdixhiku në Vjenë: ndryshimi është afër, LDK po forcohet çdo ditë në Kosovë dhe diasporë
Mbyllet thirrja e dytë publike për Efiçiencën e Energjisë: 1333 aplikime për shtëpi individuale të banimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?