By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GjND-ja refuzon kërkesën Gjermania të ndalë ndihmën për Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > GjND-ja refuzon kërkesën Gjermania të ndalë ndihmën për Izraelin
Uncategorized

GjND-ja refuzon kërkesën Gjermania të ndalë ndihmën për Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 4:15 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Nikaraguas që Gjermania të urdhërohet që të ndalojë ndihmën ushtarake dhe ndihmën tjetër për Izraelin dhe të rinisë financimin për agjencinë e OKB-së për ndihmë në Gazë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) tha se kushtet ligjore për të lëshuar një urdhër të tillë nuk u plotësuan, prandaj kërkesa u refuzua me 15 vota për dhe një kundër.

“Bazuar në informacionin faktik dhe argumentet ligjore të paraqitura nga palët, gjykata vjen në përfundim se rrethanat për të ushtruar një fuqi të tillë për ndërmarrjen e masave të përkohshme nuk janë plotësuar”, tha presidenti i GjND-së, Nawaf Salam.

Megjithatë, paneli prej 16 gjyqtarësh nuk e hodhi poshtë të gjithë rastin, që nënkupton se rasti do të vazhdojë të trajtohet në seancat dëgjimore.

Salam tha se gjykata “vazhdon të jetë thellësisht e shqetësuar me kushtet katastrofale të jetesës së palestinezëve në Rripin e Gazës, veçmas sa i përket privimit të gjerë nga ushqimi dhe kushteve të tjera elementare”.

Gjatë seanca dëgjimore, Gjermania ka argumentuar se pothuajse nuk ka eksportuar armë në Izrael që kur Izraeli nisi ofensivën në Gazë, pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit më 7 tetor.

Nikaragua, një aleate e kamotshme e palestinezëve, pretendoi se Gjermania po mundëson që të kryhet gjenocid duke dërguar armë dhe mbështetje tjetër për Izraelin.

Vendimi i GjND-së ka të bëjë vetëm me urdhrat paraprak në këtë rast, i cili me gjasë do të marrë vite kohë që të zgjidhet.

Gjermania mohon pretendimet e ngritura nga Nikaragua.

Izraeli, që nuk është palë në rastin mes Nikaraguas dhe Gjermanisë, mohon fuqishëm se sulmi i tij në Gazë përbën akt të gjenocidit dhe insiston se po vepron në vetëmbrojtje.

Rasti i ngritur nga Nikaragua është beteja e fundit ligjore, e ngritur nga një shtet që ka lidhje historike me popullin palestinez, rast që synon të ndalë ofensivën e Izraelit.

Vitin e kaluar, Afrika e Jugut në këtë gjykatë e akuzoi Izraelin për gjenocid.

Rasti në GjND vjen në kohën kur aleatët e Izraelit po përballet me thirrjet që të mos e furnizojnë me armë këtë shtet.

Gjatë një seance dëgjimore në herët gjatë këtij muaji, ambasadori i Nikaraguas në Holandë, Carlos Jose Arguello Gomez, tha se “Gjermania po dështon që të respektojë obligimet e saj që të parandalojë gjenocidin dhe të sigurohet që po respektohet ligji humanitar ndërkombëtar”.

Nikaragua po ashtu dëshiron që Gjermania të rinisë fondet për agjencinë e OKB-së për ndihmë në Gazë.

Ekipi ligjor i Gjermanisë ka argumentuar se pretendimi i Nikaraguas “nuk është i bazuar në fakte apo ligje”.

Lufta në Gazë nisi pasi më 7 tetor Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli thotë se grupi radikal palestinezë ende po mban afër 100 pengje, përfshirë mbetjet mortore të më shumë se 30 personave.

Ofensiva izraelite në Gazë ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë. Lufta ka detyruar 80 për qind të popullatës së Gazës që të largohen nga shtëpitë e tyre, ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe ka shtyrë banorë në veri të enklavës buzë urisë.

You Might Also Like

Kurti fton deputetët për formimin e komisioneve palramentare

A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup

Vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Kokat e partive politike humbëse të zgjedhjeve pa hamendje duhet të japin dorëheqje

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Beteja e Koshares, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Forumi Ekonomik Ruso-Kinez do të mbahet në Kazan më 7-8 shtator
OKB: Ushtria ruse përdori dhunën seksuale si një formë torture kundër më shumë se 30 ukrainasve të kapur
Djali i Trump erdhi sërish në Beograd. Vuçiq i përgatiti mish derri
Qeveria i përgjigjet BE-së: Masat nuk janë zgjidhje, ne po zbatojmë ligjin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?