By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polonia heton lidhjet e dyshuara të një ish drejtuesi rafinerie me Hezbollahun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Polonia heton lidhjet e dyshuara të një ish drejtuesi rafinerie me Hezbollahun
Rajon / Botë

Polonia heton lidhjet e dyshuara të një ish drejtuesi rafinerie me Hezbollahun

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 11:46 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Polonia ka nisur hetimet lidhur me humbjet disa miliona dollarë në kesh nga dega polake e rafinerisë zvicerane Orlen dhe akuzat për lidhje me “organizatat terroriste” të ish shefit të saj, tha të martën kryeprokurorja e Varshavës, Malgorzata Adamajtys.

Faqja informative polake Onet njoftoi të hënën se ish shefi i kompanisë “Orlen Trading Switzerland” i referuar si Samer A. për shkak të ligjeve të privatësisë, dyshohej nga ekipi i sigurisë së brendshme të kompanisë për kontakte me grupin militant Hezbollah të Libanit që mbështetet nga Irani.

Në një intervistë të martën me një radio private polake, Samer A. mohoi se kishte ndonjë lidhje me Hezbollahun.

“Kam qenë shumë herë në Poloni. Jam shtetas polak dhe kam pasaportë polake. Jam trajtuar si një qytetar i dorës së dytë nga autoritetet aktuale”, tha ai, duke shtuar se megjithëse aktualisht ishte jashtë vendit, ai nuk po fshihej nga drejtësia polake.

E pyetur mbi detajet e hetimit gjatë një konference shtypi, kryeprokurorja Adamajtys tha: “Ne po shqyrtojmë të gjitha informacionet, disa prej të cilave prokurorët i kanë mësuar nga organet informative, përfshirë lidhjet me organizatat terroriste”.

Vendet perëndimore, përfshirë ShBA-në, e cilësojnë Hezbollahun si organizatë terroriste. Bashkimi Evropian e klasifikon krahun ushtarak të Hezbollahut si një grup terrorist, por jo krahun e tij politik. Agjencia e lajmeve Reuters u përpoq pa sukses për të marrë komente nga zoti Samer A.

Kompania Orlen ka thënë se dega e saj “Orlen Trading Switzerland”, shkurtimisht, OTS, ishte përgjegjëse për humbjen e 400 milionë dollarëve që lidheshin me kontratat për blerjen e naftës nga Venezuela.

OTS ka thënë se u përpoq të përfitonte nga një pauzë e përkohshme e sanksioneve amerikane kundër Venezuelës duke bërë parapagesa me para në dorë për ndërmjetësit me të cilët nuk kishte punuar më parë. Kontratat u anuluan, tha OTS, pasi pauzës po i vinte fundi dhe cisternat nuk po ngarkoheshin. Firma Orlen ka njoftuar se aktualisht është duke kryer një auditim të operacioneve të degës OTS.

Samer A. është akuzuar në një hetim tjetër për mashtrime me TVSh-në midis viteve 2008-2013, tha të hënën një prokuror rajonal në Bydgoszcz. Ai u ndalua nga policia dhe u mor në pyetje nga një prokuror në shkurt dhe u lirua me kusht, shtoi prokurori.

Kritikët thonë se nën qeverinë e mëparshme, “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), firma Orlen kishte ndihmuar në financimin e agjendës politike të partisë, përfshirë marrjen e kontrollit të disa mediave.

Kryeministri Donald Tusk tha të hënën se kishte thirrur kryeprokurorin e vendit dhe koordinatorin e shërbimeve sekrete për të diskutuar lidhjet e mundshme midis ish shefit të firmës Orlen, Daniel Obajtek dhe Hezbollah-ut.

Zoti Obajtek, një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të partisë “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jaroslaw Kaczynski, reagoi në platformën e mediave sociale X, duke thënë se kryeministri Tusk “po kërkonte skandale atje ku nuk ka”. PiS tha vonë të martën në rrjetin X se zoti Obajtek do të ishte kandidat i saj në zgjedhjet e Parlamentit Evropian që zhvillohen në qershor.

You Might Also Like

FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse

Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare

Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë

Vritet kryebashkiaku në Meksikë

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ikona kinematografisë Margarita Xhepa, përcillet për në banesën e fundit

Kosova Times Kosova Times April 4, 2025
Rritja e burimeve të rinovueshme nxit shqetësime të reja mjedisore
20 të arrestuar për tragjedinë në Maqedoni. Pronari i klubit tentoi të largohej nga vendi?
Vdekja e nxënësit të shkollës “Ismail Qemali”, Lushaku-Sadriu: Nesër kryeqyteti në zi
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?