By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
Rajon / Botë

Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2024/04/30 at 3:25 PM
Kosova Times Published April 30, 2024
Share
SHARE

Shtatë persona u vranë në një sulm në një xhami në provincën Herat të Afganistanit, vonë më 29 prill.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Mateen Qani tha se “një person i panjohur i armatosur qëlloi mbi besimtarët civilë në një xhami” në rrethin Guzara të provincës Herat të hënën rreth orës 21:00.

Në mesin e personave të vdekur janë imami i xhamisë, një fëmijë dhe pesë besimtarë të rritur, sipas raportimeve.

Vendasit thanë se xhamia i shërbente komunitetit pakicë shiit.

Ndryshe prej zyrtarëve, ata thanë se një grup prej tre personash të armatosur organizuan sulmin.

“Një prej tyre ishte jashtë dhe dy prej tyre erdhën brenda xhamisë, duke qëlluar besimtarët”, tha 60-vjeçari Ibrahim Akhlaqi, vëllai i imamit të vrarë.

“Ishte në mes të lutjeve”, tha ai.

“Kushdo që ishte në xhami ose ka vdekur ose është plagosur”, shtoi 23-vjeçari Sayed Murtaza Hussaini.

Kërcënimi nga Shteti Islamik

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin.

Dega rajonale e grupit Shteti Islamik (IS) është kërcënimi më i madh i sigurisë në Afganistan dhe ka shënjestruar shpesh komunitetet shiite.

Qeveria talebane është zotuar të mbrojë pakicat fetare dhe etnike që nga kthimi në pushtet në gusht të vitit 2021, por monitoruesit e të drejtave thonë se ata kanë bërë pak për të përmbushur këtë premtim.

Sulmi më famëkeq i lidhur me Shtetin Islamik që nga pushtimi i talebanëve ishte në vitin 2022, kur të paktën 53 persona u vranë me bombë në një qendër arsimore.

Zyrtarët talebanë fajësuan IS-in për sulmin, i cili ndodhi në një lagje shiite të kryeqytetit Kabul.

Autoritetet talebane shpesh kanë dhënë shifra më të ulëta të vdekjeve se burimet e tjera, pas bombave dhe sulmeve me armë, ose i kanë ulur ato në një përpjekje të dukshme për të minimizuar kërcënimet e sigurisë.

Një raport i Këshillit të Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i lëshuar në janar tha se kishte pasur një rënie të sulmeve të IS-it në Afganistan për shkak të “përpjekjeve kundër terrorizmit nga talibanët”.

Por raporti tha se Shteti Islamik kishte ende një rekrutim “të konsiderueshëm” në vend dhe se grupi militant kishte “aftësinë për të projektuar një kërcënim në rajon dhe më gjerë”.

Dega rajonale e Shtetit Islamik që përfshin Afganistanin, Pakistanin dhe Azinë Qendrore mori përgjegjësinë për sulmin e marsit në një koncert në qytetin Crocus në Moskë, duke vrarë më shumë se 140 njerëz.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës në Rusi në dy dekada.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times April 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

22 aksidente dhe 1238 tiketa në 24 orët e fundit

Kosova Times Kosova Times November 10, 2025
Prokurorët rusë kërkojnë paraburgim për gazetaren e REL-it, Alsu Kurmasheva
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë – Serbi
Ligjvënësit evropianë reagojnë pas dyshimeve se u shënjestruan nga hakerët kinezë
Arrestohen dy të dyshuarit Faruk Mujka dhe Hysni Muzliukaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?